LIVE UPDATES
Art&Argëtim

HISTORIA/ Enriko Kuça, patriarku shqiptar që sundoi 50 vjet Italinë

31 July 2020, 15:01 Nga DOSJA
HISTORIA/ Enriko Kuça, patriarku shqiptar që sundoi 50 vjet

TIRANË- “Kjo është historia e një burri, i cili që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore deri në fillim të Mijëvjeçarit të ri ka qenë në majën e fuqisë ekonomike italiane, duke luajtur një rol vendimtar në zhvillimin e vendit. Por ai gjithnjë ka mbajtur një pozicion të natyrshëm; aq sa në fillim të viteve ’80, emri i tij rezultonte praktikisht i panjohur. Shumë pak ishin të aftë që të kuptonin forcën reale të asaj që për shumë kohë ka qenë e vetmja bankë biznesmenësh italiane.

Ata të paktë që e njihnin këtë sekret, për respekt të vullnetit të themeluesit, mbanin të fshehtë çdo gjë. Enriko Kuça, (Enrico Cuccia) një burrë i imët dhe në dukje delikat, gjithnjë i veshur në të errëta, nga natyra enigmatik dhe nga shikimi depërtues, krijimin e tij më të madh ka pasur Mediobankën. Një kasafortë ku ka ruajtur për dekada çelësat e hyrjes së kontrollit të grupeve të mëdha sipërmarrëse në bazë të principit: fuqia e vërtetë mund të jetë e palidhur me pronën.

Kuça në fakt ka përfaqësuar fjalën vendimtare për asetet aksionere në shoqëritë e fuqishme si Pirelli, Montedison, Generali, Fondiaria dhe Olivetti. Edhe Fiat dhe familja Anjeli i detyrohen shumë “xhuxhit të rrugës Filodrammatici” që ka harxhuar një jetë të tërë për të ndërtuar traun e kapitalizmit italian, duke i qëndruar besnik thellësisht një zgjedhjeje; të garantojë stabilitetin e sistemit. Por gjatë viteve të fundit të jetës, personazhi Kuça ka qenë në vijën e parë të kronikave financiare e ekonomike.

Komentatorët e sulmuan atë dhe ndonjë nga sekretet e tij të pafundme doli në shesh. Por kush mund të thotë që e ka njohur me të vërtetë “gjeniun e të së keqes, i bindur se është engjëlli mbrojtës i kapitalizmit”, siç e kanë përshkruar? Kush mund të dijë se cili ka qenë sekreti i fuqisë së jashtëzakonshme që Kuça kishte mbledhur në duart e tij? Kush mund të gjejë rrugët e shumta përmes të cilave ai ia ka dalë mbanë të bëjë Medibankën qendrën jetike të ekonomisë së Italisë?

Familja e Enrikos i përkiste borgjezisë së kulturuar palermitane. Gjyshi Simone ishte një avokat i njohur, një prej të paktëve që jetonin në pallatin Carini (Palazzo Carini) në mes të qendrës qytetare, pak larg katedrales, dhe më pas në një vilë ndër më të bukurat në Evropë, pranë asaj që sot quhet për nder të tij rruga Simone Kuça (via Simone Cuccia). Origjina e familjes Kuça është shqiptare por nuk ekziston asnjë lidhje me një tjetër personazh shumë të njohur të komunitetit në Piana Degli Albanesi…”

Nga parathënia e librit “Një siçilian në Milano të Fabio Tamburinit”

Enriko Kuça ka qenë protagonist kryesor i ekonomisë italiane për 50 vjet, njeriu i pakteve dhe marrëveshjeve të brendshme në sallonin e lartë të familjeve më të mëdha të kapitalizimit të sotëm italian e evropian. Personazh i famshëm për maturinë e tij, për refuzimin e tij, për të folur para mikrofonave apo në publik. Një lloj misteri i gjallë që deri në fund nuk e ka lënë karrigen e tij në Institutin Ekonomik të Via Filodramatici.

Rinia

Me origjinë arbëreshe, Kuça lindi në Romë, më 24 nëntor 1907. Pas studimeve për drejtësi, hyn në zyrat e Sigurimeve Shoqërore e më pas punon për Bankën e Italisë. Njihet dhe martohet në vitin 1939 me Idea Nuova Socialista Beneduce (një nga tri vajzat e krijuesit të sindikatave Italiane, Alberto Beneduce; motrat quheshin Vittoria, Proletaria, Italia Libera, homazh i qartë i ideve socialiste të të atit). Nga martesa kanë lindur tre fëmijë, Aurea, Silvia dhe Pietro, për të cilët dihet shumë pak.

Lind Mediobanca

Kuça punon edhe në zyrën e studimeve të COMIT, drejtuar nga Ugo La Malfa. Me mbarimin e lu, ftës, Comit, i udhëhequr nga Raffaele Mattioli shpall themelimin e Mediobanka, më 10 prill 1946, me Kuçën drejtor. Qysh atëherë në më shumë se 50 vjet histori, kjo bankë është epiqendra e të gjithë operacioneve industriale dhe financiare më të rëndësishme të Italisë, por edhe më tej.

Paktet me sindikatën

Mediobanka aktivitetin e saj kryesor ia dedikon një grupi ngushtësisht të përcaktuar, asaj pjese tëshoqërisë ekonomike industriale që kanë pasur në dorë me të vërtetë zhvillimin ekonomik të Italisë që prej fillimit të viteve ’90; makinat “Fiat”, kimikatet “Montacini”, energjia elektrike “Edison”, goma “Pirelli”, metalurgjia “Orlando”.

Institucioni bankar bëhet një pikë referimi e pazëvendësueshme, duke mbledhur në kohë shumë të shkurtër paketa të rëndësishme aksionesh, ndër të cilat dallohen Generali, Pirelli, Montedison, Gemina, Fondiaria. Janë të gjitha grupe të përqendruara në duart e pak familjeve të mëdha, një rrethanë që ka ushqyer një debat të pafund mes kritikuesve dhe mbështetësve të aparatit gjigand ekonomik.

Të parët akuzojnë Kuçën për mbrojtën e interesave të disa ndërmarrjeve specifike, ose që ka penguar rritjen e sipërmarrësve të rinj dhe që ka qenë kundër një tregu modern financiar, duke privilegjuar instrumente kontrolli, siç janë për shembull, paktet me sindikatat.

Çështja Montedison

Ndër operacionet më të rëndësishme të Kuçës është ajo e lidhur me emrin ‘Montedison’. Ai që ka orkestruar shkrirjen në vitin 1966 të ‘Montecatini’, ndërmarrje kimike me vështirësi financiare me ‘Edison’, e pasur dhe me mundësi të shumta nga kombëtarizimi i energjisë elektrike.

Një ‘martesë e vuajtur’, siç dëshmon historia ekonomike, një kënetë në të cilën Kuça mbeti ngushtë, aq sa dhe e pranoi: ‘Montedisoni është Vietnami im’.

Për krijesën e tij, Kuça është detyruar të kujdeset shumë edhe disa herë në vitet pasardhëse, sidomos me vendimin për të shitur aksionet te ENI, jo shumë kohë pasi i kishte blerë ato. Kjo ngjarje i takon fillimit të viteve ’80.

Pak kohë më vonë, ai kryen një veprim të rrallë për karakterin e tij; nuk kundërshton ngjitjen e Raul Gardinit, që në vitet ’86-’87 merr kontrollin e Montedison. Kuça e kishte gjithnjë një plan dhe ishte gjithnjë disa hapa para të tjerëve.

Skeptikëve që e kritikuan për këtë tërheqje, plaku i heshtur ua ktheu përgjigjen shumë shpejt. Ishte vetë Gardini që do ti besonte Kuçës rikontrollin e grupit.

Goditjet e Kolosit

Kur Ferfin Montedison goditet nga një mal me borxhe, rreth 30 mijë miliardë në vitin 1993, Medibanka merr në dorë frerët dhe bind të gjithë sistemin bankar që të heqë dorë përveç kreditorëve, edhe nga pjesëmarrja në rritjen e kapitalit, duke e mbajtur kështu në jetë dhe duke evituar shkrirjen e ndërmarrjeve industrialisht të shëndosha. Ferfin ndërron emër dhe quhet Kompart. Që atëherë Mediobanka zotëron shumicën relative të aksioneve.

Libia dhe Fiat

Tjetër goditje e fuqishme e Kuçës ka qenë përfshirja në mënyrë artificiale të grupit Latiko të qeverisë libike të Ghedafit në shoqërinë Fiat në vitet ’70. Ai arrin të drejtojë edhe daljen e tyre në vitin 1986 duke mbajtur aksionet në çmime të pamundura.

Misteret e Sindona

Historia e Kuçës shoqërohet edhe me disa episode të zymta si “çështja Sindona”, e cila ishte një shoqëri drejt falimentimit. Për shkatërrimin e saj financiar akuzohet bankieri Kuça, i cili do të kërcënohet edhe me jetë. Pasi mësoi se jeta e tij ishte më e pasigurt se kurrë, sidomos pas vrasjes nga një killer profesionist të avokatit Giorgio Ambrosoli, të dërguarit të tij special të shoqërisë Sindona, Kuça ndiqet në heshtje pa ua bërë të ditur gjykatësve.

Vitet ‘90

Në gjysmën e dytë të dekadës nis tatëpjeta e vizionit të botës kuçane. Anus horribilis është viti 1997 me ‘jo’-në e zhurmshme të Pietro Marzotto, aksioner i Mediobanca për projektin e shkrirjes mes shoqërisë së vet dhe HDP, ish Gemina. Më pas i vjen radha mungesës së suksesit të Generali me sipërmarrjen Agl. Në fund, prishja e paprecedentë në historinë e Mediobankës, largimi i sekretarit të përgjithshëm Gerard Braggiotti, pas divergjencave të pandreqshme në vizionin strategjik.

Një mister që zgjat edhe pas vdekjes

Kur vdiq, në 23 qershor të vitit 2000, bankieri i famshëm nëntëdhjetë vjeçar i kishte lënë trashgimtarëve vetëm një llogari bankare me afërsisht 303 milion lireta, afërsisht 150 mijë euro të sotmet.

Edhe vila e tij e famshme në Meina, në brigjet e Lago Maggiore, me “20 dhoma dhe 5000 mijë metra lulishte” nuk i përkiste atij, por gruas. Në Meina, Kuça prehet në paqe për shumë pak kohë: në 2001, disa të papunë italianë zhvarrosin dhe vjedhin kufomën e të ndjerit dhe me disa letra anonime i kërkojnë drejtuesve të Mediobankës 7 miliardë lireta të kohës. Amatorë më shumë se kriminelë, ata do të kapeshin pak kohë më pas nga autoritetet lokale.

“Bankieri më i mirë i Evropës”, siç do ta vlerësonte miku i tij Andrè Meyer, dhe shumë personalitete të tjera, nuk la në fakt as testament. Ndoshta sepse, siç nënvizonte pasardhësi i tij në Mediobanka, Antonio Makaniko, “paraja për të ishte thjesht një mjet, asgjë tjetër”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur enriko kuça enriko kuça

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin