LIVE UPDATES
Bota

Franca në ‘flakë’, valë protestash kundër ligjit të ri të Macron: Burg ose 45 mijë euro gjobë kush filmon po

29 November 2020, 06:40 Nga DOSJA
Franca në ‘flakë’, valë protestash kundër ligjit

PARIS- Policia franceze ka shpërndarë me gaz lotsjellës protestuesit që ishin mbledhur në një tubim kundër një projektligji, që kërkon të sanksionojë si vepër penale, filmimin ose fotografimin e policisë me qëllim dashakeqës.

BBC, raporton se përleshjet filluan pasi disa nga persona nga turma hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj policisë. Gjatë përleshjeve u dogj një makinë dhe një kioskë gazete, si dhe u arrestuan me dhjetëra persona. Kundërshtarët thonë se projektligji minon lirinë e shtypit për të dokumentuar brutalitetin e policisë.

Por qeveria thotë se kjo do të ndihmojë mbrojtjen e oficerëve nga abuzimi në internet. Të Shtunën, protesta pati edhe në Bordo, Lille, Montpellier, Nantes dhe qytete të tjera në të gjithë Francën.

Shkaku i revoltës ka nisur që prej fillimit të javës, pas publikimit të pamjeve ku tre policë të bardhë rrihnin një producent me ngjyrë në studion e tij. Imazhet, të cilat tregojnë Michel Zecler duke u shkelmuar dhe grushtuar në studion e tij në Paris, kanë tronditur kombin.

Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi incidentin si “të papranueshëm” dhe “të turpshëm”, duke kërkuar propozime të shpejta të qeverisë se si të rindërtojmë besimin midis policisë dhe qytetarëve.

Në Paris, sipas ministrisë së brendshme, rreth 46,000 njerëz u mblodhën në pjesët qendrore të kryeqytetit. Shumica marshoi paqësisht, por grupe të vogla u përplasën me policinë e vendosur në qytet. Autoritetet thanë se u bënë 46 arrestime dhe më shumë se 20 policë u plagosën.

“Ky projektligj synon të minojë lirinë e shtypit, lirinë për të informuar dhe lirinë e shprehjes,” u cituan organizatorët e protestës të thoshin nga agjensia e lajmeve AFP. Të shtunën në mbrëmje, Ministri i Brendshëm Francez Gérald Darmanin dënoi dhunën “e papranueshme” ndaj policisë.

Por pse është i diskutueshëm projektligji i propozuar?

Projekt-ligji u mbështet javën e kaluar nga dhoma e ulët e parlamentit dhe tani po pret miratimin e senatit. Neni 24 i legjislacionit të propozuar e bën një vepër penale botimin e imazheve të punonjësve të policisë në detyrë me qëllim të dëmtimit të “integritetit fizik ose psikologjik” të tyre.  Projektligji parashikon që ata që filmojnë policinë do të përballen me deri një vit burg dhe gjobitje me vlerë 45,000 €.

Qeveria argumenton se projektligji nuk rrezikon të drejtat e medias dhe qytetarëve të zakonshëm për të raportuar abuzimet policore – dhe synon vetëm t’i japë mbrojtje oficerëve të policisë. Por kundërshtarët thonë se pa imazhe të tilla, asnjë nga incidentet e ndodhura gjatë javës së kaluar nuk do të kishte dalë në dritë. Përballë kritikave në rritje të publikut, Kryeministri Jean Castex tha të Premten se do të caktojë një komision për të ndryshuar nenin 24.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ligji per policine ne france ligji per policine ne france


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin