"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
GJKKO shqyrtimin e kërkesës për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja
10 December 2021, 10:52Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme shtyn për në 8 janar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Ish-drejtuesi i Kushtetueses po hetohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Seanca u shty për shkak se SPAK nuk i kishte përfunduar të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, por edhe për shkak të mungesës së mbrojtësve.
Dedja, sipas SPAK, akuzohet për fshehjen e të ardhurave dhe deklarimit të rremë të pasurisë. Referuar hetimeve të SPAK rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i ka fshehur. Ish kreut të kushtetueses Dedja SPAK me vendim të GJKKO-së, i është sekuestruar një apartament në zonën e plazhit të Golemit me një sipërfaqe prej 60 metër katrorë.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kombinat, aty ku përurohet shkolla dhe kopshti “Lasgush Poradeci”. Mirëpo duket se e gjithë ky organizim nuk...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, e njohur ndryshe si SPAK. Pal...
BERAT– Një grua nga Berati ka kallëzuar në polici, më datë 09 dhjetor, humbjen e djalit të saj. Ajo ka bërë të ditur përballë policisë se djali i saj nuk ...
TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një video në rrjetet sociale në kuadër të Ditës së të Drejtave të Njeri...