LIVE UPDATES
Bota

Grupet kriminale në shërbim të Iranit, rasti i atentatit të parandaluar në Greqi

Hetimet, që zgjatën rreth nëntë muaj, çuan në arrestimin e pesë personave në nëntor, ndërsa një person tjetër është ende në kërkim.

18 November 2026, 18:07 Nga G.M
Grupet kriminale në shërbim të Iranit, rasti i atentatit të
Një grafikë e ndarë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Maqedonisë së Veriut që ilustron lidhjet e pretenduara mes pesonave në Maqedoni të Veriut, Iran dhe Greqi.

 

Takimet sekrete në Iran dhe në vende të tjera, rrjetet kriminale dhe udhëzimet që vinin nga një shtetas iranian ishin pjesë e përgatitjeve për një atentat ndaj një personi në Greqi, të cilin shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë arritën ta parandalonin. Hetimet, që zgjatën rreth nëntë muaj, çuan në arrestimin e pesë personave në nëntor, ndërsa një person tjetër është ende në kërkim.

Në qendër të operacionit dyshohet ishte Edris Jahangiri Mavaneh, shtetas iranian, për të cilin Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Maqedonisë së Veriut (ANB) e identifikoi si personin kryesor prapa atentatit të planifikuar. Agjencia dyshon se Mavaneh bashkëpunon me shërbimet iraniane të sigurisë dhe inteligjencës. Ajo konfirmoi po ashtu lidhjet e tij me Naji Sharifi Zindashtin, një kriminel iranian i njohur për trafikimin droge.

Çfarë dihet për të arrestuarit në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi?

Në fund të tetorit, në kufirin greko-turk, u ndalua një shtetas 30-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, i cili po tentonte të hynte në Turqi. Autoritetet greke e ndaluan për arsye sigurie dhe më 12 nëntor ia dorëzuan autoriteteve maqedonase, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Arrestimi i tij ishte pjesë e hetimeve për atentatin e planifikuar në Greqi. Sipas gazetës greke, cak i atentatit ishte një biznesmen grek – identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur – me prejardhje hebraike, i punësuar në një kompani që bashkëpunon me një kompani shtetërore izraelite të mbrojtjes.

Agjencitë e Maqedonisë së Veriut nuk kanë zbuluar se kush ishte objektiv i sulmit të parandaluar. Përveç tij, u arrestuan edhe katër persona të tjerë nga Maqedonia e Veriut. Agjencitë e sigurisë nuk i kanë bërë publike emrat e tyre, por kanë thënë se bëhet fjalë për persona të moshës nga 29 deri në 73 vjeç.

Disa detaje rreth operacionit, si dhe fotografi të iranianëve të përfshirë në rrjetin që planifikonte sulmin, i publikoi eksperti i sigurisë nga Uashingtoni, Adrian Shtuni. Personi i gjashtë nuk është i qasshëm për organet e ndjekjes penale dhe me gjasë është në arrati, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Maqedonisë së Veriut tha se operacioni nisi pasi Agjencia e Sigurisë Kombëtare në fillim të vitit kishte marrë informacione përmes bashkëpunimit ndërkombëtar lidhur me gjashtë shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Shkupi dhe Kumanova. Gjatë kontrolleve në katër lokacione në nëntor, u gjetën telefona mobilë, kompjuterë, pajisje USB, fletore me kontakte, një skicë me një lokacion të shënuar, si dhe armë dhe municion, një pjesë e të cilave pa lejen përkatëse.

“Rrjeti që vepronte në Maqedoni përbëhej nga individë të integruar në organizata kriminale brenda vendit”, tha Bojan Hristovski, drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut.

Çfarë dihet për iranianët e lidhur me operacionin?

Hristovski përmendi edhe njërin prej rekrutuesve të dyshuar iranianë, Naji Sharifi Zindashti. Bëhet fjalë për një bos iranian të drogës dhe udhëheqës të një rrjeti kriminal, të cilin autoritetet amerikane e lidhin me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).

Departamenti amerikan i Thesarit thotë se rrjeti i tij, duke vepruar me urdhër të shërbimit iranian të inteligjencës, ka marrë pjesë në rrëmbime dhe vrasje të disidentëve iranianë në disa shtete. Për rolin e tyre në këto aktivitete, SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosën sanksione të përbashkëta ndaj Zindashtit dhe bashkëpunëtorëve të tij në janar të vitit 2024.

Edhe Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Zindashtit dhe anëtarëve të rrjetit të tij në korrik të vitit 2025, duke e përshkruar atë si grup kriminal të lidhur me MOIS-in dhe përgjegjës për represion ndërkufitar, përfshirë atentatet ndaj disidentëve iranianë. Zindashti gjendet edhe në listën e personave në kërkim të Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI).

 Naji Sharifi Zindashti, shtetas iranian që kërkohet nga FBI-ja nën dyshimet se ka pasur rol në një komplot për vrasjen e dy disidentëve iranianë në SHBA. Në dhjetor të vitit 2023, autoritetet amerikane lëshuan një fletarrestim ndaj tij.
Në dhjetor të vitit 2023, ndaj tij u lëshua një fletarrestim federal për përfshirjen e dyshuar në një komplot për vrasjen e dy disidentëve iranianë që jetonin në shtetin amerikan të Merilendit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë amerikane, rrjeti i tij kishte angazhuar për këtë punë shtetasin kanadez Damion Patrick John Ryan, anëtar i grupit të motoçiklistëve Hells Angels. Departamenti amerikan i Thesarit e lidh rrjetin e Zindashtit edhe me rrëmbimin e një disidenti iranian në Turqi në vitin 2020. Agjencitë e sigurisë së Maqedonisë së Veriut publikisht nuk e kanë sqaruar rolin e Zindashtit në operacionin e planifikuar në Greqi.

Kush është Edris Jahangiri Mavaneh?

Ndryshe nga Zindashti, për Edris Jahangiri Mavanehun, të cilin autoritetet e Maqedonisë së Veriut e kanë cilësuar si figurë kyç të operacionit, pothuajse nuk ka të dhëna të qasshme publikisht. Emri i tij u shfaq në mediat ndërkombëtare vetëm pasi shërbimet maqedonase dhe greke njoftuan se kishin zbuluar një rrjet që po përgatiste një atentat.

CNN-i grek publikoi fotografinë e tij dhe tha se ai ndodhet në Iran, prej nga, sipas informacioneve të këtij mediumi, koordinonte rrjetet kriminale në Evropë dhe Amerikë. Sipas pretendimeve, ai ishte përgjegjës për financimin, përzgjedhjen e objektivave dhe planifikimin operacional të sulmeve, teksa kishte kontakte edhe me kriminelë turq.

Gazeta greke Kathimerini raportoi se Mavaneh lëvizte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se disa prej të dyshuarve ishin takuar me të në të dyja vendet. Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Maqedonisë tha se ka indikacione se Mavaneh bashkëpunon me shërbimet iraniane të sigurisë dhe inteligjencës.

Megjithatë, ajo nuk ka publikuar detaje për pozitën e tij formale në këto struktura dhe as për mënyrën se si i kishte krijuar lidhjet me grupet kriminale në Maqedoninë e Veriut. Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me Mavanehun dhe lidhjen e tij me Zindashtin, i cili është në kërkim. Edhe agjencitë e Maqedonisë së Veriut nuk ndan më shumë detaje.

Paralajmërimet nga Evropa

Shërbimet evropiane të sigurisë prej disa vitesh paralajmërojnë për përdorimin e rrjeteve kriminale në operacione të lidhura me Iranin. Shërbimi suedez i Sigurisë, Säpo në vitin 2024 paralajmëroi publikisht se Irani përdor rrjetet kriminale si ndërmjetës për aktivitete të dhunshme në Suedi dhe në vende të tjera.

Hetimet në Suedi dhe Holandë kanë treguar po ashtu se detyrat mund të përcillen përmes disa ndërmjetësve, ndërsa personat që i kryejnë ato në terren nuk kanë nevojë ta dinë se kush është porositësi përfundimtar, për çka REL-i ka raportuar më herët./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin