Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë operacionit të koduar “Fireworks”, policia zbuloi një banesë në rrugën “Jargavani”, ku i riu kishte magazinuar 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme, me vlerë rreth 40 mijë euro.
TIRANË- Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se furnizonte me lëndë piroteknike protestuesit gjatë tubimit të tri ditëve të fundit në kryeqytet. Gjatë operacionit të koduar “Fireworks”, policia zbuloi një banesë në rrugën “Jargavani”, ku i riu kishte magazinuar 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme, me vlerë rreth 40 mijë euro.
Sipas Policisë, dyshohej se 24-vjeçari i kishte magazinuar këto lëndë me qëllim përdorimin e tyre për veprimtari të kundërligjshme. Ai dyshohet se ua furnizonte ato personave të maskuar dhe të përfshirë në akte dhune gjatë protestave të ditëve të fundit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fireworks”. Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç. Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit. Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Protesta ANGLI- Prestigjiozja britanike The Times i ka kushtuar vëmendje protestave studentore në Shqipëri, duke raportuar mbi kërkesë...
Pamje SHKODËR- Nxënësit e gjimnazeve në Shkodër kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, duke iu bashkuar prot...
Pamje LEZHË- Protesta e zhvilluar nga gjimnazistët në Lezhë, të cilët bojkotuan mësimin këtë të premte, &eum...
Protesta KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe ka nisur procedimin penal për 23 të tjerë, pas protest&eum...
Pamje KAMËZ- Gjimnazistët e Kamzës kanë bojkotuar sërish mësimin këtë të premte, duke dalë nga ambientet e s...
Protesta LEZHË- Disa gjimnazistë në Lezhë kanë bojkotuar mësimin këtë të premte dhe janë bashkuar në pr...
Nga 8 deri më 11 tetor, sulmet me dronë ukrainas goditën tri qendra të të dhënave të gjigantit rus Yandex, duke ndërpre...
Protestuesit TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqen disa studentë...
Moti TIRANË- Vendi ynë pritet të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime përgjat&eum...
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me plagosjen e 45-vjeçari Dodë Legisi, i cili është paraqitur në Spitalin e Traumës p&eu...