"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Ekonomi
Historia e rusit që ndihet shqiptar, Flavio: Do bëhem berber, di zakonet e historinë
5 February 2022, 17:29Nga DOSJA
TIRANË– Të gjithë e njohin si Flavio nga Tirana, pak janë ata që e dinë emrin dhe historinë e vërtetë të 22-vjeçarit. Ai është Veaceslav Zyka, djali i dy prindërve rusë, që ka lindur në Moldavi. Pas disa ngjarjeve në familje, ishte historia e nënës së tij dhe babait birësues ajo që e solli Flavion në Shqipëri, në atë kohë ishte 5 vjeç. Ai thotë se është shqiptar dhe se me Moskën e largët e lidh vetëm origjina e nënës.
Pjesë nga biseda:
Flavio: Unë origjinën nuk e kam shqiptare por ruse, pasi nëna imë është ruse. Unë kam lindur në Moldavi kam jetuar disa vjet me nën atje më pas në 2005, vendosëm që vinim përgjithnjë këtu në Shqipëri dhe ky vend më ka pëlqyer menjëherë. Ishte si dashuri me shikim të parë, unë ndjehem shumë mirë këtu kam përfunduar shkollën, kam shokë, shoqe dhe punoj këtu
Gazetarja: Gjuhën ruse e flet?
Flavio: Nuk është se e flas mirë, por arrij të kuptoj. Unë di shumë mirë rumanishten.
Gazetarja: Ndihesh shqiptar apo rus?
Flavio: Të jem i sinqertë, unë ndjehem shqiptar.
Gazetarja: Prindërit e tu janë të nga Rusia, si erdhe në Shqipëri?
Flavio: Kemi kaluar një kohë jo të mirë, mami shkoi në Greqi për të punuar dhe atje u dashuar me një shqiptar dhe që prej asaj dite ata janë të lumtur bashkë. Kështu erdhëm dhe në në Tiranë.
Gazetarja: Midis pasaportës ruse dhe asaj shqiptare, kë do të zgjidhje?
Flavio: Shqiptaren, pasi i njoh zakonet, traditën, gjuhën dhe historinë. Me Rusinë më lidh origjina e mamasë.
Djali rus thotë se nga Shqipëria mund ta largojë vetëm një arsye e madhe, planet për të ardhmen i ka të qarta. Pasi të përfundojë kursin për berber, kërkon të hapë sallonin e tij.
Qeveria e Shqipërisë miratoi marrëveshjen me Kosovën për lehtësimin e procedurave doganore, që parasheh edhe hapjen e pikës doganore të Prishtinës në Portin e D...
Ende sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve e përdorin kartën kryesisht për të tërhequr para nga bankomati. Ulja e kostove të tregtarëve për të pranuar pagesa me ...
Çmimet e energjisë në tregun e lirë kanë arritur nivele rekord të larta të paimagjinuara ndonjëherë për bizneset, por edhe kompanitë publike të sektorit....
Të paktën 7420 biznese, që do të duhet të dilnin në treg të lirë nga 1 janari 2022, quhen tashmë pjesërisht të liberalizuara. Ata po e blejnë sot energjinë rret...
TIRANË– Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomise, Vasilika Vjero duke bërë me dije se gati 1 mijë punonjës shteti kanë në pronësi të tyre mjete lu...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme Programin Kombëtar të Kontrollit të Kancerit 2021-...
DURRËS– Përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit gjatë vitit 2021 ka njohur rritje të ndjeshme, duke arritur pothuajse në kufijtë e shfrytëzimit mak...
LUKSEMBURG– Banka e investimeve evropiane ka publikuar një raport mbi investimet në Bashkmin Evropian, ku thkesohet se pabarazitë sociale dhe gjeografike ...
Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.Në kraha...
Tre koncesione të shëndetësisë janë marrë në analizë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) sa i takon pagesave që janë bërë ndaj tyre nga Fondi i Sigu...