LIVE UPDATES
Aktualitet

“Një mijë lekë të qelbura janë…” Historitë e denoncimeve në Tiranë: Nëse s’e hetoni, do t’i bie… Prej 1 vit

31 August 2021, 11:41 Nga DOSJA
“Një mijë lekë të qelbura janë…”

Disa i zgjidhin problemet me tone të qeta. Shumë përpiqen t’i zgjidhin me dhunë. Dhe fare pak të tjerë janë aq të aftë dhe të përmbledhur se edhe kur i godasin dhe i rrahin ata ruajnë qetësinë dhe presin rrugëzgjidhje nga autoritetet. Por një 48 vjeçar që u godit me grusht në fytyrë nga pronari i një banese, pretendon se nuk ngriti dorë dhe as reagoi por e priti qetësisht. Veçse kushti i tij për policinë është i qartë dhe i prerë: “Hetojeni, dua që ngjarja të ndiqet ligjërisht, në të kundërt do ta godas edhe unë me grusht ashtu si më qëlloi ai”

Denoncimi dhe kërcënimi me grushte

Sipas burimeve për Gazeta ”Si”, 48-vjeçari nga Tirana shkoi në komisariatin numër 5 dhe mbasi kërkoi të shkruhej gjerë e gjatë historia e tij, u tha agjentëve që t’i masnin shenjën e zezë që i kishte mbetur si gjurmë në fytyrë. Fashikulli i policisë përmend se burri në pamundësi ekonomike kërkoi së bashku me familjen një banesë me qira në periferi të kryeqytetit. Pagesa e përballueshme për të dhe anëtarët e tjerë ishte pikërisht një shtëpi që kushtonte 15 mijë lekë të reja në muaj

“Ne ramë dakord që gjysmat t’i paguanim 15 ditëshin e parë dhe gjysmat në fund të muajit. Por në krye të muajit u binda se banesa ishte e pajetueshme dhe se aty nuk jetohej. Kështu që kryem pagesën për çdo ditë që ndenjëm dhe i njoftuam se do largoheshim. Gruaja e tij, doli në rrugë dhe na shau me zë të lartë. Kërkonte dhe dy javë të tjera ndonëse ne nuk do qëndronim. Ju kërkova mos të ofendonin se nuk kishte hije, por shanë gruan, mua dhe secilin nga ne për varfërinë tonë” thotë shtetasi në fjalë në denoncimin që u vendos në dispozicion gazetës “SI”.

Ndonëse mes palëve nuk ekzistonte asnjë kontratë noteriale veç asaj me fjalë, grindjet kanë vijuar edhe mes grave dhe nga ana tjetër burrat nuk kanë përtuar, por janë rrahur

“Ky person, A.T kërkoi ta likuidoj dhe atëherë për të shmangur sherrin i premtova që do ta paguaja sa më shpejt edhe për dy javët që nuk do qëndronim aty, por ai doli në rrugë dhe pa më thënë asnjë fjalë më qëlloi me grusht”

Policia i thotë Gazetës “Si” se pala tjetër këmbëngul se qiraxhiu i doli nga fjala dhe se debatet ndodhën veçse për t’u sqaruar.

“Është e vërtetë nuk shkuam tek noteri, por ajo banesë mund të ishte marrë me qira nga të tjerë. Por me dorë nuk e kam prekur”, dëshmoi i denoncuari, të cilit policia e ka urdhëruar të kërkojë ndjesë

Policia bën me dije për Gazetën “Si” se për të parandaluar vetëgjyqësinë, pra rrahjen me grusht të qiradhënësit do ta referojë çështjen nga komisariati numër 5 drejt prokurorisë për dëmtime me dashje.

“Një mijë lekë të qelbura janë…”

Por varfëria mund të shtyjë drejt ekstremeve të tjera. Një 1 mijë lekësh i ri, i pashlyer prej një viti mund të fusë burrat në sherr dhe ata vërtet nuk kanë ngritur armët kundër njëri-tjetrit, por ama i kanë rënë telefonit dhe e kanë thënë fjalën e fundit. Ngjarja ndodh sërish në zonën e Kamzës, ku edhe gjenden mjaft fasoneri.

Pikërisht në këtë lokalitet sipas policisë ka shpesh ankesa nga punëtorët për mos korrektesë me pagesat. Por një grua e cila ka fëmijë të vegjël, plot një vit më parë tentoi të punonte si rrobaqepëse pranë një biznesi në lagje. Gjithsej ajo punoi vetëm një ditë. “Më detyroheshin 10 mijë lekë të vjetra, më morën në provë dhe mandej nuk shkova më. Nuk mi dhanë asnjëherë ato para i thashë burrit” u shpreh gruaja para komisariatit numër 5.

Në të vërtetë ajo u thirr si dëshmitare për të dhënë alibinë e saj, mbasi i shoqi një natë telefonoi burrin e administratores së rrobaqepësisë. Shtetasi i kërcënuar G.G denoncoi se një tringëllimë e ziles së telefonit në mesnatë e zgjoi atë dhe ai e hapi telefonin: “një zë burri ulëriste ku e ke shtëpinë, do vij dhe do të vras ty, gruan fëmijët dhe më pas ka mbyllur telefonin”.

Nga verifikimet e policisë i thuhet gazetës “Si” se gratë e dy burrave kanë pasur gjatë një viti debate, ku e punësuar për vetëm një ditë kërkonte të drejtën e pagesës prej 1 mijë lekë të reja, kurse administratorja i përgjigjej; “1 mijë lekë të qelbura janë”/GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherret ne tirane sherret ne tirane

Sondazh

Aktualitet 31 August 2021, 10:00

DURRËS– Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që i kishte urdhëruar për të vrarë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin