"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Horrori në Elbasan! Lëvizjet e fundit, policia: Mici ishte në depresion, bleu…
5 February 2022, 06:42Nga DOSJA
ELBASAN– Horrori në Elbasan është zbardhur. Grupi hetimor ka bërë të ditur se viktima është identifikuar, ai është Armand Mici, 32-vjeç, banues në Elbasan. Rezulton se viktima, nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU. Grupi hetimor po vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.
NJOFTIMI:
Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volksëagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volksëagen Passat me targa AA 273 NU.
Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.
Në vitin 2021, arritën nivelin më të lartë që prej një dekade Covid-19 ka pasur një efekt negativ në çmimet e ushqimeve. Në fillim të vitit 2020, kur pje...
TIRANË– Dita e sotme do të jetë me temperatura të larta. E shtuna nis me kthjellime në mëngjes mirëpo gjatë orëve në vijim do të ketë diell dhe tempe...
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja makabër, ku një person është gjetur I djegur në sediljen e pasme të një makinë në zonën e njohur si Krraba...
TIRANË– Saimir Tahiri është shpallur fajtor! Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është njohur sot me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Gjyka...
TIRANË– Banorët e Paskuqanit kanë dalë sërish në protestë këtë të premte duke kërkuar që projekti i Unazës së madhe të ndryshojë dhe të spostohet në ...