"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Ekzekutohet Alban Semaku! ‘Kinezi’ i Aldo Bares gjendet pajetë afër lumit Shkumbin
17 October 2021, 10:39Nga DOSJA
PEQIN- Alban Semaku është gjetur i vrarë me dy plumba buzë lumit Shkumbin! Anëtari i bandës së Lushnjes, mik i ngushtë me Aldo Baren, është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme buzë lumit, me dy plumba, një në shpinë dhe një në brinjë.
Pasi u pikas nga banorët e zonës, menjëherë u lajmërua Policia, por në vendin e ngjarjes nuk u bë i mundur identifikimi i tij. Ishte nëna e të ndjerit ajo që u fut në morgun e Elbasanit për të konfirmuar kështu se bëhej fjalë për Semakun, alias Elton Mermalin, vetëm 38 vjeç.
Vendi u ku gjet i riu, është i pabanuar dhe pa kamera sigurie, detaje që do ta bëjnë të vështirë kërkimin e Policisë për autorin apo autorët e vrasjes. Po ashtu dyshohet se viktima mund të jetë sjellë pa jetë pranë lumit, e mund të jetë ekzekutuar në një tjetër vend. Ndaj grupi hetimor ka marrë në mbikqyrje të gjitha kamerat e sigurisë në rrugët që të çojnë drejt vendit ku u gjet trupi i pajetë.
Viktima ishte gjithashtu i njohur ndryshe me pseudonimin “Kinezi”, por deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali. ‘Kinezi’ ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Pikërisht miqësia me Bares dhe e shkuara e tij kriminale pritet të jenë pistat kryesore të hetimit për Prokurorinë.
Vetë Mermali ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, ndërkohë që ka përfunduar pas hekurave të burgut edhe për kanosje apo dhe lëndë narkotike. Dënimi më i fundit ishte marrë vitin 2015 pasi kishte kërcënuar një person me jetë në Lushnje, e për këtë vepër penale kishte dalë nga burgu vetëm pak muaj më parë.
GREQI– Ne jemi marrë vazhdimisht me Shqipërinë, shqiptarët dhe historinë e tyre. Por ka një periudhë, nga mesi i shekullit të 19-të deri në fillim të shek...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A. (OSHEE) ka njoftuar punime në nënstacionin e Selitës. Në një postim të bërë në faqen zy...
TIRANË- Trafiku i Tiranës është kthyer në burimin e streseve dhe sherreve të përditshme. Rrugët e bllokuara në çdo orë të ditës, jo vetëm bëhen shka...
TIRANË- Mirela Guri, 50 vjeç, jeton në katin e katërt të pallatit Fratari në zonën e Astirit. Ajo doli e trembur në ballkonin e saj, teksa një kat m...
TIRANË– 10 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë k...