LIVE UPDATES
Aktualitet

Durrësi, një fantazëm që të frikëson, historia e qytetit 3-mijëvjeçar që është rrënuar disa herë nga tërmetet

29 November 2019, 17:06 Nga DOSJA

DURRËS- Adi, një taksist në qytet duket i prerë në fytyrë dhe i lodhur, ndërsa tregon se nuk po i pushon celulari. “Duan të ikin të gjithë. Kam çuar njerëz në Elbasan, Peqin. Nuk pushojnë duke ikur drejt aeroportit. Gati sa nuk hidhen përpara makinës njerëzit në rrugë, duan t’i dërgoj diku”, tregon me zë të ulët.

Rrugët e qytetit duken të zbrazëta. Kafenetë janë mbyllur dhe shumica e dyqaneve kanë ulur qepenat. Qytetarë të shumtë lënë banesat me valixhe në duar. Mbi tavanët e makinave dallon trasta dhe valixhe të vendosura deng.

Autoritetet janë përpjekur të qetësojnë banorët. Artur Lekbello shefi i Emergjencave Civile në Qarkun Durrës, sqaroi se edhe pse ishte shpallur gjendja e emergjencës nuk ka një situatë evakuimi të qytetarëve. Ai tha se ata që kishin mbetur pa strehë pas dëmtimit të banesave ishin dërguar në hotele apo në palestra.

“Në hotelet e qytetit (deri mbrëmjen e të enjtes) janë akomoduar 300 persona dhe vijon puna për transferimin e të tjerë qytetarëve”, tha Lekbello.

Por dhjetra qytarë janë larguar drejt Kosovës dhe disa qindra në qytetet e tjera të vendit. Numri total i të pastrehëve është i paqartë. Mëngjesin e të premtes numri i viktimave shkoi në 49, ndërsa ekipet e emergjencës nga Serbia dhe Mali i Zi vijonin kërkimet në rrënojat e hotel Mira Mare për një person që mendohet se ndodhet ende aty. Lekbello i tha BIRN se ishin ndërkohë 750 të plagosur.

Cermonia e vafrrimit e familjes Reçi. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Përcillen viktimat e para

Megjithatë shumë banorët e Durrësit janë ende në ankth prej lëkundjeve që vijojnë të shkundin qytetin. “E kemi përjetuar shumë keq. Në spital kam mamin, motrën dhe gjyshen. I kam të dyja në spital vetëm nga frikësimi dhe plagët. Më shumë qanin, po shyqyr që nuk patëm dëme në viktima”, tregon Klodian Hyka.

Ai banon në lagjen numër 13 të Durrësit, në Plazh. Apartamenti i tij u dëmtua dhe pranë tij një hotel disakatësh u shemb.

Ndërkohë Bektash Shahini ka ardhur nga Italia për të parë shtëpinë e blerë pak vite më parë,  por ai nuk ndjehet aspak optimist. Shtëpia e tij në zonën e Plazhit është dëmtuar shumë rëndë dhe ai ende nuk di se kujt t’i drejtohet: “Kam ardhur enkas nga Italia dhe nuk kam asnjë lloj informacioni. Nuk e di se ku të hyj dhe ku të dal”- thotë i pezmatuar Bektashi. “Unë dua që të vijnë ekspertët dhe ta shikojnë; të nxjerr mallin apo mos ta marr, si t’ia bëj”, tregon ai. Ai thotë se e ka blerë apartamentin për 70 mijë euro.

Humbjet materiale janë ende të pallogaritshme. Ajo që dihet janë humbjet në jetë njerëzish. Qindra qytetarë të Durrësit dolën të përcillnin për në banesën e fundit katër anëtarë të familjes Reçi.

Në sheshin “Liria” të Durrësit, ku flamurët e Ditës së Pavarësisë sikur qëndrojnë në gjysëm shtizë, bashkëqytetarët e familjes Reçi, e cila u shua e gjitha nën rrënoja, i kanë lënë mënjanë  hallet personale për tu bashkuar në hidhërimin e pamatë të të afërmëve të katër viktimave.

“Kristi sot me siguri do të ishte në spitalin e Durrësit, duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, siç bënte gjithmonë vullnetarisht”,  tregon Tristani, një mik i familjes Reçi. Mes lotësh ai tregon për studenten e vitit të fundit të degës së Mjeksisë, e cila humbi jetën tragjikisht, së bashku me nënën Dolorën, të atin Eduardin dhe të vëllanë, Klausin, 21-vjeçar.

Gjate operacionit te shpetimit ne Thumanë. Foto:Malton Dibra/LSA

Lëkundjet shoqërojnë përpjekjet për shpëtim

Ndërsa lëkundjet vijojnë me magnitudë më të ulat, Forcat Speciale Renea, FNSH-ja e Tiranës, Shkodrës dhe e Fierit, forcat e ushtrisë, zjarrfikëset, emergjencat civile dhe ekipet e shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit dhe Evropës, si dhe policia lokale e Durrësit dhe Krujës vijuan operacionet e kërkim-shpëtimit, deri në orët e vona të së enjtes kur prej rrënojave u nxorën edhe viktimat e fundit.

Shumë shqiptarë të Kosovës po ashtu janë të pranishëm me ndihma dhe në kërkim të trupave nën rrënojat e pallateve në zonën e plazhit. Zjarrfikësit e Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh. a. (KEK)  po punojnë në periferi në të njejtën zonë ku më së shumti qëndruan në ditët e rënda të eksodit të fillimvitit 1999.

“Kemi ardhur nga Kosova me dy automjete, të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme. Tërmeti është i pa parashikueshëm dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë për kërkimin e personave nën rrënoja apo evakuimin e qytetarëve”, u shpreh për BIRN, Milazim Plakaj, menaxher i Departamentit të Sigurisë Industriale dhe Mbrojtjes nga Zjarri, KEK.

Zyrtarët lokalë thonë se kanë bërë po ashtu të gjithë përpjekjet për të strehuar banorët. “Jemi munduar të akomodojmë të gjithë qytetarët që kanë ardhur. Kemi parasysh që nuk është vetëm qyteti, por edhe njësitë administrative, në të cilat janë instaluar çadra. Nuk e mendonim që të kishte një sensibilizim kaq të madh. Përpos shoqatave humanitare kanë ardhur ndihma edhe nga Rumania, Turqia, Italia, Kroacia, Maqedonia, Mali i zi, kanë qenë të pranishëm këtu, qoftë edhe me specialistë që kërkojnë njerëz në rrënoja”, tha për BIRN Etleva Kondi, nënkryetare e bashkisë Durrës.

Por ndërsa mjaft qytetarë janë larguar drejt qyteteve të tjera për të shmangur ankthin, shumë banorë kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë gjysmë të shembura në zonën e ish-Kënetës e gjetkë. Dhjetra prej tyre flenë në makina jashtë shtëpive me shpresë se mund t’i ruajnë prej grabitjeve.

Muret bizantine të Durrësit të rrëzuara nga tërmeti. Foto Gjergj Erebara/BIRN

Durrësi një histori ringritjesh

Si për të kujtuar shkakun e vdekjes një shkundje tërmeti nxjerr nga lokalet pranë një grup njerëzish. Përsëri tërmet, 4.9 ballë siç thotë një nga të rinjtë që sheh të dhënat në kohë reale në telefon.

Durrësi duket sikur po përjeton ditët më të rënda të historisë së tij. Por nuk është e para herë; qyteti 3-mijëvjeçar është rrënuar disa herë nga tërmetet shkatërrimtare dhe përsëri është ringritur.

Jo shumë larg nga vendi ku bëhen homazhet, pjesët e murit  murit bizantin që u shembën mëngjesin e së martës e kanë parë qytetin të gjunjëzohet para pushtimesh dramatike dhe lëkundjesh tragjike edhe në vitin 1273, kur për më shumë se 50 vjet qyteti mbeti krejtësisht bosh.

“Katër nga viktimat e atij tërmeti vdjekjeprurës u gjetën vetëm para 10 vjetësh gjatë ekspeditës italo-shqiptare pranë galerive të amfiteatrit antik” – thotë arkeologu Afrim Hoti. Ai shton se skeletet e dy të rriturve dhe dy fëmijëve ndodheshin pranë njeri tjetrit, teksa duket se tentonin të largoheshin nga banesa e tyre për t’i shpëtuar fatkeqësisë.

Vetë muret rrethuese, një pjesë e të cilëve u shembën para 50 orësh janë ndërtuar pas një tjetër tërmeti, edhe më të hershëm, atij të vitit 345, një nga fatkeqsitë e shumta që ka goditur qytetin antik në shekujt e kaluar.

Por qyteti ka mbijetuar përsëri. As pas lëkundjeve të fundit periferia e Durrësit e cila është prekur më shumë nuk është dorëzuar. Nga qendra e qytetit ka qytetarë që vijnë orë e minutë me biçikleta dhe përpiqen të jenë të vlefshëm e të ndihmojnë.

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durresi pas termetit termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 durresi pas termetit termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin