LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi ndaj Mustafës, dëshmitari: Në prill të vitit 1999 ishte në shtëpinë time

6 April 2022, 11:46 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Mustafës, dëshmitari: Në prill të vitit 1999

HAGË– Dëshmitari i shtatë i mbrojtjes, Nazmi Verbovci, ka thënë se në prill të vitit 1999, Salih Mustafa ishte dy herë në shtëpinë e tij në Barilevë.

Këtë deklaratë, ai e bëri të mërkurën në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës në Hagë, gjatë kohës kur po i parashtroheshin pyetje nga avokati Betim Shala. Fillimisht, ka deklaruar se gjatë vitit 1999 ka jetuar në fshatin Barilevë, ku jeton edhe ditët e sotme.

Ai tha se gjatë marsit dhe prillit të vitit 1999, si në çdo vend në Kosovë, nuk ka qenë situata e mirë e sigurisë as në Barilevë, ku tha se kishte luftime dhe është dashur të angazhohen të gjithë që kishin vullnetin e mirë.

“Formuam grupet tona, njësitet tona për mbrojtjen e popullatës, strehimin e popullatës, sidomos në fshatin tonë, në lagjen tonë “Verbovci”, në fshatin Barilevë. Unë aty kam qëndruar gjithë kohën”, tha Verbovci.

Sipas tij, njësia është grup prej 10, 20 apo 30 personash, kështu që janë angazhuar bashkëfshatarët dhe kanë pasur të vetmin qëllim që të ruajnë popullatën nga grupet paramilitare serbe.

“Kjo ka pas detyrë, kalimin, se i vetmi kalim në zonën e Llapit ka qenë në lagjen tonë. Na jemi vendos aty me kaluar popullatën, i vetmi kanal ka qenë me kaluar zona e Llapit në fshatin tonë. Kemi bërë roje, kemi vëzhguar ku ka ndalime të vendosura nga policia serbe dhe ushtria. Na i kemi pas këto detyra. Njerëzit kanë ardhur prej anës së Llapit janë vendosur na i thomë një livadh mes dy kodra, aty kemi pushu njerëz deri në mbrëmje për me i kaluar në anën e kundërt, me kalu Vranidollin”, tha ai.

Ai tha se ka pasur përgjegjësi vetëm në lagjen e tij, e shtëpinë e tij.

“Ata njerëz kanë qenë civil, pleq, plaka e fëmijë. Aty kanë qenë zona e Gollakut, unë nuk kam pas obligim me dit ku po shkojnë se kanë qenë njerëz pleq, plaka e fëmijë. Unë kam dijeni që kanë mundur me dal vetëm në Vranidoll e aty nuk di, ata e kanë zgjedh rrugën e vet se kurrkush nuk ka mujt me i obligu anej a knej”, ka thënë dëshmitari.

Sipas tij, për Prishtinë me siguri kanë mundur të shkojnë, ku për Prishtinë janë 12 km nga Vranidolli, ku kanë kaluar maleve dhe jo magjistrales Prishtinë-Podujevë që ka qenë. Dëshmitari Verbovci tha se njësia është krijuar në mars- prill 1999, ndërkaq tha se idenë për krijimin e njësive nuk e di kush e ka dhënë, por që me siguri kanë qenë eprorët që kanë udhëhequr luftën, të cilët kanë dijeni më shumë. Ai tha se ka dijeni vetëm për lagjen e tyre. Tutje, ai tha se ka bashkëpunuar me njerëz të besueshëm sepse koha ka qenë e papërshtatshme pasi është duhur në mënyrë ilegale të punohet.

“Na kemi pas bashkëpunim me njerëz epror, njerëz të ideales, me ata njerëz kena fillu, kena punu dhe kriju njësitin e Barilevës”, tha dëshmitari.

Sipas tij, Barileva ka pasur një njësi në lagjen e Llumnicëve dhe një në shtëpinë e tij, në lagjen Verbovci. Ai tha se në njësinë e Verbovcëve kanë qenë prej 10 -20 persona në shtëpinë e tij dhe se ai personalisht ka qenë në njësinë e lagjes Verbovci, ku një herë ka qenë në njësinë e lagjes së Llumnicëve e më pas është dashur të kaloj në lagjen tjetër.

“Ma përgjegjës ka qenë shoku im i ngushtë që ka qenë veprimtar i hershëm, Isuf Shalaku. Çdo herë e kena quajt shoku tjetrin komandant komandant, prandaj u shpreha komandant jena kon të gjithë, ama njo ka qenë normal”, tha Verbovci.

Ai tha se Shalaku nuk ka qenë i Barilevës, por ka ardhur t’i ndihmojë dhe ka qenë i fshatit Shkabaj, i cili është diku 15 km larg fshatit Barilevë. Dëshmitari ka thënë se Isuf Shalakun e kanë llogaritur si komandant, e se ka qenë përgjegjës i tyre, kurse koordinator tha se ka qenë vet ai. Tutje, tha se Shalaku në Barilevë ka ardhur në muajin mars drejt në shtëpinë e tij. Ai tha se edhe në vende të tjera të Barilevës ka pasur njerëz të vendosur. Kurse, tha se ky fshat i ka diku tetë lagje së paku, pasi me siguri dalin 10 lagje. Më pas, tha se me siguri dalin 10 lagje.

“Në mars kanë hy forcat policore mes Barilevës, kanë vazhduar në fund të Barilevës dhe kanë shkuar kanë vra një profesor i quajtur Selim Berisha. Kur e kam dhënë emrin e kam harru emrin, ai është Selim Berisha, ish-arsimtar, ai është vra në shtëpinë e vet dhe aty ka filluar me u prish situata në fshatin Barilevë”, tha dëshmitari Verbovci, ndërkaq tha se kjo ka ndodhur diku në gjysmë të dytë të marsit në vitin 1999.

Sipas tij, ky person ka qenë i vetmi i vrarë, e ka pas keqtrajtime lloj-lloj.

“Ishte edhe një me cek, ndoshta s’bon publik me cek, unë vetë se kam parë, aty ka pas sene të këqija të forcave serbe”, tha dëshmitari tutje.

Tutje, tha përmes pikës së kalimit ka pasur lëvizje edhe të ushtarëve të UÇK-së, ku ka pasur kontakt me ta pasi të gjithë kanë kaluar përmes tij. Sipas tij, ka pasur ushtarë që kanë qëndruar në Barilevë, në lagjen e Llumnicëve dhe Verbovcëve e ka pasur nga ata që vetëm kanë kaluar.

“Në lagjen e Llumnicëve ka qenë njësiti në shtëpinë e Isuf Llumnicës, te djemtë e Isuf Llumnicës, Kemajl Llumnica ka qenë edhe ushtar, edhe i ka pas në shtëpi. Kurse, në lagjen e Verbovcëve, në shtëpinë e Shaban Verbovcëve që është baba jem”, bëri të ditur ai.

Dëshmitari u pyet në kohën kur na ndjenjur Salih Mustafa në dhomë, a ka pasur njerëz të tjerë në shtëpi. Kurse, i njëjti tha se ka pasur e se kanë qenë familjarët e dëshmitarit.

Sipas tij, kanë pasur armë të thjeshta, pushkë automatike e se kanë përdorur edhe pushkë gjuetie, kallashnikov, të cilat i ka konsideruar të lehta.

“Me qito armë e kena përfundu na luftën”, tha ai, për çka tha se nuk kanë pasur mjaftueshëm municion e plumbat i kanë ruajtur sikurse sytë.

Ai tha se në Barilevë kanë qenë gjithsej 11 të vdekur, nga ta tre dëshmorë, ku të gjitha këto vdekje kanë ndodhur në mars-prill të vitit 1999 dhe se të gjithë kanë qenë nga ky fshat. Tutje, tha se i dymbëdhjeti i vrarë ka qenë edhe Nexhmi Kaçiu i fshatit Lupq që ka qenë duke qëndruar te një dhëndër i veti dhe është vrarë me 12 prill.

“ Në atë kohë me 12 prill pasdite në orën diku 3 e gjysmë – 4 ka qenë, na kanë ardhur pas shpine forcat serbe policore ushtarake. Kam qenë me ushtarë në shtëpinë time, pas shpine na kanë ardhur malit dhe na kanë zënë në befasi. I kanë marr disa njerëz si peng në mbrojtje të tyre, u alarmuan që hynë serbët, ushtarët prej shtëpisë time kanë dal janë pozicionu, unë kam qenë në shpi i pozicionum në oborrin tim, por nuk erdhën tek unë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kanë filluar më pas luftimet.

“Ata në tërheqje e kanë vra Bedi Kurtollin dhe Nexhmi Kaçiun, në ikje. Fatin e kanë pas edhe tre të tjerë që i kanë rreshtu, të cilët janë gjuajtur nga prapa dhe kanë shpëtu. Bedrin e kanë korr kallash dhe ka mbet i vdekur, në ikje e kanë vra Nexhin”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se është plagosur edhe kushëriri i tij Adem Verbovci, 70 vjeçar. Dëshmitari Verbovci deklaroi se, në shtëpinë e tij e ka parë Salih Mustafën dhe atë në fillim të prillit 1999.

“A ka qenë 1 a po 2 prill, ma e theksume kjo datë dhe së fundi 20 dhe 21 prill dhe më nuk e kam pa kurrë, veç pas lufte në çlirim”, tha ai.

Verbovci deklaroi se herën e parë kur e ka parë Mustafën ka pushuar shumë pak, është përshëndetur me Isuf Shalakun dhe ka vazhduar, por se nuk e di se ku ka shkuar. Kurse, shtoi se aty ka qenë vet i treti, me të cilët persona edhe është larguar. Ndërkaq, shtoi se Mustafa i kujtohet edhe me uniformë dhe pa uniformë.

Sipas tij, herën e parë kur e ka parë Mustafën, ky i fundit ka pasur uniformën e vëshur. I pyetur se çfarë uniforme ka pasur vesh, dëshmitari tha “qito uniformat që i kemi pas laramankat” Ndërsa, tha se Mustafa çdo herë ka shkuar në këmbë në Barilevë pasi nuk ka mundur të kaloj me automjet andej nga forcat serbe.

“Me Isuf Shalakun vetëm në shtëpinë time i kam parë, tjetër kund nuk i kam parë bashkë”, ka thënë dëshmitari.

Për Shalakun tha se ka pasur mjet transportues, ku e ka pasur në oborrin e dëshmitarit një “Golf 2”. Lidhur me herën e dytë që e ka parë Mustafën dhe ka dal nga shtëpia e dëshmitarit, ky i fundit tha se vetëm e di se nga shtëpia e tij ka dal për në Vranidoll, e më tutje tha se nuk ka njohuri. Dëshmitari tha se pas luftës ka kuptuar se ka qenë një njësit i quajtur “BIA”.

“Nuk jam kon i interesum, jam kon i interesum vetëm për popullatë, bashkëfshatarët e mi. Ma tutje nuk di e as nuk kom njohuri”, tha dëshmitari.

Kurse, tha se në kohën kur e ka takuar Mustafën, nuk e ka ditur cilit njësit i takon, por ka ditur vetëm brigadën 151 Zahir Pajaziti.

“Na një emër e kena pas UÇK”, tha ai, duke thënë se nuk ka pasur rëndësi njësiti apo brigada./BetimipërDrejtësi/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage nazmi verbovci salih mustafa kosova ne hage nazmi verbovci salih mustafa

Sondazh

Bota 6 April 2022, 10:54

Pas 1 muaji! Turqia rihap ambasadën në Kiev

UKRAINË– Turqia e ka rikthyer ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës, pas muajin e kaluar evakuoi stafin për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Përparim...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin