"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Goditet nga forcat ruse autokolona humanitare e nisur për në Mariupol
8 March 2022, 13:44Nga DOSJA
UKRAINË– Autoritetet ukrainase kanë thënë se një kolonë e shumëpritur e ndihmave humanitare për qytetin e rrethuar të Mariupolit në bregun jugor duket se është vënë nën zjarr.
Sipas CNN, Iryna Vereshchuk, ministrja ukrainase e riintegrimit të territoreve të pushtuara përkohësisht, tha se ka të dhëna se Rusia po bombardon në drejtim të autokolonës humanitare.
“Ngarkesa jonë humanitare po shkon drejt Mariupolit dhe ne po llogarisim në angazhimet e marra nga Rusia, se ata janë gati t’i përmbahen armëpushimit. Tani ka sinjale që Rusia po bombardon drejtimin e autokolonës humanitare”.-tha ajo.
Vereshchuk tha se kolona e përbërë nga tetë kamionë si dhe më shumë se 30 autobusë ishte nisur në orën 10 të mëngjesit me orën lokale, duke u nisur drejt Mariupolit nga zona e Zaporizhzia. Ishte planifikuar të merrte njerëz, veçanërisht gra, fëmijë dhe të moshuar në rrugën e kthimit.
Operacioni i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës (JFO) gjithashtu dha një përditësim mbi kolonën. Në faqen e saj në Facebook, JFO tha se për të evakuuar civilët e Mariupolit, “mbrojtësit e qytetit morën një sërë masash: ata kanë pastruar rrugët nga minat, kanë hequr barrierat inxhinierike, etj.”
“Megjithatë, pushtuesit nuk i lanë fëmijët, gratë dhe të moshuarit të dalin nga qyteti. Armiku ka nisur sulmin pikërisht në drejtim të korridorit humanitar.”-thuhet në njoftim.
Banorët e qytetit kyç të Mariupolit janë përballur me një situate të përkeqësuar humanitare ditët e fundit, pasi qyteti mbetet i rrethuar nga forcat ruse të vendosura për të forcuar kontrollin e tyre në jugun e Ukrainës.
RUSI- Kosova e cila vazhdimisht ka shprehur hapur mendimin e saj kundër agresionit rus duke iu bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë nuk figuron në lis...
FRANCË– Ministrja franceze e deleguar për Shtetësinë, Marlène Schiappa tha se rreth 5,000 ukrainas kanë mbërritur deri më tani në Francë, me më shumë...
UKRAINË– Një grup ushtarak, i kryesuar nga gratë ka ndarë një thirrje për forcat ushtarake ruse. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, ushtaret ...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeta II ka përcjell mesazhin e fshehtë për mbështetjen ndaj Ukrainës. Town and Country shkruan se gjatë një vizite t...
ITALI– Presidenti italian, Sergio Mattarella bëri një apel për paqe në Ukrainë të martën teksa foli në Pallatin Quirinal në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.S...
Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, thanë të martën Kombet e Bashkuara.Ky numër, sipas tyre, përfsh...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për alea...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se është “imperative” që vendet evropiane të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse, v...
BRITANI E MADHE- Ish-ushtarët britanik janë bashkuar luftës së Ukrainës kundër ushtrisë ruse. Një vullnetar, i cili me emrin “Jax”, tha për The Sun arsyen se p...