LIVE UPDATES
Bota

Frika nga emigrimi masiv, Ankaraja ndërton murin rrethues në kufirin e saj me Iranin

23 August 2021, 09:04 Nga DOSJA
Frika nga emigrimi masiv, Ankaraja ndërton murin rrethues në kufirin e

TURQI– I gjithë rajoni do të ndiejë efektet e ndryshimit të pushtetit: vendet fqinje si Irani dhe Pakistani po përgatiten për lëvizje masive të refugjatëve. Turqia po përgatitet gjithashtu për imigrim masiv dhe ka filluar të ndërtojë një mur kufitar me Iranin. Kufiri irano-turk thuhet se është mbyllur në kohën e duhur para mbërritjes së refugjatëve afganë. Një garë me kohën ka filluar për qeverinë turke – sipas informacionit zyrtar, 150 kilometra tashmë janë përfunduar.

Orhan Deniz është dekan i Universitetit Yüzüncü Yil në Van. Qyteti lindor i Anadollit konsiderohet të jetë porta hyrëse për imigrantët që vijnë në Turqi kryesisht nga Afganistani. Deniz ka 25 vjet që studion emigrimin e paligjshëm dhe biznesin e kontrabandës në kufirin turko-iranian. Në një intervistë për DW, ai shprehu skepticizëm në lidhje me dobinë e një muri kufitar.

DW: A mund të konstatohet se janë larguar jashtë vendit qytetarë afganë pasi erdhën në pushtet talibanët?

Orhan Deniz: Migrimi filloi me kthimin e talibanëve dhe regjimin e tyre shtypës. Me triumfin e talibanëve, një valë e re imigrimi do të jetë e pashmangshme. Në mënyrë të pashmangshme, njerëzit e Afganistanit po përpiqen të shpëtojnë nga një mjedis i pasigurt në një mjedis të sigurt. Vendet që do të goditen më shumë janë Pakistani dhe Irani. Por ne gjithashtu presim që disa nga imigrantët të shkojnë në Turqi. Në fakt, linja kryesore e tranzitit – përsa i përket flukseve të parregullta të migrantëve – është në Turqi. Kufiri turko-iranian është një nga korridoret më të rëndësishëm të migrimit në botë.

Kur mund të presim që lëvizja migratore që sapo parashikuat të arrijë në Turqi?

Ne ende nuk po i ndiejmë efektet e valës së emigrimit nga ardhja në pushtet nga talibanëve, por koha do të vijë. Efektet në migrim ne do t’i shohim për 15-20 ditë. Nëse talibanët shpallin një amnisti të përgjithshme, siç kanë premtuar, përmasat e migrimit do të ulen shumë. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, ne do të prekemi deri diku – megjithëse jo aq sa Irani. Nëse ka fluks imigrantësh në Iran, kjo ka të ngjarë të ndikojë edhe në kufirin tonë.

Çfarë masash ka marrë Turqia në kufijtë e saj?

Siç e dimë, në kufirin turko -iranian tashmë ka filluar ndërtimi i një muri  – ai do të sigurohet edhe me llogore dhe gardhe tela. Përveç kësaj, janë marrë masa të tjera: numri i kullave të vrojtimit dhe postave është rritur. Dronët gjithashtu do të monitorojnë vijën kufitare.

A mendoni se këto masa në kufirin turko-iranian mund të kufizojnë imigrimin?

Këto masa nuk do të bëjnë efekt kudo, pasi zona kufitare është kryesisht malore. Në dimër do të jetë shumë e vështirë për ta kontrolluar këtë zonë – kufiri në disa vende kalon në një lartësi prej më shumë se dy ose tre mijë metra. Këto kushte të vështira natyrore mund të jenë një avantazh për kontrabandistët e njerëzve, sepse e bëjnë kontrollin e kufirit më të vështirë – mjegulla ose moti me re janë kushte të mira për imigrimin ilegal. Në të njëjtën kohë, imigrimi në një zonë të tillë me terren të ashpër është gjithashtu shumë i rrezikshëm: në mot të mjegullt ose në stuhi dëbore refugjatët mund të ngatërrohen. Çdo vit, pasi shkrihet bora nxirren 40 deri në 50 imigrantë.

Pra, a mendoni se muri kufitar që po ndërtohet me shpejtësi të madhe në kufirin iranian është i paefektshëm?

Shembuj të mureve, si ato në kufirin iranian, janë shumë të shumtë në botë – ka gjithsej 67 barriera të tilla. Do të ishte gabim të pritej që muret ekzistuese ose të sapondërtuara të ndalonin tërësisht fluksin e imigrantëve. Ka disa shembuj në botë ku muri nuk ka një ndikim të madh. Ka të paktën një efekt psikologjik – por pritshmëria që të parandalojë plotësisht imigrimin nuk është e drejtë.

A do të kishte mundësi të tjera për të siguruar kufirin?

Imigrantët do të zgjedhin zonat ku nuk ka mur dhe më pas do të përcaktojnë itinerarët e tyre. Dhe në shumë vende nuk ka topografi të duhur për të ndërtuar një mur – ato shpesh janë zona me terren shumë të pjerrët. Ka edhe zona të minuara në kufirin me Iranin. Pastrimi i minave tani është në progres, për të qenë në gjendje të ndërtohet muri. Efekti parandalues i minave është shumë më i mundshëm sesa ai i një muri.

Pra, çfarë duhet bërë në vend që të parandalohet migrimi i parregullt?

Kapaciteti migrues i Turqisë tani është ezauruar, është i tejmbushur. Ka rreth shtatë milion emigrantë zyrtarë dhe jozyrtarë në Turqi – dhe kjo është madje një shifër optimiste. Me fjalë të tjera: një në njëmbëdhjetë banorë në Turqi është refugjat. Është e pashmangshme që këta imigrantë të mblidhen në qytetet e mëdha, të organizohen mes vete. Kjo në mënyrë të pashmangshme çon në konflikte dhe tensione me vendasit. Rreziqet shoqërore dhe të sigurisë janë dramatike. Prandaj nuk ka mundësi tjetër veç kontrollit të kufirit dhe kufizimit të imigrimit. Nevojitet  një deklaratë me zë të lartë nga lart, se kapaciteti migrues i Turqisë është i ezauruar, se kufijtë janë mbyllur dhe hyrja është e ndaluar./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emigrimi ne turqi lufta ne afganistan orhan deniz emigrimi ne turqi lufta ne afganistan orhan deniz

Sondazh

Bota 23 August 2021, 06:39

HAITI– Natën e 22 deri më 23 gusht 1791, në Santo Domingo (sot Haiti dhe Republika Dominikane) u pa fillimi i kryengritjes që do të luante një rol vendimt...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin