LIVE UPDATES
Bota

Greqia 3 javë në izolim, por përse rastet e reja po rriten në mënyrë alarmante

21 November 2020, 16:02 Nga DOSJA
Greqia 3 javë në izolim, por përse rastet e reja po rriten

Qeveria greke ka ngritur sot alarmin se pavarësisht nga fakti se vendi fqinj ndodhet në bllokim prej tre javësh, rastet dhe numri i të intubuarve mbeten në nivele të larta me rekordet negative që thyejnë njëra-tjetrën nga dita në ditë.

Në të njëjtën kohë, situata në zonat e Greqisë veriore po del jashtë kontrollit, me spitalet që nuk kanë më shtretër bosh. Ky zhvillim madje bëri që qeveria t’i bënte thirrje klinikave private për të hapur dyert.

Qeveria, duke parë situatën me rritjen e numrit të rasteve që nuk përmirësohet, thekson se heqja e bllokimit që ishte planifikuar për fillimin e dhjetorit do të shtyhet.

Javën tjetër, sipas zyrtarëve të qeverisë, do të përgatitet dhe shpallet plani për heqjen graduale të masave kufizuese, i cili do të bëhet me hapa shumë të kujdesshëm dhe sigurisht me një vonesë prej disa javësh. Qëllimi është, siç është theksuar nga komiteti i specialistëve të sëmundjeve infektive që bën sugjerime, të hapen fillimisht shkollat, më pas dyqanet e shitjes me pakicë dhe së fundmi hotelieritë.

Sidoqoftë, rendi në të cilin do të hapen dhe mënyra se si do të bëhet nuk është vendosur ende dhe gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike e vendit fqinj javën e ardhshme dhe situata që do të mbizotërojë në njësitë e kujdesit intensiv.

Mina Gaga, pulmonologe dhe drejtoreshë koordinuese e Klinikës Pulmonare në Sotiria, thotë se vendi fqinj jo vetëm që nuk duhet të dalë nga izolimi por se ka nevojë për masa më të rrepta.

“Nëse nuk jemi të kujdesshëm ne mund të bëhemi në çdo kohë edhe më keq Italia. Ne duhet ta mbajmë bllokimin sa më të rreptë të jetë e mundur “, vuri në dukje ajo, ndërsa shprehu shqetësimin për situatën alarmante në Selanik.

“Unë nuk e kuptoj pse pas kaq shumë kohësh, ne nuk kemi një zvogëlim të rasteve në Selanik”, vuri në dukje ajo.

Për të shpjeguar faktin se rastet e reja mbeten në nivele shumë të larta, ekspërtet që këshillojnë qeverinë e Qiriako Mistotaqis thanë se kanë ndikuar një sërë faktorësh.

Athanasios Tsakris, duke dashur të shpjegojë shpërthimin në Greqinë veriore, theksoi se temperaturat ishin më të ulëta se muajin e kaluar krahasuar me Greqinë e Jugut dhe ky ishte faktori kryesor që ndihmoi në fuqizimin e epidemisë.

“Unë mendoj se fuqizimi i valës epidemike tre javë pas vendosjes së bllokimit në Selanik dhe dy javë pas zbatimit të masave kufizuese në të gjithë vendin është shqetësues,” tha Vana Papaevangelou, profesore e Sëmundjeve Infektive Pediatrike .

“E vërteta është se në përvojën e pranverës së kaluar nga bllokimi i parë kombëtar pritej një frenim më i madh i pandemisë, por kjo nuk ka ndodhur, për shkak të faktorëve të ndryshëm që bashkëjetojnë me virulencën e lartë epidemiologjike të virusit.”

“Çështja është komplekse dhe e komplikuar,” tha ajo. “Çdo ditë ne përpiqemi të rrisim numrin e testeve që kryhen sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme të diagnostikojmë raste asimptomatike që mund të vazhdojnë të përhapin infeksionin pa e ditur.”

Këto testime kryhen kryesisht në zona të rënda epidemiologjikisht. Duket se javën e fundit u krye një numër i madh testesh si në Selanik ashtu edhe në Larisa. Ekspertët grekë po analizojnë po ashtu ndryshimin e virulencës mesatare epidemiologjike, në secilën njësi rajonale në javë. “Këto të dhëna tregojnë se ka një stabilizim në Atikë dhe Greqinë Veriore, ndërsa në Thesali vazhdojnë prirjet në rritje,” nënvizoi ajo.

“Respektimi i rreptë i masave është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm. Për fat të keq, duket se në disa rajonë mbizotëron lodhja nga kufizimet, ose në raste të tjera, vendimet tona të gabuara për kënaqësi oportuniste kanë pasoja katastrofike jo vetëm për ne dhe familjen tonë, por edhe për të gjithë shoqërinë,” shpjegoi Papaevangelou.

Faktet janë të frikshme

Të dhënat e fundit nga në vendin fqinj janë akoma të frikshme. Një rekord i dyfishtë u njoftua dje , me 72 të vdekur dhe 519 të intubuar, si dhe 2.581 raste të reja , pavarësisht bllokimit që ka mbetur në fuqi për disa ditë.

Në të njëjtën kohë, Selaniku dhe Atika janë ende zona “të kuqe” me 673 dhe 582 raste të reja koronavirus, respektivisht ndërsa 4 rajone të tjera numërojnë më shumë se 100 infeksione, ndërsa në 23 rajone janë dyshuar rastet e reja.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, vuri në dukje se javën e ardhshme Greqia do të vendosë nëse do të shtojë masat izoluese ose t’i heqë ato. Shkencëtarët e vërejnë se është e pamundur të hiqen kufizimet në fillim të dhjetorit.

Profesori i Mikrobiologjisë dhe anëtar i komitetit shkencor të Ministrisë së Shëndetësisë, Athanasios Tsakris , sqaroi se është “e paimegjinueshme që Greqia të dalë nga bllokimi në 1 dhjetor”.

Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se disa kufizime mund të hiqen pak më vonë. “Ne do të shohim nëse fëmijët mund të kthehen në shkollat fillore,” tha ai, për shembull, duke konfirmuar raportet që shkollat do të hapeshin së pari, pasuar nga dyqanet me pakicë dhe hotelieritë.

Sidoqoftë, situata në Greqinë veriore është dramatike me mjekët që përshkruajnë imazhe “lufte” në njësitë e kujdesit intensiv.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne greqi covid-19 ne greqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin