LIVE UPDATES
Bota

Görlach Global: Kina e ka ndjerë prej kohësh efektet e luftës në Ukrainë

18 March 2022, 10:29 Nga DOSJA
Görlach Global: Kina e ka ndjerë prej kohësh efektet e

Lufta në Ukrainë nuk mund ta lërë indiferent Pekinin. Sepse efektet e saj janë ndjerë prej kohësh në Kinë, mendon Alexander Görlach.

Ministria e Jashtme kineze i quan “fake news” raportet në mediat amerikane, se Rusia i ka kërkuar Pekinit dërgimin e armëve për luftë në Ukrainë. Këto raporte u shfaqën të hënën natën, përpara se përfaqësuesit nga Uashingtoni dhe Pekini të takoheshin në Romë për të diskutuar situatën në Ukrainë. Informacionet kanë shtuar presionin mbi Republikën Popullore për të vepruar si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës së Putinit.

Në fakt, Kina ka një interes të veçantë për t’i dhënë fund luftës shpejt. Për shkak se efektet ekonomike të pushtimit të Ukrainës kanë arritur prej kohësh në këtë vend. Republika Popullore importon sasi të mëdha drithi nga Ukraina, si dhe nga Rusia. Si rezultat i luftës, çmimet janë rritur në atë masë sa që pushtetmbjatësi Xi Jinping është dashur të thotë hapur: Kina do të bëhet e pavarur nga importet e huaja.

Varfëria ekstreme

Vetëfurnizimi ka qenë prej kohësh synimi i pushtetarëve komunistë, të cilët brenda vendit po ndjekin një kurs nacionalist, të cilit nuk i përshtatet importimi nga jashtë i mallrave bazike për jetesën. Përveç kësaj, një sërë vendesh, duke përfshirë SHBA-në dhe Japoninë, kanë filluar të shkëputin ekonomitë e tyre nga ajo e Kinës, në mënyrë që të mos varen nga diktatura e Pekinit.

Në perandorinë e Xi jetojnë edhe më tej rreth 82 milionë kinezë me 1 dollarë në ditë. Rritjet e çmimeve si ato aktuale mund ta kthejnë situatën e tyre tashmë të pasigurt në një situatë të pashpresë. Udhëheqja e Republikës Popullore njoftoi vitin e kaluar se varfëria ekstreme në vend ishte mposhtur zyrtarisht. Banka Botërore, nga ana tjetër, llogariti se Pekini kishte metologji tjetër nga ajo që duhej për llogaritjen e varfërisë.

Varfëria reale në Kinë ka të ngjarë të jetë dukshëm më e lartë sesa deklarohet zyrtarisht. Përveç kësaj, kujtimi i kohës së urisë është ende i freskët. Nën Mao Ce Dunin, të cilin Xi Jinping përpiqet ta imitojë në çdo gjë, vendi përjetoi një periudhë të gjatë të urisë për bukë, midis 1959 dhe 1961. Deri në 76 milionë njerëz thuhet se kanë rënë viktimë e keqmenaxhimit ideologjik të Maos.

Rreziku nga revolta për shkak të varfërisë

Xi Jinping dëshiron të zgjidhet sekretar i përgjithshëm i përjetshëm në kongresin e 20-të të partisë në nëntor. Për të parandaluar ekseset diktatoriale si në kohën e Maos, maksimumi dy mandate pesëvjeçare në postet më të rëndësishme janë lejuar që nga vitet 1980. Për presidencën ky kufi tashmë është hequr nga kushtetuta. Xi mund ta udhëheqë vendin sërish si Mao.

Një revoltë urie nga të varfërit është një nga skenarët e paktë që mund të pengojë Xi të realizojë idetë e tij. Gazeta Der SPIEGEL zbuloi së fundmi se udhëheqja kineze po i bën presion Kombeve të Bashkuara që të mos publikojnë një raport që paralajmëron vdekjet nga uria, si rezultat i agresionit dhe luftës së Putinit kundër Ukrainës.

Presioni ndaj Pekinit

Në fillim të shkurtit, udhëheqësi i Kinës u mburr për miqësinë e tij të ngushtë me Putinin dhe njoftoi se dëshironte të bashkëpunonte ngushtë me Rusinë në fusha vendimtare si udhëtimi në hapësirë ​​dhe kontrolli i internetit. Së fundmi, Pekini ka njoftuar se Rusia do të mbetet “partneri më i rëndësishëm strategjik i Republikës Popullore”.

Prandaj komuniteti botëror po i bën presion të madh Pekinit që të ndërhyjë në Moskë në lidhje me luftën në Ukrainë. Por Pekini nuk po e kërkon fare këtë skenë të madhe. Kjo do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve në Kinë, për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut nga sundimtari Xi, veçanërisht gjenocidi ndaj ujgurëve. Bota gjithashtu do të shikonte në mënyrë kritike një Kinë ndërmjetëse, udhëheqësi i së cilës Xi ka kërcënuar vazhdimisht me aneksim dhe pushtim të Tajvanit të lirë dhe demokratik.

Misioni i pamundshëm

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Pekini është përpjekur të bëjë një politikë vështirë të realizueshme. Pekini nuk e dënon luftën e Rusisë, por në të njëjtën kohë u bën thirrje palëve të bisedojnë. Pekini nuk i mbështet sanksionet e botës së lirë kundër Rusisë, por në të njëjtën kohë nuk e mbështet as ekonomikisht Moskën. Refuzimi i ndihmës ushtarake, që nuk duhet quajtur kështu, tani po shkon në të njëjtin drejtim. Në vend të kësaj, Kina pretendon se Rusia nuk bëri kurrë një kërkesë për ndihmë.

Importet e grurit nga Rusia dhe Ukraina mbulojnë deri në 10 për qind të nevojave të Kinës, sipas një raporti të Wall Street Journal. Por lufta ka pasoja edhe për prodhimin e plehrave, vajit të lulediellit dhe sojës, të cilat eksportohen edhe në Republikën Popullore. Soja nevojiten urgjentisht për mbajtjen e kafshëve. Prandaj pritet që edhe çmimet e mishit në Kinë të rriten ndjeshëm.

Veprimi i domosdoshëm

Një thënie kineze është 大鱼大肉 – “shumë peshk, shumë mish”, që do të thotë se një vakt i mirë duhet të përmbajë shumë nga të dyja. Nëse mund të shërbeni në përputhje me rrethanat, do të admiroheni nga të ftuarit. Por nëse lufta dhe agresioni kundër Ukrainës, e cila ende nuk është dënuar nga Kina vazhdon, hapësira e Republikës Popullore do të ngushtohet dhe shanset e Xi për të realizuar ëndrrën e tij për një sundim të pakufizuar dhe të përjetshëm do të ulen.

Prandaj, Pekini duhet të veprojë. Xi duhet të ndërmjetësojë në konflikt në mënyrë që Kina të mos ndjejë edhe më shumë efektet e tij. Ai dhe lidershipi i tij duan të shmangin me çdo kusht një konfrontim të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara. Sepse Republika Popullore do të humbiste luftën kundër SHBA-së, në të cilën Kremlini mund të përfshijë edhe Pekinin.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kina dhe lufta ne ukraine lufta ukraine-rusi kina dhe lufta ne ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin