LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia e një psikologeje shqiptare që pandemia e bëri paciente

5 May 2021, 14:54 Nga DOSJA
Historia e një psikologeje shqiptare që pandemia e bëri paciente

Ankth dhe stres në të njëjtën kohë. Kisha dy halle mbi supe”, tregon e buzëqeshur psikologja K.L. 29-vjecare.

Natyra na përball me gjëra që ndonjëherë edhe nuk i mendojmë, qoftë kjo edhe për ata që e ndjejnë veten të fortë mendërisht. K.L është një psikologe e cila përpara pandemisë ka punuar në një nga shkollat e kryeqytetit, por më pas ndihmoi edhe persona të tjerë për të kaluar gjendjen e pandemisë. Ajo tregon se Covid-19 goditi fort mbi të edhe pse në sy të pacienteve të saj ajo dukej e lumtur edhe e qetë.

“Ne terapistët jemi të mësuar dhe ndoshta të vetë-krijuar për të fshehur emocionet. Këtë duhet të bëjmë përpara pacientëve tanë në fund të fundit. Pandemia tek unë krijoi të njëjtën gjendje si tek pacientët e mi edhe pasi e kalova Covid-19. Kisha ankth dhe stres pavarësisht se unë dija teknika për t’u qetësuar ndryshe nga pacientët e mi”, tha ajo.

Psikologja tregon se në një kohë kur ajo duhet të ishte mbështetje për të tjerët, kishte nevojë vetë për mbështetje psikologjike. Me telefonin që nuk pushonte dhe me problemet e pafundme që dëgjonte dita ditës të cilat rrotulloheshin vetëm ndaj pandemisë dhe sëmundjeve, psikologja përjetoi gjendje ankthi dhe tregon se metodat që kishte mësuar për t’u qetësuar nuk po ndihmonin aspak.

Në tregimin e saj ajo i mëshon faktit se kishte raste kur në mëngjes kur binte telefoni nga ndonjë pacient, ngrihej me sy të fryrë se kishte qarë gjithë natën. E shpesh arsyeja ishte se ndjehej në faj se nuk kishte zgjidhje konkrete për pacientët e saj.

“Puna jonë kryesore është që njerëzit të na besojnë, por kur unë nuk kisha besim te vetja, nuk mund të isha e mirë për pacientët e mi. Tani kujtoj ditët, kur gjatë paradites trajtoja pacientët në ankth, në depresion, i këshilloja flisja me ta për problemet e tyre, i mësoja si të kalonin gjendjen e vështirë. Flisja me persona të tjerë e i bëja që të më besonin problemet e tyre, por në darkë shpërtheja në të qara e kisha mendime të frikshme”, thotë K.L.

Psikologja tregon se profesionin e saj e ka pasur ëndërr gjithë jetën.

Ka qenë një ndër pasionet e saj më të mëdha e punën e saj e bën me dëshirë. Sipas saj ndërveprimi në komunikim me njerëzit për psikologët që e duan punën është një qetësi për ta, por këtë herë nuk ishte.

Siç e përcakton psikologja, këtë herë “i kishte dalë situata nga duart”. Që prej fillimit ajo shpjegon se kishte ditë kur anulonte bisedat sepse e humbte kontrollin. Tregon se qëndronte gjithë kohën vetëm duke qarë e duke mos gjendur arsyen pse deri kur kishte vendosur që të merrte ndihmë nga profesionistë.

“E gjitha çfarë më shqetësonte më shumë ishte se po e humbja kontrollin mbi veten, mbi gjendjen time”, shton ajo.
Pandemia mes orareve kufizuese, izolimeve, apo shpesh herë edhe shpërthimeve të njerëzve për liri dhe vdekjeve të njëpasnjëshme, krijoi një situatë të vështirë për të gjithë.

Raportet të ndryshme përgjat një viti pandemi tregojnë se cdo sferë e jetës u ndikua. Fakti që kjo gjendje po vijon ende dhe nuk i dihet se kur do të ketë një përfundim nxit edhe më tej gjendjen e vështirë mendore. Situata në vendin tonë gjatë pandemisë ishte tepër e vështirë.

Rreth dy muaj më parë të dhënat zyrtare të raportuara treguan se rreth 46.000 pereona kanë marrë këshillim psikologjik dhe ekspertët shëndetësorë në vendin tonë konfirmuan se pandemia ka dhënë efekte të drejtpërdrejta në shëndetin mendor.

29-vjeçarja tregon se gjatë fillimit të pandemisë kishte një rritje të menjëhershme të rasteve me probleme të ndryshme të shëndetit mendor me të cilët bisedonte dhe nuk e ndjente peshën e vetes, por më vonë u detyrua që të fliste me një miken e saj psikologe, duke mashtruar realitetin.

“Ka pasur shpesh rast gjatë këtij viti kur thoja, “boll nuk do t’i hap më askujt telefonin do qetësoj veten fillimisht”, por kur shihja njerëz që më besonin dhe përveç meje nuk kishin askënd qoftë edhe për të folur stepesha sepse mendoja që bëja keq. Por më pas u detyrova të ndaloja sepse nuk ishte diçka e kontrollueshme për mua.

Tashmë jam në një tjetër fazë. Kur mendoj se çdo gjë ka qenë një moment i keq dhe unë isha e mbingarkuar”, tregon më tej psikologja.

Të dhënat e përgjithshme nga urdhri i psikologut kanë shpjeguar më herët 70% e telefonuesve kanë qenë femra dhe ato që e kanë përjetuar më shumë këtë situatë kanë qenë nënat me fëmijë të moshës 30-35 vjeçe për shkak të ngarkesës së shumtë qoftë të punës online edhe të përkushtimit të fëmijëve edhe mësimit të tyre online, ndërkaq rrallë është ditur se mes tyre gjendjen e depresionit dhe ankthit e ka vuajtur edhe një psikologe.

“Gjendja im tashmë është e qetësuar fal miqve të mi në të njëjtin profesion, por ajo kohë ka qenë tepër e vështirë dhe ka qenë hera e parë kur jo vetëm i kam kuptuar pacientët e mi, por edhe kam ndjerë çdo fjalë të tyre”, përfundon ajo./ Gazeta”SI”

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet historia e psikologes historia e psikologes

Sondazh

Aktualitet 5 May 2021, 11:17

BRITANI– Trafikanti shqiptar i drogës Agim Toska,  i cili fshehu kokainën nën parket, është urdhëruar që të paguajë mbi gjysmë milioni paund të fituara nga akti...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin