"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
I dashuri i vrau djalin 8-vjeçar, nëna e lë kufomën për një vit në shtëpi
29 October 2021, 13:12Nga DOSJA
SHBA- Arrestohet nëna dhe i dashuri i saj për vrasjen e të birit 8-vjeçar që u gjend i dekompozuar pas një viti, në shtëpinë e tyre. Nëna e 3 fëmijëve, të cilët u gjetën duke jetuar me kufomën e vëllait të tyre të vdekur në shtëpi dhe i dashuri i saj u arrestuan mbrëmjen e së martës në një bibliotekë publike ku po kërkonin artikuj lajmesh për veten e tyre.
Krimi u zbulua pasi djali 15-vjeçar telefonoi 911, për të raportuar se ata kishin jetuar me kufomën e vëllait të tyre në shtëpi. Sherifi i Qarkut Harris Ed Gonzalez tha se Gloria Williams, 35 vjeç, akuzohet për mosveprim dhe ngatërrim të provave të kufomës. I dashuri i saj, Brian Coulter, 31 vjeç, akuzohet për vrasje. Të dy mund të përballen me më shumë akuza, shtoi Gonzalez. Të martën, eksperti mjekësor tha se 8-vjeçari vdiq si pasojë e lëndimeve të shumta me forcë. Hetuesit besojnë se Coulter e rrahu djalin për vdekje dhe më pas ai dhe Williams u larguan, duke i lënë fëmijët të kujdeseshin për veten e tyre ndërsa trupi i vëllait të tyre u dekompozua.
ABC13mësoi se çifti jetonte në një apartament vetëm 15 minuta larg në Westchase. Fqinjët i thanë ABC13 se 15-vjeçari mbështetej tek ata për ushqim. Erica Chapman ishte një nga banorët që vuri re se diçka nuk shkonte dhe ajo filloi t’i jepte ushqim atyre për gjashtë muaj me radhë.
“Nuk doja ta largoja duke i bërë pyetje, sepse e dija se po vdiste uria dhe kishte nevojë për ushqim”, tha Chapman.
Të tre djemtë u dërguan në spital, ku mjekët thanë se ishin të kequshqyer dhe me plagë. 7-vjeçari kishte fraktura në fytyrë dhe ka nevojë për operacion. Departamenti i Shërbimeve Familjare dhe Mbrojtëse të Teksasit po kërkon kujdestarinë urgjente të tre djemve.
VATIKAN– Për herë të dytë në histori, një president katolik i SHBA-së u takua mee Papën. Autokolona e Presidentit Joe Biden mbërriti në Vatikan pak para m...
GREQI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Greqi është shprehur se marrëdhëniet Gjermani-Greqi do të mbeten gjithmonë të ngushta dhe bash...
RUSI– Një grup prej 18 kombesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur “shqetësim të thellë” ndaj atyre që i kanë cilësuar...
SUEDI– Përgjigjja e Suedisë ndaj përhapjes së koronavirusit të ri, ka qenë shumë e ngadalshme dhe përgatitjet për t’u përballur me pandeminë kanë qenë të ...
BRITANI– Ish-udhëheqësi i partisë laburiste, Gordon Brown i ka bërë thirrje qeverisë britanike dhe vendeve të tjera të G20 që të organizojnë urgjentisht n...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka folur për një takim të mund...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur pak minuta më parë ka njoftuar se sot pasdite do të mblidhet Qeveria e Kosovës për...
ITALI- Një shtim i ndjeshëm i rasteve të reja me Covid-19 në Itali ka shqetësuar autoritetet ku javën e fundit janë regjistruar pothuajse dyfishi i infektimeve ...
KOSOVË– Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur para dy ditësh ka vënë saniksione për 7 persona dhe një kompani për lidhje me grupin ushtarak të Lib...