"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
HARTA E RE/ Shkrihen 10 gjykata, Apeli mbetet vetëm në Tiranë
13 October 2021, 20:57Nga DOSJA
TIRANË– Harta e re gjyqësore do të jetë me 12 gjykata. Në dokumentin e publikuar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bëhet me dije se do të shkrihen 10 gjykata, Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini.
Gjykata do të ketë në Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Vlore, Gjirokastër, Korçë, Lezhë.
Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli që janë aktualisht është propozuar që të mbete vetëm një në Tiranë. Në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Shkodër, Gjykatat e Apelit do të shkrihen.
Ky draft pritet që të diskutohet mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së e KLP-së. Shkrirja e 10 gjykatave do të sjell shkrirjen automatikisht edhe të 10 prokurorive në shkallë vendi.
Vetë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi një javë më parë pas përfundimit të Konferencës me Këshillin e Lartë Gjyqësor se harta do të prezatnohet këtë javë pasi kërkon kohë si proçes.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Gjirokastrës lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 2019. Bëhet fjalë për një aksident të ndo...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë disa lëvizje në rang zëvendësministrash gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar mesditën e sotme mësohet se De...
FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se rreth orës 20:15 një makinë e drejtuar nga personi me iniciale E.S ka përplasur një motor. Dr...
VLORË– Dokumente të rëndësishme janë grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme në zyrën e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës dhe të pronave. Paraprakisht d...