Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Rasti është zbuluar përmes bisedave telefonike të administruara në dosjen penale. Këto biseda janë gjendur në aparatin e telefonit të Artan Gaçit, i cili është dhe bashkëshort i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë në një skemë korruptive në tregtinë e armëve.
Rasti është zbuluar përmes bisedave telefonike të administruara në dosjen penale. Këto biseda janë gjendur në aparatin e telefonit të Artan Gaçit, i cili është dhe bashkëshort i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Tashmë burrë e grua janë vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa pritet që nën hetim të vendoset dhe një ish-këshilltar i njohur i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Sipas burimeve pranë SPAK, rasti lidhet me disa transaksione në qindra mijëra euro, që janë kryer në një bankë në Austri. Transaksionet bankare janë të një periudhe kohore, kur Olta Xhaçka drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.
Kjo ministri ka kryer procedura tenderimi për blerjen e armëve dhe municioneve te një subjekt privat. Burimet pranë SPAK sqaruan se pjesa takuese e eurove për ministren Xhaçka është kaluar në një bankë në Austri, ku eurot më pas janë tërhequr nga një ish-këshilltar i saj dhe njerëz të afërt.
SPAK pretendon se ka arritur të sigurojë prova në telefonin e Artan Gaçit dhe se në disa raste, përmes këtij telefoni, ka biseduar me persona të tretë dhe vetë ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Bisedat janë të një natyre të tërheqjes së shumave financiare nga një bankë në Austri. Për të verifikuar këto biseda, prokurorisë së posaçme SPAK i është dashur të dërgojë letërporosi në Austri, me qëllim marrjen e të gjithë praktikës dokumentare në bankën austriake dhe një sërë provash të tjera.
Pas mbërritjes së përgjigjes nga Austria, prokurorët e SPAK kuptuan se transaksionet lidheshin direkt për përfitim financiar me çiftin bashkëshortor, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.
Në këtë skemë është përfshirë dhe një ish-këshilltar i ministres, i cili tashmë mësohet se është larguar nga vendi. Rasti po hetohet dhe pritet që në ditët në vijim SPAK mund të procedojë dhe me masa sigurimi ndaj personave të mësipërm.
Bëhet fjalë për një skemë korrupsioni në tenderat me procedurë sekrete për blerje armatimi dhe municioni nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Rasti në fjalë është regjistruar pas daljes së provave hetimore të një hetimi tjetër, duke u zbuluar një seri transaksionesh bankare dhe njëherësh disa komunikime në aparate telefonike.
Kujtojmë se para 1 viti, ndaj Artan Gaçit nisi një hetim nga prokurori Olsi Dado, i cili u vu në lëvizje pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Jugut.
Por ky hetim më pas u pushua nga Prokuroria e Posaçme dhe më pas u la në fuqi dhe nga gjykatat e vendit. Ndërkohë, tashmë ky është një hetim i ri, që ka zbuluar prova të reja, ndaj dhe prokurori Olsi Dado ka regjistruar dosjen për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë”./Syri.net
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar pengimin e gazetarit të SYRI-t, Elkier Bushkolaj, nga efekti...
reporteri TIRANË- Një moment i paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë. Në një moment ku situata ishte ...
TIRANË- Situata duket kaotike në Tiranë, pasi u është vënë flaka stolave plastikë dhe koshave të mbeturinave ...
pamje TIRANË- Tensione të shumta janë regjistruar në protestën e katërt radhazi në kryeqytet, e cila ka marrë për...
pamje TIRANË- Prej orëve të para të mëngjesit vijon revolta qytetare në rrugët e Tiranës, ku nuk kanë munguar p&e...
pamje TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e katërt të revoltës së dhunshme, kundër klasës polit...
TIRANË- Të rinjtë kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes shkrimeve në mure, duke shprehur pakënaqës...
pamje TIRANË- Protesta në Tiranë ka nisur prej orëve të para të paradites, ku protestuesit kanë dalë në rrugë...
pamje TIRANË- Mes tensioneve dhe përplasjeve që kanë shoqëruar protestat në Tiranë prej katër ditës...
pamjet TIRANË- Tensionet po vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku po zhvillohet protest...