LIVE UPDATES
Politike

Gjendja e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëveshja dështoi prej mungesës së Gjykatës Kushtetuese

12 March 2019, 18:15 Nga DOSJA
Gjendja e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë,

Greqia e deklaroi Shqipërinë, përkrah Italisë, një vend armik në 1940 me një dekret mbretëror. Traktati i miqësisë greko –italiane në 1947 e tërhoqi gjendjen e luftës mes dy vendeve. Ndërsa për Shqipërinë, Greqia pretendon se e ka hequr gjithashtu, por Shqipëria ka një opinion të ndryshëm. 

Ashtu siç është përmendur tashmë, dy vendet fqinjë ishin në gjendje lufte që nga 10 nëntori i 1940. Në 1947 greqia përfundoi një Traktat Miqësie me Italinë, duke i dhënë fund gjendjes së luftës. Kjo nuk ndodhi kurrë me Shqipërinë. Në 1971, greqia dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë. Sidoqoftë, ky aksion, jo automatikisht do të thoshte që gjendja e luftës është hequr ‘de jure’, që kur palët ranë dakort që asnjë problem që mund të komplikojë marrëdhëniet bilaterale, nuk do të diskutohet. Në fakt, ministri i Jashtëm grek, deklaroi me vendosmëri se “situata ekzistuese nuk ka ndryshuar fare”.

Në 1987, Këshilli i Ministrave të Greqisë procedoi një akt që e deklasifikoi Shqipërinë nga vendet armike, duke e konsideruar gjendjen e luftës të përfunduar. Kjo deklaratë, gjithsesi, duket se ka mungesë të efiçencës ligjore, përderisa është kundër ligjit- dekret 1138/1949 që i referohet vendeve armike. Ligji konkretisht përcakton se deklasifikimi i një vendi si armik kërkon adoptimin, qoftë të instrumenteve të reja statutore, qoftë bërjen e një ligji të ri. 

Ka disa që besojnë se më këto akte ose të paktën me një prej tyre, Greqia i ka dhënë fund gjendjes së luftës. E vërteta është diku midis. Sipas aktit të vitit 1971, në këndvështrimin e Ligjin Ndërkombëtar, pranohet se mes dy shteteve nuk mund të ketë njëkohësisht dy gjendje, njëra gjendje e luftës dhe tjetra e marrëdhënieve diplomatike. Në vazhdim, akti i 1987 mund të jetë një akt kombëtar i ligjshëm por prodhon pasoja ligjore edhe në nivel ndërkombëtar.

Në anën tjetër, mund të themi si për 1971 se deklarata e ministrit grek qëndron në vetvete si një argument për ata që pretendojnë se gjendja e luftës është akoma. Për më tepër, akti i 1987 ishte në radhë të parë kundër legjislacionit kombëtar grek, kështu që nuk është e mundur që të prodhojë rezultate ligjore. Legjislacioni grek, sipas ligjit të emrgjencës 2326/194 dhe ligjit dekret 1138/1949, përcakton se është i detyrueshëm një vendim i përbashkët nga Presidenti i demokracisë dhe ministri i Jashtëm, Ekonomisë dhe Drejtësisë për t’i dhënë fund gjendjes së luftës me cilindo vend. Është gjithashtu e nevojshme të publikohet vendimi në gazetën qeveritare.

Në 1996 Shqipëria dhe Greqia nënshkruan një Marrëveshje Miqësie, Bashkëpunimi, fqinjësie të Mirë dhe Sigurie pa u përmendur fare gjendja e luftës. E gjithë situata u karakterizua si një “Paradoks Ballkanik” perfekt nga Kryeministri Shqiptar në 2016. Edi Rama beson se gjendja e luftës është ende active dhe i bën thirrje qeverisë greke ta tërheqë atë.

Këtë opinion duket se ka edhe ish-Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, që pranoi se gjendja e luftës është ende aktive dhe deklaroi se zgjidhja e këtij problemi ishte një Marrëveshje, që ai, bashkë me ish Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushatin, kishin arritur, por nuk e nënshkruan kurrë që nga vera e 2018. Kjo Marrëveshje nuk u firmos kurrë, për shkak të mosekzistencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Disa muaj më vonë, Marrëveshja duket se u harrua që kur pionierët e saj u hoqën nga pozicionet që mbanin.

Në përfundim, duket se Greqia dhe Shqipëria nuk janë ‘de facto’ në gjendje lufte. Problemi është se nuk është e njëjta situatë nëse togfjalëshi ‘de facto’ zëvendësohet nga ‘de jure’. Kjo sepse vendimi i 1987 nuk u shndërrua kurrë në Ligj grek. E gjithë çështja e “Gjendjes së Luftës” mund të përdoret si mjet për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë.

*Davis Tsaka Ka diplomë Bachelor për Studimet Rajonale, Ndërkombëtare dhe Europiane nga Universiteti Panteion, Greqi dhe një diplomë Master në Ligjin Ndërkombëtar dhe Studimet Diplomatike, me një specializim në marrëdhëniet Greko-Shqiptare nga Universiteti Panteion. Ai ka përfunduar praktika në Ambasadën Greke në Londër, Ministrinë greke të Punëve të Jashtme dhe është tani një praktikant vullnetar në Këshillin Grek për refugjatët.

Marrë nga “The Greek Observer“, përktheu Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjendja e luftës ligji i luftës me shqipërinë shqipëri-greqi gjendja e luftës ligji i luftës me shqipërinë shqipëri-greqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin