"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
I gëzuar që dha dorëheqjen Basha?Balla: S’ka rëndësi.Kallëzim të ri penal për CEZ, ka prova
23 March 2022, 10:47Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se Partia Socialiste po shikon mundësinë të bëjë një tjetër kallëzim për çështjen e CEZ-DIA. Pas mbledhjes së një grupi parlamentar, Balla tha se Prokuroria e Përgjithshme ka bashkuar kallëzimin e Ballës, me atë të një qytetari tjetër, ndërkohë që shtoi se ka detaje të tjera. Po ashtu, ka treguar se ka marrë përgjigje për 2 çështjet e kërkuara nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme, në të cilat implikohet ish-kryeministri Sali Berisha.
“Jeni i lumtur se u dorëhoq Lulzim Basha? S’kam asnjë koment për çështjen. Për ne ka rëndësi më shumë se kjo, paketa e rezistencës sociale. Kam marrë përgjigje për dy çështje që kam kërkuar. Kam depozituar dy kërkesa, një Prokurorit të Përgjithshëm, për kallëzimin penal të vjeshtës 2020 në ngarkim të disa shtetasve ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Për këtë kam marrë përgjigje, kur jam informuar nga zoti Kraja, se për këtë çështje është regjistruar procedim penal dhe që unë që kam bërë kallëzimin më thërrasin për të thënë gjithçka di dhe ndërkohë kam marrë informacion dhe jam informuar se ka pasur kallëzim tjetër nga një qytetar për sa i përket aferës së CEZ, e cila mbetet një prej aferave më të rënda në financat e vet që është dashur të hetohet. Çështjet janë bashkuar dhe mbi këtë çështje prokuroria, ka kërkuar pushim të çështjes. Do bëjmë kallëzim penal të ri për skandalin e CEZ-DIA, pasi kanë dalë gjëra të reja. Askush nuk mund të mbesë i padënuar për krimet që ka bërë. Ne kemi vetëm një aleat në këtë mandatin tonë të tretë, që është populli i thjeshtë dhe i zakonshëm i këtij vendi, për të cilin kemi plot detyrime”, tha Balla.
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se në krye të shtetit shqiptar mund të jetë edhe një gru...
TIRANË– Gazetarët kanë “ngacmuar” kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili sapo është kthyer nga një udhëtim në Greqi....
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e betimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci, para Presidentit, Ilir Meta. Pas ek...
TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi është shprehur se Lulzim Basha duhet të ishte dorëhequr që më 25 prill, kur humbi zgjed...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, është shprehur se puna për bashkimin e partisë ...
TIRANË– Rudina Hajdari ka komentuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Hajdari shkruan se dorëheqja e Lulzim Bashës...
GREQI- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis në Greqi....