LIVE UPDATES
Politike

Hije dyshimi: Kush pagoi për ndërtesën e institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi?

31 August 2019, 11:57 Nga DOSJA

Më 22 korrik, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përuruan ndërtesën e re të institucioneve të reja të drejtësisë, të quajtur “Poli i Drejtësisë”.

Në këtë ndërtesë do të vendosen Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLP), Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ), Inspektoriati i Drejtësisë (ILD) dhe Shkolla e Magjistraturës.

Ndërtesa e re, e sapo ndërtuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) si godinë për Shkollën e Avokatisë, u ble nga qeveria për 11 milionë euro.

Por historia e godinës ngre dyshime si në origjinën e saj, edhe në ligjshmërinë e blerjes nga qeveria.

Qendra e re e drejtësisë u ndërtua në zonën e njohur si Fusha e Aviaciont. Ish-kryeministri Sali Berisha, përpara se të largohej nga detyra, transferoi administrimin e 25 mijë metrave katrorë tokë nga Ministria e Drejtësisë te Dhoma Kombëtare e Avokatisë—një shoqatë private e avokatëve.

Me Vendimin Nr. 670 të datës 7 gusht 2013, qeveria e kaloi administrimin e tokës, të regjistruar në zonën kadestrale 8210, te Dhoma e Avokatisë, me qëllim ndërtimin e Shkollës Kombëtare të Avokatisë. Neni 3 i VKM-së përcakton se:

Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë e kanë të ndaluar të ndryshojnë destinacionin e pronës […] ta tjetërsojnë, apo t’ia japin për përdorim palëve të treta.

VKM-jap u bazua në nenin 13 dhe 15 të ligjit 8743 “Për Pronat Shtetërore”. Sipas nenit 15, pika c, përcaktohet:

Këshilli i Ministrave ndryshon përgjegjësinë e administrimit nga një organ shtetëror në një ent publik në raste kur [..]prona mund të përdoret për qëllime më të mira sesa nën administrimin e një organi tjetër publik apo shtetëror.

DHKA nuk është organ shtetëror apo publik, por një shoqatë private. Financimi dhe menaxhimi i saj nuk janë subjekt i mbikëqyrjes publike. Ajo drejtohet nga Maks Haxhia, i cili jo vetëm ka luajtur një rol domethënës në reformën në drejtësi si anëtar i Komitetit Drejtues të EURALIUS, por është edhe avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge dhe korrupsion, si dhe avokati i ish- Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, i larguar nga detyra nga KPA-ja.

Është e qartë se transferimi i tokës në vitin 2013 u krye në shkelje të ligjit. “Dhurata e Lamtumirës” e qeverisë Berisha ngriti probleme dhe pikëpyetje.  Për shembull, Saimir Visha, atëherë Kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, pohoi më tetor 2013 se:

“Shikohet e pamundur ndërtimi i Shkollës Kombëtare te Fusha e Aviacionit, ku qeveria e ikur na ka falur 25 mijë metra katrorë, gjë që ka krijuar shumë pikëpyetje. […] Një sipërfaqe e tillë ka krijuar dyshime dhe aq më tepër që nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë ajo nuk po regjistrohet.”

Këto probleme u zgjidhën më 17 shkurt 2016, kur Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga Kreministri Edi Rama, vendosi t’i japë lejen e ndërtimit Dhomës së Avokatëve për ndëtimin e ‘Korpus Avokatia’, shkollës së avokatisë.

Në 22 prill 2016, Dhoma e Avokatisë bëri thirrjen publike për “ndërtimin e korpusit kombëtar të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.”

Ndërtimi i ‘Korpus Avokatia’ nisi në vitin 2017 dhe media raportoi atëherë se ai është një projekt privat. Më 28 gusht 2017, Monitori raportonte:

Burimet pranë projektit shpjeguan se kjo godinë i dedikohet mësimdhënies dhe ka burime financimi privatët dhe do të menaxhohet nga privatët. Korpusi i avokatisë është konceptuar si godinë multifunksionale me ambiente mësimdhënie, zyra, bare dhe restorante dhe ambiente parkimi. Dhoma e avokatisë është angazhuar në këtë projekt.

Ndërsa burimet financiare për ndërtimin e kësaj ndërtese ishin të paqarta dhe të padokumentuara, një problem, në dukje pa lidhje, u krijua në zyrat e Komisionit Evropian.

Në maj 2017, Komisioni Evropian dhe qeveria shqiptare vendosën të shkurtojnë me 50 milionë euro fondet e caktuara për reformën në drejtësi, me justifikimin për të ulur “shpenzimet e mëdha” për “godinat e reja të gjykatave”.

Si rezultat, institucionet e reja të drejtësisë, të cilat u formuan një vit më vonë, mbetën pa zyra.

Në dhjetor 2018, Ora News raportoi se qeveria ishte në bisedime me Dhomën e Avokatëve për të marrë ‘Korpus Avokatia’, e cila në atë moment ishte ende e pambaruar.

Më 17 prill 2019, qeveria Rama miratoi vendimin numër 234, i cili parashikonte ngritjen e një grupi pune ndërinstitucional, me qëllim zhvillimin e “një plani integrues për ‘Polin e Drejtësisë’ [..]në zonën kadestrale 8210, Tirana […] përfshirë […] godinën e ngritur në këtë tokë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.”

Plani zhvillues duhet të siguronte zyra për KLGJ-në, KLP-në, ILD-në dhe Shkollën e Magjistraturës.

Përfshirja e Shkollës së Magjistraturës është e jashtëzakonshme, duke qënë se qeveria organizoi më 2015 një konkurs ndërkombëtar arkitekture për zgjerimin e kampusit ekzistues të ndërtesës dhe krijoi ‘Pallatin e Drejtësisë’, në të cilin do të vendosej edhe Gjykata e Lartë.

Për këtë qëllim, në vitin 2017 qeveria i dha Shkollës së Magjistraturës  3 205 metra katrorë tokë shtetërore më shumë. Gjendja e tanishme e këtij projekti është krejtësisht e paqartë.

Sipas VKM-së 234, grupi ndërinstitucional i punës duhet të fillonte bisedimet me Dhomën e Avokatisë për të blerë ndërtesën ‘Korpus Avokatia’ dhe për të përgatitur një draft kontratë, e cila do të miratohej nga Këshilli i Ministrave.

Deri më tani nuk ka asnjë provë për miratimin e një kontrate të tillë dhe asnjë shenjë për ekzistencën e kësaj kontrate.

Për më shumë, ndryshimi i destinacionit të pronës, përdorimi i saj jo më për Shkollën e Avokatisë, por për institucione të tjera, është shkelje e VKM-së 670 të vitit 2013, e cila e ndalon në mënyrë të qartë këtë, dhe e kufizimeve ligjore, të cilat e ndalojnë qeverinë të blejë prona në tregun e pronave.

Megjithatë, më 22 korrik ‘Poli i ri i Drejtësisë’ u hap në ndërtesën e ‘Korpus Avokatia’ në praninë e të gjithë ndërkombëtarëve. Çmimi, sipas raportimeve në media, ishte 11 milionë euro. Për aq kohë sa asnjë kontratë nuk është bërë publike, është e paqartë se kujt i janë paguar këto para dhe sipas cilit vendim apo ligj.

Le ta përmbledhim:

— Në 2013, qeveria Berisha i dha një shoqate private, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, 25 mijë metra katrorë tokë shtetërore për të ndërtuar Shkollën e Avokatisë.

— DHKA nuk mund të ndërtonte mbi atë tokë deri në momentin që Qeveria Rama miratoi në vitin 2016 lejen e ndërtimit.

— Ndërtimi filloi në vitin 2017 dhe u financua nga burime të panjohura, përmes një procesi opak.

— Përpara se të mbaronte ndërtimi i ‘Korpus Avokatia’, qeveria Rama nisi bisedimet për ta blerë mbrapsht godinën dhe tokën e dhuruar.

— Vlera asnjeherë nuk u bë publike. Asnjë kontratë nuk u bë publike, e cila, me siguri, edhe nëse është firmosur, është në shkelje të VKM-së së miratuar në 2013, e cila në vetvete ishte në shkelje të ligjeve shqiptare.

Një pyetje tjetër është ku i gjeti qeveria shqiptare 11 milionë euro, duke qënë se ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se nuk ka para për të ndërtuar ndërtesën e Teatrit të ri Kombëtar.

Pse ka gjithmonë para për t’u transferuar në xhepat e miqve të reformës në drejtësi, por kur vjen puna tek arsimi, shëndetësia apo kultura, çdo gjë i jepet partnerëve ‘privatë’, të cilët nuk janë të interesuar në maksimizimin e përfitimit publik?

Reforma në Drejtësi është kthyer në një biznes fitimprurës për ata që qarkullojnë në orbitën e saj. Ajo i ka dhënë një brezi të ri të mbështetësve të ‘Rilindjes’ një mënyrë për të arritur në majat më të larta të pushtetit gjyqësor dhe, bashkë me të, edhe zyra luksoze.

Askush nuk shqetësohet se pse një gjë kaq e rëndësishme dhe e domosdoshme, si ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, është e rrethuar me kaq shumë pikëpyetje për ligjshmërinë dhe financimin e tyre.

Ndoshta ky transaksion i errët pasurish të patundshme është metafora më e mirë që mund të ishte gjetur për vetë drejtësinë e reformuar.

Marrë nga Exit.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rofermae re ne drejtesi rofermae re ne drejtesi


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin