Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Një pjesë e bazamentit të rrugës në aksin Bajram Curri–Cernicë është shembur, duke detyruar autoritetet të ndërpresin qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut që paraqet për sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

TROPOJË- Reshjet e shiut dhe dëborës kanë sjellë problematika në disa zona të Qarkut të Kukësit, ndërsa situata më problematike paraqitet në bashkinë e Tropojës. Një pjesë e bazamentit të rrugës në aksin Bajram Curri–Cernicë është shembur, duke detyruar autoritetet të ndërpresin qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut që paraqet për sigurinë e drejtuesve të mjeteve.
Sipas raportit të strukturave të emergjencave civile, deri në orën 08:30 të datës 24 nëntor, në territorin e qarkut janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa gjatë natës ka pasur reshje të lehta dëbore në zonat mbi 700 metra lartësi. Dëmtimi më i rëndë është evidentuar në kilometrin 2+680 të segmentit Bajram Curri–Cernicë, ku shembja e bazamentit ka vënë në rrezik qëndrueshmërinë e trupit të rrugës.
Pas verifikimeve në terren, autoritetet kanë vendosur bllokimin e këtij segmenti për të shmangur aksidentet e mundshme. Policia e Tropojës është angazhuar në terren për zbatimin e masës, ndërsa automjetet po devijohen drejt aksit alternativ Sopot–Ura e Bujanit. Ndërkohë, grupet e punës dhe subjektet kontraktore vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e akseve nacionale nga gurët, inertet dhe materialet e depozituara nga reshjet.
Sipas autoriteteve, të gjitha rrugët nacionale në qark janë të kalueshme, me përjashtim të segmentit Bajram Curri–Cernicë. Në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika të tjera të rëndësishme. Probleme janë evidentuar edhe në furnizimin me energji elektrike.
Aktualisht, pa energji rezultojnë Njësitë Administrative Mamëz dhe Surroj, si dhe 16 abonentë në fshatin Çerem, në Njësinë Administrative Margegaj të bashkisë Tropojë. Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, ai vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës./Dosja.al
PRRENJAS- Një pjesë e qytetit të Prrenjasit vijon të jetë pa energji elektrike prej afro 20 orësh, për shkak të nj...
GJERMANI- Situata nuk lë shumë vend për qetësi: "Ashtu si vitin e kaluar, edhe sivjet kemi konstatuar, se Gjermania është re...
TIRANË- Katër persona, dy ushtarakë, një gardist dhe një person tjetër, janë vënë në pranga pasi qarkul...
TIRANË- Rënia e euros ka sjellë që pas 23 vitesh çmimet e apartamenteve në vend të tregtohen në monedhën vendase...
TIRANË- Investimet nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar vlerën e investimeve shqiptare në Kosovë. Statistikat e Bankë...
TIRANË- Qeveria shqiptare parashikon të ulë huamarrjen në tregun e brendshëm financiar për vitin e ardhshëm. Sipas projektbu...
SHBA- Nvidia ka vendosur të rikthejë Jensen Huang në detyrën e drejtorit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm, duke përm...
Në Shqipëri, 39,2% e të anketuarve në vitin 2026 vlerësuan se cilësia dhe puna e institucioneve publike ishin përkeqësu...
Jakup Hasani FIER- Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur mëngjesin e s&e...
TIRANË- Pas ditëve me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm, e marta, pritet të sjellë një përmirësim t&e...