LIVE UPDATES
Bota

Formimi i qeverisë së re në Gjermani, kandidati për kancelar i CDU/CSU i gatshëm për bisedime

28 September 2021, 07:55 Nga DOSJA
Formimi i qeverisë së re në Gjermani, kandidati për kancelar

Kandidati për kancelar i CDU/CSU Armin Laschet dëshiron edhe më tej bisedime testuese për formimin e një qeverie të re, pavarësisht humbjeve në zgjedhjet federale. Ai tha se kryesia federale e CDU-së kishte rënë dakord se “ne jemi gati për bisedime mbi një koalicion Xhamajka (CDU/CSU-Të Gjelbrit-liberalët e FDP-së)”.

“Asnjë parti nuk mund të nxjerrë një mandat të qartë për të qeverisur nga ky rezultat i zgjedhje,” tha Lascheti. Ai shtoi se kjo vlen edhe për CDU/CSU, e cila, megjithatë, është e gatshme të marrë përgjegjësinë e qeverisë. Dy partitë popullore, CDU/CSU dhe SPD, tani duhet të qëndrojnë para votuesve “me modesti”.

Koalicioni “nuk është një martesë e detyruar”, një koalicion “duhet të jetë një projekt politik, ku të gjithë kanë vullnetin dhe dëshirën për të formuar diçka pozitive për vendin”, tha Lascheti. Ai shtoi se kancelari do të ishte ai që mund të siguronte shumicën në Bundestagun gjerman. Kancelari mund të bëhej vetëm “ai që arrin të bashkojë të kundërtat”. Një aleancë e CDU/CSU-së, të Gjelbrit dhe FDP do të përfaqësonte një “spektër të gjerë shoqëror.

Kretschmer: Asnjë pretendim ndaj qeverisë

Më parë, disa politikanë të lartë nga CDU/CSU kishin kritikuar ashpër Laschetin. Një nga kritikët e tij më të ashpër është kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer. Ai e interpreton humbjen e partisë së tij në zgjedhje si mesazh për të mos kërkuar mandat qeverisjeje. “Unë shoh një vullnet të qartë të votuesve, i cili është bërë i qartë: partitë unioniste nuk janë zgjedhja e parë këtë herë,” tha Kretschmeri për radion MDR. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve ishte një tërmet dhe tregoi një ndryshim kundër CDU. Kjo duhej pranuar fare qartë. Prandaj ai nuk e kupton qëndrimin në Shtëpinë Adenauer për të folur për një mandat qeveritar.

Kreu i CSU Markus Söder shprehu një pikëpamje të ngjashme. Ai theksoi se pas humbjeve në zgjedhjet e Bundestagut, CDU/CSU nuk mund të ketë një pretendim bindës për të udhëhequr qeverinë. Partitë unioniste kishin përfunduar në vendin e dytë, jo të parin, dhe nuk lind asnjë pretendim për udhëheqjen e qeverisë nga kjo – megjithatë lind një ofertë për bisedime, tha Söder në një takim të CSU-së në Mynih këtë mëngjes, sipas pjesëmarrësve.

Pakënaqësi në CSU

Kishte gjithashtu pakënaqësi të qartë nga pjesët e tjera të partisë simotër. Alexander Dobrindt, kreu i grupit parlamentar të landit, tha në takimin e kryesisë, sipas pjesëmarrësve, se kishte pasur dobësi në kursin, fushatën dhe kandidatin e CDU. Udhëheqësi i të rinjve unionistë të Bavarisë, Christian Doleschal theksoi se duhet analizuar sinqerisht fakti se pse unionistët nuk i fituan këto zgjedhje.

Brinkhaus dëshiron të mbetet kryetar i grupit parlamentar

Sidoqoftë, partia dëshiron të mbajë Laschetin, sipas disa raporteve të mediave. Kreu i grupit parlamentar unionist në Bundestag, Ralph Brinkhaus gjithashtu dëshiron të rizgjidhet të martën në mbledhjen konstituese të grupit të ri parlamentar dhe të tkurrur të Bundestagut. “Unë do të doja të mbetesha kreu i grupit parlamentar,” tha Brinkhaus, i cili gjithashtu angazhohet për një qeveri të mundshme me të Gjelbrit dhe FDP.

Më parë, media kishte raportuar se Laschet kishte sugjeruar shtyrjen e zgjedhjeve për kryesinë e grupit parlamentar. Brinkhaus atëherë do të kishte vazhduar në detyrë si komisar. Sfondi për këtë është se Laschet e dëshiron postin për vete, në mënyrë që ai të hyjë në bisedimet e mundshme të koalicionit në një pozicion më të fortë./Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin laschet cdu/csu në gjermani armin laschet cdu/csu në gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin