Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ish-drejtuesi i Milanit shpjegon arsyet që e shtynë të hynte në garën për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit dhe kritikon mundësinë e tërheqjes së kandidaturave në momentin e fundit.

ITALI - Adriano Galliani ka konfirmuar qëndrimin e tij në garën për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku përballë tij është kandidatura e Giovanni Malagòs. Ish-drejtuesi i Milanit kërkon rregulla të qarta për procesin zgjedhor dhe thekson se futbolli italian ka nevojë për stabilitet në një periudhë me shumë probleme.
“Jam ende i bindur se nuk mund të votosh dy herë, sepse në këtë mënyrë çdo kandidaturë mund të tërhiqet në momentin e fundit. Nëse kjo lejohet, një kandidaturë mund të humbasë vlerën e saj papritur”, deklaroi Galliani për “Sky Sport”, në prag të ceremonisë së çmimit që mban emrin e Italo Galbiatit.
Ai theksoi se, pas pesë dekadash të përfshirë në futboll, ka vendosur të mos shtojë tensionet në këtë proces.
“Si njeri i futbollit, mendoj se bota jonë ka nevojë për qetësi, për shumë qetësi. Kemi kaq shumë probleme, ndaj mendova të mos bëja asgjë dhe të prisja deri më 14 dhjetor. Votimi do të zhvillohet pas katër javësh, janë dy kandidatë dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh ai.
Galliani zbuloi gjithashtu se vendimi për të hyrë në garë erdhi pas kërkesave dhe telefonatave nga disa klube, Shoqata e Trajnerëve dhe përfaqësues të futbollistëve.
“U binda nga telefonatat e disa klubeve, Shoqatës së Trajnerëve dhe lojtarëve. Ulivieri më thoshte gjithmonë se kishte pasur marrëdhënien më të mirë me mua kur ishte president i Ligës. Edhe Calcagno më tha të njëjtën gjë. Kështu më bindën”, tregoi ish-administratori i Milanit.
I pyetur për situatën e kombëtares italiane, Galliani preferoi të mos komentonte, duke u shprehur se kishte arsye të qarta për të mos folur mbi këtë temë.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Shqipëria mund të ketë një tjetër mundësi për të luftuar për një vend në fazën finale t&eum...
SHBA - Mauricio Pochettino i ka dhënë një këshillë të drejtpërdrejtë Pep Guardiolës, nëse ky i fundit do t&eu...
TIRANE - Lajmi për ligjin e ri të sponsorizimeve u prit me entuziazëm nga komuniteti sportiv shqiptar, por edhe nga të gjithë ata q&eu...
ZVICER - Një ndryshim i madh po vjen në garat evropiane të klubeve, pasi UEFA njoftoi partneritetin e saj me Nike, e cila do të marrë ...
NIGERI - Një rast veçanërisht serioz që përfshin një basketbollist profesionist amerikan vjen nga Nigeria, pasi autoritetet lok...
ZVICER - Shqipëria e mbylli me sukses aventurën në Ligën e Kombeve, duke siguruar vendin e parë në grup pas fitores 2-0 ndaj Bjel...
SPANJE - Të ardhurat e mëdha të siguruara gjatë karrierës sportive nuk mjaftojnë gjithmonë për të garantuar nj&eum...
BRAZIL - Një skandal i ri që përfshin futbollin brazilian është në qendër të vëmendjes, me ish-të dashurë...
ANGLI - Ben Winterbottom u bë vetëm portieri i dytë në historinë e Barrow që shënoi gol në fitoren 3–0 kundë...
Në orët e fundit, Inês Degener Tomaz, gruaja e Bernardo Silvas, ndau një foto me lojtarin në rrjetet sociale SPANJE - Lajme pozitive...