LIVE UPDATES
Politike

Hapja e listave, Bylykbashi dhe Vasili: Maxhoranca kërkon vetëm ndalimin e koalicioneve, presim të reflektojnë

24 July 2020, 18:32 Nga DOSJA
Hapja e listave, Bylykbashi dhe Vasili: Maxhoranca kërkon vetëm

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas mbledhjes së Këshillit Politik. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se nisma e opozitës është shumë e qartë që kërkon lista të hapura dhe të mos preken koalicionet dhe mënyra e shpërndarjes së mandateve.

Më tej Bylykbashi tha se  maxhoranca duhet të reflektojë dhe të pranojë hapjen e 100% të listave, pasi kjo çështje i takon vetëm Këshillit Politik.

“Sot, opozita e bashkuar bëri prezent në Këshillin Politik, ashtu siç ne kishim kërkuar dhe premtuar, qendrimin e saj të qartë në lidhje me një çështje themelore për reformën zgjedhore dhe për zgjedhjet, debatin në lidhje me ndryshimet për sistemin zgjedhor. Qendrimi i saj është shumë i qartë: nëse do të shkohet drejt hapjes së listave, listat duhet të hapen 100%, jo pjesërisht, me kusht që formula aktuale kushtetuese dhe ligjore e koalicioneve dhe formula për ndarjen e mandateve brenda koalicionit, të mos ndryshojë. Ajo që është fare e qartë për shqiptarët dhe për partnerët ndërkombëtarë është që Edi Rama, dashurinë e tij të fundit për listat e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore, për t’u bërë të pamundur shqiptarëve që, ndërkohë që u hapet lista dhe votojnë në mënyrë të veçantë kandidatët, e mbyll listën e partive, që zgjedhësit shqiptarë të mos e japin votën individuale për parti të veçanta. Pra, është një farsë, është një justifikim për Edi Ramën hapja e listave në funksion të këtij qëllimi, që të ndryshojë rregullat e garës së kundërshtarëve të tij politikë. Ne e bëmë shumë të qartë këtë qendrim.

Kërkuam pozicionimin politik të përfaqësuesve të maxhorancës që të shprehen, nëse është dakord me hapjen 100% të listave me kushtin që të mos ndryshojë formula e koalicionit dhe formula e shpërrndarjes së mandateve. Përfaqësuesi i maxhorancës, përgjatë gjithë mbedhjes së Keshillit Politik, refuzoi në mënyrë të vazhdueshme që ta bënte këtë, edhe pse i dhamë modelet se ku ekziston në Europë modeli i koalicionit që Shqipëria e ka tashmë prej 17 vitesh, është një traditë e konsoloduar kushtetuese dhe ligjore. Këto vende janë Belgjika, Hollanda, Danimarka, Letonia, janë një seri shtetesh, po të vazhdojmë, Italia, ky model është marrë fillimisht nga Italia, edhe në Greqi është aplikuar. Këto janë modele të vendeve nga është marrë dhe e përdorim ne prej 17 vitesh.

Nëse maxhorancës nuk i duket model diçka që ka funksionuar pa asnjë problem për 17 vite dhe ia ka bërë të qartë shqiptarëve forcën e çdo partie të veçantë, atë që ne po përpiqemi me lista të hapura të bëjmë të qartë – fuqinë zgjedhore që ka çdo kandidat, i cili merr mandat për të shkuar në parlament, – është e qartë se e gjithë kjo përpjeke e Edi Ramës është për të vrarë mundësinë e partive politike për të garuar ashtu si ato vendosin, me të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bashkuar e për të garuar në liri të plotë. Ne presim nga maxhoranca të reflektojë. Kjo është një çështje, ashtu siç thanë edhe partnerët ndërkombëtarë, është çështje e Këshillit Politik, duhet trajtuar në Këshillin Politik, me konsensus, gjithëpërfshirje dhe transparencë dhe sa kohë kjo nuk cënon marrëveshjen e 5 qershorit. Gatishmëria jonë është e plotë, ne erdhëm me propozim, kështu që çdo lloj përpjekje e maxhorancës e në veçanti e Edi Ramës, për të turbulluar, është e kotë në sytë e shqiptarëve“, tha Bylykbashi. 

Më tej ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, tha se PS nuk e ka hallin tek hapja e lsitave dhe kërkojnë vetëm të ndalojnë koalicionet. “PS sot qartësoi sot në Këshillin Politik, se çështja e listave e të hapura dhe se këtë gjë e kërkon populli nuk ishte asgjë, përveç se donin që të ndalonin koalicionet. Ne jemi dakord që të hapim listat. Për tu dhënë një detaj më shumë, se Gjiknuri na kërkoi ne që të gjenin 28 firma deputetësh për  ta dërguar nismën në Kuvend”, tha Vasili.

Këshilli Politik është mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet kushtetuese, por s’është arritur një marrëveshje. Gjiknuri kërkoi nga opozita të kishte propozimet konkrete, por kur dokumenti i shkoi mbi tavolinë ai është shprehur kundër. Opozita e bashkuar propozon që të hapen 100% listat dhe të mos preken koalicionet dhe shpërndarja e mandateve. Hajdari nga ana tjetër ka bërë me dije se është dakord me propozimin e opozitës jashtëparlamentare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bykykbashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura oerd bykykbashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin