"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Shpërndanin drogë në Tiranë! Gjykata lë në burg efektivin e RENEA-s dhe dy të arrestuarit, Real Luli pranon autorësinë
24 August 2021, 11:21Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ditën e sotme efektivin e RENEA-s, Real Luli dhe dy të arrestuarit Gevi Spahia dhe Jurgen Luli.
Gjatë seancës, Luli ka pranuar përgjegjësinë për lëndën narkotike e llojit kokainë që i është gjetur gjatë operacionit, ndërsa nuk ka pranuar se ka pasur njohje apo marrëdhënie me personat e tjerë të arrestuar.
Mësohet se Real Luli po ndiqej nga një efektiv i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili është infiltruar dhe ka blerë madje edhe një sasi kokaine nga Luli, që pas testimit ka rezultuar në masën 80% e pastër.
Efektivi i repartit special të RENEA-s, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë sa i përket nxjerrjes së emrave me të cilët bashkëpunonte, ku e merrte lëndën narkotike dhe çfarë roli luante.
Të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan sasi kokaine, kanabisi të ambalazhuar, “ekstazy”, fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike, 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike, 11,890 euro, 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK, fishekë, 1 automjet tip Benz, 7 aparate celularë etj.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID është në funksionim brenda BE nga 1 korriku. Vendet anëtare të Bashkimit Europian e njohin këtë certifikatë dhe ...
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor dhe ka vënë në pranga katër persona, të cilët kishin kultivuar bimë ...
TIRANË– Vendimi i qeverisë për strehimin e përkohshëm të disa qindra afganëve në Shqipëri, nxiti një gjuhë të ashpër fyese, raciste dhe denigruese në rrjet...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Dy makina janë përplasur përballë Kopshtit Botanik. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona...
DURRES- Një tjetër i mbytur në ujërat e Adriatikut. Një 66-vjeçar me origjinë nga Ukrahina është nxjerrë i pajetë nga uji në plazhin e Golemit, pasi nuk ...
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një 47-vjeçar, i cili kanosi me mjet prerës thikë djalin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambient...