LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia e trishtë e 12-vjeçares në Jemen, të cilën babai e martoi me detyrim, “lufta” e nënës për të shpë

11 May 2020, 07:18 Nga DOSJA
Historia e trishtë e 12-vjeçares në Jemen, të cilën

Hindi e ka lënë pas të shkuarën. 12 vjeçarja përshëndet me një buzëqeshje triumfuese. Para disa kohësh nëna e saj ia doli të fitojë gjyqin në favor të vajzës. Gjykata e shfuqizoi martesën, që babai kishte lidhur në burg për vajzën. Ai është i burgosur prej nëntë vitesh dhe ia kishte premtuar vajzën për martesë një të burgosuri të dënuar me vdekje

Hindi nuk është e vetmja vajzë jemenite që është përballur me një fat të tillë. Në Jemen shumë vajza të vogla detyrohen të martohen, megjithëse nuk kanë arritur atë moshë, ku mund të vendosin vetë si ta jetojnë seksualitetin e kur të martohen. Se kur vajzat e reja konsiderohen të gatshme për martesë, nuk është e përcaktuar qartë nga ligji në Jemen. Kështu vajza të vogla detyrohen të martohen nga prindërit, e në vitet e luftës kjo praktikë është shtuar edhe më shumë. Në këtë përfundim arriti në prill një grup pune i Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke theksuar, se ka shkelje të shumta e të rënda të të drejtave të fëmijëve, si vrasje, rrëmbime apo rekrutime si fëmijë-ushtarë. Hindi, që shkon në klasë të gjashtë, veç një motre, ka edhe katër motra, që babai i solli nga martesa e parë. Nëna e saj i rrit edhe ato në një apartament me dy dhoma në jugperëndim të kryeqytetit Sanaa.

E martuar me një burrë në burg

Historia e Hindit filloi para disa muajsh, kur ajo vizitoi babanë në burg. Ai i tha të bëhej gati për martesë. Do të martohej me një burrë që është në burg, rrëfen nëna për Deutsche Wellen. 30 vjeçari që kishte zgjedhur babai si dhëndërr ishte në burg për trafik droge dhe i dënuar me vdekje. Megjithatë ajo duhej të martohej, sipas aranzhimit që kishte bërë i ati. Në Jemen gratë kanë të drejtë të vizitojnë bashkëshortët një herë në javë

Hindi nuk është e vetmja që do të martohej në këtë familje kundër vullnetit të saj. Nëna rrëfen, se ende nuk e ka harruar dot fatin e dy motrave të Hindit. Sabrin po ashtu u martua me një të burgosur. Pas martese ajo u sëmur dhe mbeti me barrë. Motra tjetër Vadad po ashtu u martua si minorene, tani ka dy fëmijë. Të gjitha këto e detyruan nënën të kërkonte në gjyq prishjen e martesës. Por edhe pas gjyqit ende nuk ka qetësi. Dhëndri i refuzuar e ka kërcënuar me sms nënën, se do të vijë ta marrë “me dhunë” vajzën, nëse nuk vjen në burg ta vizitojë. Ky rast zgjoi vëmendje publike në Jemen.

Varfëria nxit martesat e vajzave të mitura

Për shumicën e vajzave është shumë e vështirë prishja e martesës. 17 vjeçarja Manal ishte 13 vjeçe, kur u martua me një burrë 20 vjet më të madh. Edhe kjo martesë përfundoi në divorc. Por Manal rrëfen, se nuk mundi ta duronte jetën në martesë. “Sa më shumë rritem e kuptoj, se sa e tmerrshme ishte kjo përvojë. Ka qenë një kohë e humbur.”

Martesat e vajzave të mitura argumentohen shpesh me traditat apo me fenë. Për këtë debatohet prej dekadash në Jemen apo në vende të tjera arabe, megjithëse përmasat e arsyet e kësaj praktike variojnë në rajone të ndryshme. Disa vende kanë vendosur ligjin për moshën minimale të martesës për vajzat 18 vjeç. Por kjo nuk do të thotë, se ky ligj respektohet kudo.

Kurse në Jemen shtimi i martesave të të miturave lidhet jo vetëm me traditën shoqërore, por edhe me varfërinë kronike, që për shkak të luftës shumë familje i ka çuar në mjerim. 24 milionë jemenitë janë të varur nga ndihmat humanitare. Programet e edukimit për ndalimin e martesave në moshë të vogël janë ndalur. Sipas një raporti të OKB-së, numri i vajzave të martuara nën moshën 18 vjeç është rritur tre herë më shumë në vitet 2017-2018.

Askush nuk i mbron viktimat

Statistika të sakta nuk ka. Por Ahmed al-Qurashi, president i organizatës së mbrojtjes së fëmijëve, Siyaj thekson në bisedë me DW, se numri i martesave të vajzave të mitura që nga viti 2014, vit i fillimit të luftës është rritur në mënyrë të pamasë. Arsyet janë të ndryshme. Nuk ka një instancë që zbaton të drejtat e fëmijëve, thotë ai. Në shumë rajone nuk funksionojnë gjykatat, policia. Sidomos në rajonet e varfra, që shënojnë edhe numrin më të madh të martesave të tilla. „Me shqetësim të madh vërejmë praktika dhe shkelje që bien ndesh me të drejtat e fëmijëve. Për shkak se viktimat nuk mbrohen, ky fenomen është shtuar.”

Lindjet të rrezikshme

Varfëria është arsyeja kryesore, thotë edhe psikologja jemenite, Balquees Abu Lahum. „Shumë prindër praktikisht nuk kanë asnjë të ardhur, në një kohë që kanë shumë fëmijë. Kështu shumë vetë e shohin veten të detyruar, t‘i martojnë vajzat me një burrë, që nuk e vret mendjen për moshën e vajzës.”

Martesa të tilla kanë pasoja katastrofike për vajzat, thekson Abu Lahum. Nëse lindin herët, shumë nëna të reja nuk e mbijetojnë lindjen. Të tjera vuajnë nga probleme psikike, të cilat u kalojnë fëmijëve. Psikologja kërkon që vajzat të kenë qasje në arsim dhe shoqëria të sensibilizohet më shumë. Por më e rëndësishme është një ligj i qartë për moshën minimale të martesës për vajzat. Por kush do ta bëjë këtë ligj, kur Jemeni prej vitesh nuk ka një qeveri funksionale që të marrë vendime për të gjithë vendin e t’i zbatojë ato.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin