LIVE UPDATES
Bota

Historia e suksesit të qytetit Fuggerei mnë Gjermani, projekti më i vjetër i strehimit social në botë

25 August 2021, 07:10 Nga DOSJA
Historia e suksesit të qytetit Fuggerei mnë Gjermani, projekti më

GJERMANI– Imagjinoni, për një sekondë, nëse qiraja juaj do të ishte 88 cent. Në vit. Dhe nuk ka ndryshuar gjatë 500 vjetëve të ekzistencës. Po, e lexuat mirë. Mirë se vini në Fuggerei.

E vendosur në qytetin bavarez të Augsburgut, Fuggerei konsiderohet të jetë projekti më i vjetër i strehimit social në botë dhe vazhdon të sigurojë strehim të subvencionuar për banorët e Augsburgut që përballen me vështirësi financiare.

Sot, rreth 150 vetë banojnë në Fuggerei, të shpërndarë në 140 apartamente. Fuggerei merr rreth 30 deri në 40 aplikantë në vit, me një listë pritjeje që aktualisht është e gjatë 80 persona.

Mundësia e një familjeje për të filluar nga e para

Noel Guobadia është një 27-vjeçar i gëzuar që jeton në Fuggerei që kur ishte adoleshent. Nëna e tij, atëherë beqare, në vështirësi financiare u transferua me Guobadia dhe vëllain e tij më të vogël. Në fillim, Guobadia ishte i shqetësuar. “Është një pronë e vjetër ku shumica e njerëzve që jetonin atje në atë kohë ishin të moshuar, dhe unë vazhdoja të shqetësohesha se si do të funksiononte kjo,” tha ai për DW. “Ne ishim familja e parë me një sfond të qartë emigrantësh. Disa nga banorët mund të jenë shokuar prej këtij fakti.”

Vendosja e banesave në Fuggerei, e cila ofron hapësira për t’u mbledhur dhe inkurajon ndërveprimin shoqëror midis fqinjëve, ndihmoi në shmangien e çdo hezitimi. “Komunikimi zgjidh gjithçka,” tha Guobadia. “Ne të gjithë u ulëm në kopshtin e birrës. Ju ndihmoni personin që takoni rastësisht të verë në punë televizorin e tij, dhe shpejt iu krijohet ndjesia sikur keni një familje të dytë.”

Kur ishte 20 vjeç, ai u transferua në banesën e tij në Fuggerei, vetëm disa porta larg nga nëna dhe vëllai i tij. Ai ndihet si tek “gjyshet e gjyshërit” në Fuggerei me shokët e tij, me të cilët ndan shaka, birra dhe merr këshilla.

Një nga aspektet më unike të Fuggerei është qiraja e tij e pandryshuar vjetore, e cila korrespondon me më pak se 1€ në vlerën e monedhës së sotme. Për Guobadia, kostoja e ulët e jetesës së Fuggerei ishte një shans për të qenë në gjendje të zhvillohej si një i ri, pa stresin e përpjekjes për të marrë apartament me qira. “Fuggerei hoqi një nga frikërat e mia më të mëdha: isha në gjendje të jetoja me paratë e pakta që po bëja gjatë stazhit tim, sepse ajo barrë e madhe e qirasë u hoq,” tha ai. “Më është dhënë një shans të përqendrohem te vetja dhe të filloj të ndërtoj themelet për jetën time.”

Një ndjenjë e bashkësisë

Ilona Barber ka qenë banore e Fuggerei gjatë gjashtë viteve të fundit, pasi luftoi për të mbijetuar me pensionin e saj të ulët. “Për Krishtlindje, mora mesazhin se po bëhesha me apartament. Kjo ishte dhurata ime e Krishtlindjeve,” tha 71-vjeçarja. Ajo u transferua në një apartament në katin përdhes 55 metra katrorë me dy qentë e saj, dy mace dhe gjashtë zogj, duke u bërë pjesë e Fuggerei.

Kur ajo nuk punon në arkë pranë portës së përparme, duke mbledhur tarifën e hyrjes nga turistët – një nga burimet e të ardhurave të Fuggerei – ajo kryen punë të vogla për fqinjët e saj dhe merr pjesë në eventet e komunitetit si netët e filmit dhe orët e kafesë. “Unë e çmoj solidaritetin, komunitetin që kemi këtu,” thotë ajo. “Dhe fakti që nuk keni nevojë të numëroni çdo qindarkë.”

Fuggerei gjithashtu u siguron banorëve qasje tek dy punonjës socialë, përfshirë Doris Herzog, përgjegjësitë e të cilëve përfshijnë hartimin dhe rishikimin e aplikimeve, ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve midis fqinjëve dhe ndihmën në detyrat burokratike. “Unë kontaktoj me kompanitë e sigurimeve shëndetësore, shërbimet mjekësore dhe shpesh i shoqëroj njerëzit në takimet e tyre për t’u siguruar që ata të marrin atë që u nevojitet për të vazhduar të jetojnë në mënyrë sa më të pavarur në shtëpitë e tyre,” shpjegoi Herzog.

Rregullat e Fuggerei: ‘Lutjet e përditshme’

Nuk është vetëm qiraja e Fuggerei që ka mbetur e pandryshuar që nga viti 1521. Një rregull tjetër kyç: Banorët duhet të luten për themeluesin Jakob Fugger tri herë në ditë. Kushti është pjesë e kontratës së qirasë dhe lidhet me një kusht tjetër për të jetuar në Fuggerei: Qiramarrësit duhet të jenë katolikë. Ndërsa është mjaft e vështirë të kontrollohet nëse çdo banor i përfundon tri lutjet e përditshme, Herzog kontrollon statusin e aplikantëve në zyrën e famullisë për të siguruar që ata janë pjesë e komunitetit katolik.

Aplikantët gjithashtu duhet të jenë banorë zyrtarë të Augsburgut dhe ata që janë në gjendje ndihmojnë me punë të vogla rreth Fuggerei, të tilla si kopshtari ose të punojnë si roje nate. Dhe pas orës 10-të të mbrëmjes, portat në Fuggerei mbyllen zyrtarisht – banorët që duan të hyjnë pas asaj ore duhet t’i paguajnë një shumë simbolike rojes së natës në detyrë, zakonisht 50 cent.

‘Fshat brenda një qyteti’

Zona i ngjan një lloj komuniteti mesjetar të mbyllur, i mbushur me hapësira të gjelbra, një shesh të vogël ku banorët mund të ulen në bankat përreth dhe të bisedojnë, dhe një shatërvan. Banorët dhe stafi shpesh e përshkruajnë Fuggerei si “një fshat brenda një qyteti”.

Emri i zonës vjen nga themeluesi i saj, Jakob Fugger, një tregtar dhe sipërmarrës i shquar i Augsburgut, emri i familjes së të cilit ishte sinonim i tregtimit të bakrit. Ndërsa Fugger kërkoi nga qiramarrësit e tij të luteshin për të tri herë në ditë si një strategji për të kufizuar kohën e tij në purgator, ai ishte gjithashtu një pionier në drejtim të krijimit të strehimit të përballueshëm për të varfërit.

Astrid Gabler, kreu i komunikimit në Fondacionin Fugger, thotë se ideja e Fugger për të krijuar një hapësirë për qytetarët e varfër që të mëkëmben ishte e pazakontë për atë kohë. “Fugger u dha njerëzve mundësinë që të kenë të drejtën e privatësisë kur të bien në varfëri,” tha ai. Në atë kohë, familjet e varfra shpesh ndaheshin dhe dërgoheshin në shtëpitë e punës. “Fugger i mbajti familjet të bashkuara,” shpjegon Gabler. “Ai besonte se familjet që kishin privatësinë e tyre kishin një shans më të mirë për t’u rimëkëmbur.”

Më 23 gusht 1521, Fugger nënshkroi dekretin për themelimin e Fuggerei. Prona do të vazhdonte të rritej dhe të ndryshonte me shekujt në përparim: u shtuan më shumë apartamente, si dhe një dyqan dhuratash dhe muze për numrin në rritje të turistëve që e vizitojnë çdo vit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u ndërtua një bunker për të mbrojtur banorët nga bombardimet.

Duke parë në të ardhmen

Gabler thotë, se një komponent kryesor i festimit të 500-vjetorit të këtij viti ishte i ashtuquajturi “Kodi Fugger”, një plan për pasuritë e ardhshme të Fuggerei në të gjithë botën. “Jakob Fuggler krijoi Fuggerei “in exemplum”, që do të thotë si model,” thotë ai. “Ne duam që njerëzit të mendojnë për ndërtimin e Fuggerei-n të së ardhmes në të gjithë botën.”

Fuggerei është në pronësi të Fondacionit Fugger dhe mbështetet nga një fond i menaxhuar nga një Këshill i Lartë, i cili përbëhet nga anëtarët aktualë të elitës së familjes Fugger.

Pra, ndërsa Fuggerei avokon për strehim të qëndrueshëm dhe të pavarur social, nga njëra anë, ai mbetet i ndërthurur ngushtë me brezat e familjes Fugger. A do të ndjekin pasuritë Fuggerei të së ardhmes këtë model, bazuar në pasurinë private, apo do të jenë fondacione të financuara nga publiku? Apo një kombinim i të dyjave? Këto janë pyetje që Gabler shpreson t’i shtrojë gjatë festimeve vjetore të përvjetorit të Fuggerei.

Ndërsa Fuggerei dhe banorët e tij shohin drejt së ardhmes, përvjetori është gjithashtu një kohë për të reflektuar mbi të kaluarën dhe mbi rëndësinë e kësaj historie për shumë njerëz. “Unë isha personi më i ri që jetoja vetëm në projektin më të vjetër të strehimit social në botë. Unë duhet ta kisha marrë atë të stampuar në një bluzë”, tha Guobadia, duke qeshur. “Sa mirë është që mund të them, në moshën 27-vjeçare, se jam pjesë e historisë 500-vjeçare.”/DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fuggerei noel guobadia fuggerei noel guobadia

Sondazh

Bota 25 August 2021, 07:00

KOSOVË– Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli ka bërë të ditur se është rritur numri i grave shtatzëna të infektuara me coro...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin