"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Garon për Lushnjen, Sefa i PD: Kjo është mundësia për të dhënë kontributin tim
3 February 2022, 21:43Nga DOSJA
TIRANË– Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Lushnje në zgjedhjet e pjesshme lokale, Indrit Sefa ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në votimet e 6 marsit. Pas konfirmimit të emrave nga ana e Kryesisë së PD, Sefa shkruan në rrjetet e tij sociale se 6 marsi është një sfidë për demokratët për të mundur kundërshtarët por edhe për të marrë drejtimin e qytetit. Ndërsa në garë nga socialistët ka përballë Eriselda Sefën, ndërsa nga Komisioni i Rithemelimit, garon Elton Bana.
“Të nderuar bashkëqytetarë, të dashur demokratë. Sot Kryesia e Partisë Demokratike më dha besimin dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar Partinë Demokratike në garën elektorale të 6 Marsit. Kjo garë është sfidë për çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për çdo demokrat. Është sfidë për Lushnjën, që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë, ajo e shërbimit ndaj qytetarëve, drejtimit me përulësi dhe ndershmëri. Është sfidë për demokratët, jo vetëm për momentin që po kalojmë brenda nesh, por mbi të gjitha sepse kanë shansin të marrin drejtimin e qytetit, për të treguar modelin e tyre të qeverisjes. Për mua si djalë i Lushnjës, si biri i dy prindërve punëtorë lushnjarë, si bashkëshort dhe prind i një vajze të vogël, 6 Marsi është mundësia për të dhënë kontributin tim për qytetin. Lushnja është familja ime e madhe,“-shkruan ai në postimin e tij.
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se është gati që të marrë “hak” ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. E ftua...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka mohuar faktin që ka qenë ai personi që ka komunikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha për formimin e koalicionit &...
TIRANË– Kryesia e Partisë Demokratike miraton kandidatët për 6 bashkitë, të cilët do të garojnë më 6 mars. Pas më shumë se 4 orësh mbledhje në selinë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar Bashkitë ku mund të fitojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke u shprehur i bindur në...
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha pretendon se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk mund të sigurojë më shumë vota se ai në...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha gjatë takimeve të ti...