"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Grabitën 10 mln euro në Rinas! SPAK kërkon 157 vite burg për 8 autorët
14 April 2022, 08:31Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkon dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.
8 personat, akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare në Rinas, duke përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, e duke planifikuar me detaje grabitjen e cila ende e sot përflitet dhe kujtohet si ngjarje si në filma.
Alkond Bengasi ka pranuar të jetë bashkëpuntor i drejtësisë. Ai tregoi mënyrën se si furgoni i bardhë u modifikua në një makinë të Hetimit Tatimor, që të futej në aeroport pa rënë aspak në sy. Bengasi është kushëriri i Klement Calës, të kërkuarit kryesor për grabitjen në Rinas. Bengasi u prangos më 22 prill bashkë me 3 të arrestuarit e tjerë Saimir Cela, Oltjon Veseli dhe Renaldo Sula. Talo Çela është ende në kërkim nga policia e shtetit. Për të u lëshua ditën e djeshme një njoftim, aty ku cilësohet se Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi janë emrat e super të kërkuarve në vend, për të cilët në rast informacioni të vërtetë jepet edhe shpërblim.
Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit të vitit 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nderoi pas vdekjes me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” martirin e lirisë së Kosovës, Nuhi Berisha....
DURRËS– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është transferuar në paraburgimin e Durrësit prej një jave. Dosja.al mëson se Koka do të flasë për herë t...
“Shqipëria mund të jetë porta e gazit natyror në tregun evropian”.Kështu shprehet drejtori i Përgjithshëm i “Excelerate”, Steven Kobos, në një intervistë për “B...
KRUJË– Këto janë pamjet nga magazina e zbuluar në Krujë, e cila kultivonte kanabis sativa. Magazina e cila ishte përshtatur për të kultivuar lëndën n...