"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Grup i strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh, 5 të arrestuar në Vlorë, EMRAT
19 January 2022, 07:55Nga DOSJA
VLORË – Policia e Shtetit ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedentë të ndryshëm penalë në qytetin e Vlorës.
Si rezultat i këtyre operacioneve është bërë i mundur arrestimi i pesë personave, të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh. Në pranga kanë rënë Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj dhe Qazim Ismaili.
Mësohet se aksioni i policisë në qytetin bregdetar është zhvilluar për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa shoqërimi i të arrestuarve drejt Tiranës është realizuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia e Shtetit ka zhvilluar prej disa ditësh një sërë aksionesh për kapjen e personave me precedentë kriminalë ose të kërkuar për vepra të ndryshme penale, në kuadër të luftës për parandalimin e ngjarjeve kriminale në vendin tonë.
Këto aksione në të gjithë territorin e vendit kanë nisur fill pas takimit që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar me krerët e Policisë në qarqe, të cilëve u kërkoi ndërmarrjen e aksioneve të tilla, referuar rritjes së krimeve në vendin tonë.
SHQIPËRI – Në vendin tonë vijon edhe sot ndikimi i kushteve të motit të kthjellët dhe me vranësira të vogla e kalimtare në të gjithë terrutorin e vendit. K...
MALI I ZI – Partnerët strategjikë të Malit të Zi kanë shtuar presionin që ky shtet t’i bashkohet nismës së Ballkanit të Hapur, ku janë pjesë Shqipëria, Ma...
SHQIPËRI – Më shumë persona humbën jetën në aksidente rrugore në vitin 2021 në raport me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aksidentet r...
BULLGARI – Prokuroria e Kiustendilit ka nisur hetimet lidhur me aksidentin e mëngjesit të sotëm ku një autobus me pasagjerë nga Kosova u përplas me një ka...
BULLGARI – 29 pasagjerët nga Kosova që ndodheshin në autobusin që u aksidentua sot në Kiustendil po ktheheshin nga një udhëtim më Turqi. Mediat bullgare s...