LIVE UPDATES
Politike

VD-Gjekmarkaj:Administratori,propagandë me shpejtësinë që gatuhet një tasqebap morti

20 December 2021, 12:17 Nga DOSJA
VD-Gjekmarkaj:Administratori,propagandë me shpejtësinë që

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, ka bërë një tablo të situatës në vend, duke u ndalur te buxheti i vitit 2022, i cili u rikthye sërish në Kuvend nga Presidenti Meta.

Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj tha se administratori me fytyrën ‘shollë’, bën propagandë me shpejtësinë që gatuhet një tasqebap morti. Mes ironisë, duke bërë një ‘parashikim’, Gjekmarkaj tha se qeveria vitin që vjen do i blejë rrobat në dyqanet e përdorura.


“Personalisht ënde se kam mesuar gjuhen e politikes dhe të ketij parlamenti. Ndjese o njerez te mirë e kolegë të dashur! Meqenese padija nuk është argument e vuajtja me e madhe e njerzimit ka qenë perpjekja për të folur qysh ne kohen e dhembeve të Kadmosit prej nda dolen shkronjat, po leçitem me gjuhen time, që krejt memec të mos ngjaj. Po kaq e madhe është droja se ndonjë ish mike në këtë salle nga krah i qeverise e cila nga mot mi ka bërë betë e me ka marre zet se udheheqesin e dashur , kam lenduar mos lebetitet me denesje nga duhmë e injorances. Nuk mund tja bej kete atentat dijes. Perpiqem ta mesoj gjuhen e re, të nxe nga fjalimet e Liderit Global i cili per ne eshte si një xhaxha i kthyer nga mergimi që të kënaq shpirtin më shakatë e tij plot shejtanllek , si nektar i jetes dhe kripe e tabanit popullor , e here tjeter si gozhde që ngulen në qivurin e merzisë shoqerore për të sjelle shkundullimat e gazit e haresë mes nesh pas çdo pleudarie! Mbaj shenime kur disa ministra që i kam fort perzemer flasin aq me mall shtampe , kulturë e thagem, aq ëmbel, aq butë, aq me melankoli kur shpjegojne historinë e inceneratorve , milionat e eurove publike që i ha dreqi e barku ai kodosh i pangopur, si dhe merzinë që Spak shkatoi në shpirtra të trazuar nga zhurmë e mallkuar prangash noprane. Njerzit mendojne qe te vjedhesh shkon ne ferr, nuk eshte e vertete, ngjitesh lart ne parajsa qeveritare. Ndaj kush do të bëjë perpjetë të rrasë duart poshtë! Shfaqen ne syte e mi te pershpirtshem, si klerike te moralit , me r – të lemuar nga melhemi njerzor aq dhimshem per dertet e ketij qerrata vatan, sa gugatje vaji me mblidhen si katakomb në fyt. Kur flitet per buxhetin e një vendi shumë të varfer me administrator, paturpesisht të mirqënë, të rrjedhshem në mediokritet, me fytyrën shollë këpucët qe as nuk skuqet as nuk zverdhet bëjnë propagandë me shpejtësinë që gatuhet një tasqebap mortesh. Sapo partia me ngarkoi me misionin qe te flas sot vendosa të hulumtoj mbi buxhetin që Presidenti Meta nuk bëri aspak gabim që e ktheu se te varferit shtohen dhe shpenzimet për ta bien ndërsa genjeshtrat rriten. Po kaq përsëritet këshilla mos u bëni qaramane o te varfër se mire jeni! Mos u bëni teveqele po thërrisni mendjes, kaq boll e kini. Dua te ndalem pak tek rreziqet serioze që rrethojnë pritshmëritë e parashikuara në ligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2022 në mënyrë antropologjike. Rritja ekonomike me mbi 4.5% në vit dhe në kushtet e një stabiliteti makroekonomik që ka qenë tipike për pothuaj gjithë periudhën e tranzicionit, mendoj se do të jenë të kërcënuara nga të paktën dy zhvillime. Nëse nuk do të ndërmerren politika kompensuese të të ardhurave, fenomeni i varfërisë që edhe kështu është i lartë, mund të përkeqësohet dhe më tej. Qeveria vitin tjeter do i blejë palltot te rrobat e përdorura ndaj hijeshia e tyre mund të pësojë goditje dhe endja jonë për ti keqyrur bie ne depresion! Së fundmi, akoma nuk kemi një axhendë të qartë të veprimeve të qeverisë për reformat që do të ndërmerren në mënyrë që të stimulohen investimet private. Niko do të blejë libra me gjëegjëza dhe s’ka leka. Qeveria do pësojë shok në erudicion. Klima e biznesit dhe konkurueshmëria e ekonomisë mbeten të dobëta dhe nuk japin ndonjë shpresë për një “goditje” të fortë pozitive në sektorin real të ekonomisë. Për këto arsye, viti 2022 do të ndeshet me sfida shumë kërcënuese të cilat mund të rrezikojnë ekuilibrat e brishta makrofiskale. Per arsimin e kulturën ç’ të them asgjësend veç fjale fjale sa një mullar! Rrogat e pedagogëve e te mësuesve, hiç aty ku ishin. Të policëve megjithëse nuk po i ndalin hajdute e pulave , të lopeve, të kazanëve të rakisë, të mjaltit dhe papaqeve të Rriles e Shenkollit ne Lezhe po ashtu. Pensionistet po njesoj , le se çfarë ju duhen se i bejne haram parate e shumta nder duar! Një rixha per ministren Balluku, një përfaqësi nga Torovica e Lezhes kerkon nje takim me ju , nuk kanë uje te pishem dhe duan nje ujsjelles sa per te njomur buzet! He te keqen priti. bej sevap. Buxheti vdiq ! Rrofte Qeveriah”, tha ndër të tjera deputeti Gjekmarkaj.

LAJMI KRYESOR: Rritet ndihma ekonomike! Basha akuza:’Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket nga drejtësia

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj seance plenare 20 dhjetor 2021 agron gjekmarkaj seance plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin