"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
I nguli thikën dhe e përplasi me makinë, parandalohet vrasja në Bulqizë
2 December 2021, 12:48Nga DOSJA
BULQIZË – Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Bulqizës, ku një 30-vjeçar, i identifikuar si Arlent Tançi, i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ka qëlluar me thikë dhe ka tentuar ta vrasë me automjetin e tij duke e përmbysur në rrugë një bashkëqytetarin e tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen ‘Minatori’ të qytetit verior, teksa sipas policisë, ndërhyrja në kohë e saj ka bërë të mundur që ngjarja të mos përshkallëzojë më tej, duke bërë të mundur arrestimin e të riut problematik.
Njoftimi i plotë i Policisë për ngjarjen:
Bulqizë / Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, vihet në pranga 30-vjeçari i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në lagjen “Minatori”, po ndodhte një konflikt i ashpër mes dy shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se për shkak të një konflikti për motive të dobëta shtetasi Arlent Tançi, ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L. N., dhe më pas me automjet, e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë është bërë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Prokurori Arjan Ndoja nuk ka mundur të paraqitet në seancën e radhës gjyqsore duke bërë që ajo të shtyhet për një tjetër datë. Pikërisht sot ...
LEZHË- Mungesa e ujit të pijshëm prej kohësh po kthehet problem në disa zona të Lezhës.Një situatë e tillë e shoqëron prej vitesh këtë zonë. Banorët &ccedi...
TIRANË – Rikthehet në SPAK dosja e falsifikimit të pronave të Kasharit. Sipas dhomës penale, SPAK do duhet që këtë çështje që ka shpallur mos kompet...
TIRANË – Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për të lënë në masën ‘Arrest me burg’ për Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të cilët janë kunati dhe ish-tru...
TIRANË– Kreu i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë, Bajram Tirana ka zbardhur detaje nga takimi që pati me ministren e Financave, Delina Ibrahi...
TIRANË – Personat para dhe tetraplegjikë dolën ditën e sotme në një protestë përballë Kuvendit të Shqipërisë, njësoj si fermerët që protestuan javën ...