LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikoi pamjet e GTA VI para kohe/ Hakeri shqiptar dënohet me 7 vite burg, por lirohet me kusht në të njëjtën ditë

Kurtaj u bë i njohur për sulmin kibernetik ndaj Rockstar Games në vitin 2022, kur arriti të vidhte materiale konfidenciale nga loja ende e papërfunduar GTA 6. Ai kishte marrë 90 video, me afro 60 minuta pamje nga loja, si dhe të dhëna të brendshme të kompanisë.

24 November 2026, 09:51 Nga E. D
Publikoi pamjet e GTA VI para kohe/ Hakeri shqiptar dënohet me 7 vite burg,
 Arion Kurtaj

ANGLI- Arion Kurtaj, 21-vjeçari nga Oksfordi që sulmoi sistemet e disa kompanive të njohura, përfshirë Rockstar Games, është dënuar me shtatë vite burg, por është liruar me kusht në të njëjtën ditë. Vendimi u mor nga Gjykata e Kurorës në Woolwich të Britanisë së Madhe, e cila vlerësoi se koha e kaluar prej tij në spital të sigurisë së lartë dhe në paraburgim ishte e mjaftueshme.

Kurtaj u bë i njohur për sulmin kibernetik ndaj Rockstar Games në vitin 2022, kur arriti të vidhte materiale konfidenciale nga loja ende e papërfunduar GTA 6. Ai kishte marrë 90 video, me afro 60 minuta pamje nga loja, si dhe të dhëna të brendshme të kompanisë.

Pas vjedhjes së materialeve, ai tentoi të shantazhonte Rockstar Games. Përmes sistemit të brendshëm të komunikimit Slack, ai i kërkoi kompanisë që ta kontaktonte në Telegram brenda 24 orëve. Në të kundërt, kërcënoi se do të publikonte edhe kodin burimor të lojës. Meqë kompania refuzoi të bashkëpunonte, Kurtaj publikoi videot dhe kodin burimor në një forum online, duke përdorur emrin TeaPotUberHacker.

Sipas Rockstar Games, sulmi i shkaktoi kompanisë rreth 5 milionë dollarë dëme, si dhe mijëra orë punë shtesë për rikuperimin e sistemeve. Përveç dëmeve financiare, sulmi zbuloi edhe informacione që kompania synonte t'i mbante sekret deri në fushatën e marketingut të lojës.

Si arriti të kryente sulmin?

Në kohën kur sulmoi Rockstar Games, Kurtaj ndodhej në një hotel Travelodge në Bicester, ku ishte vendosur nën mbrojtjen e policisë. Ai ishte transferuar atje për shkak të kërcënimeve nga hakerë rivalë, të cilët e akuzonin për vjedhjen e sasive të mëdha të Bitcoin-it. Edhe pse autoritetet ia kishin konfiskuar kompjuterin, ai arriti të kryente sulmin duke përdorur një pajisje Amazon Fire Stick, të lidhur me televizorin e dhomës së hotelit. Për këtë qëllim përdori gjithashtu një tastierë dhe një maus Bluetooth.

Kurtaj ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, me të cilin kreu disa sulme kibernetike kur ishte 16 dhe 17 vjeç. Mes kompanive të shënjestruara ishin Rockstar Games, Revolut, Uber dhe BT/EE. Sulmet ndaj këtyre kompanive u realizuan kryesisht përmes teknikave të inxhinierisë sociale. Këto metoda përfshijnë mashtrimin e punonjësve për t'i bindur ata të hapin lidhje të rrezikshme ose të zbulojnë informacione konfidenciale, duke u dhënë hakerave akses në sistemet e brendshme.

Pse u lirua në të njëjtën ditë me dënimin?

Fillimisht, Kurtaj ishte dënuar me qëndrim të pacaktuar në një spital të sigurisë së lartë, për shkak të gjendjes së rëndë të autizmit. Më pas, në janar, ai u vlerësua si i aftë për tu gjykuar dhe u transferua në një burg të zakonshëm. Në seancën e fundit, gjykatësi Turner vendosi se koha që 21-vjeçari kishte kaluar në spital dhe në paraburgim ishte e mjaftueshme. Për këtë arsye, ai u dënua, por u lirua me kusht në të njëjtën ditë.

Megjithatë, Kurtaj do të jetë nën një urdhër pesëvjeçar për parandalimin e krimeve të rënda. Ky urdhër vendos kufizime në aktivitetin e tij në internet, përfshirë ndalimin e përdorimit të platformave Telegram dhe Discord. Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi iu drejtua të riut duke i thënë se ishte shumë i talentuar, por e paralajmëroi të mos e përsëriste më një sjellje të tillë.

Sulmet shkaktuan miliona paund dëme

Sipas vlerësimeve, sulmet kibernetike të Kurtajt dhe grupit Lapsus$ u shkaktuan kompanive të prekura dëme prej rreth 10 milionë paundësh. Përveç kompanive, hakerat shënjestruan edhe investitorë të kriptomonedhave, duke përdorur informacionet e vjedhura nga sistemet e bizneseve. Prokuroria pretendoi se grupi kishte përvetësuar të paktën 300 mijë dollarë nga viktima individuale.

Kurtaj u deklarua gjithashtu fajtor për sulme fizike ndaj punonjësve gjatë kohës që ishte në paraburgim, përfshirë disa raste kafshimi. Në burg, ai u kap edhe me një telefon celular, të cilin e kishte përdorur për tu dërguar mesazhe tallëse policëve dhe për të publikuar përditësime në Snapchat./Dosja.al

Arion Kurtaj

Sondazh

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...