LIVE UPDATES
Aktualitet

‘I vodha 800 € gruas për kumar tek Tajvani’, 35-vjeçarja në Tiranë denoncon burrin/ Dëshmia shtang hetuesit: Ditën e

19 November 2019, 11:16 Nga DOSJA
‘I vodha 800 € gruas për kumar tek Tajvani’,

Në fillim të vitit hyri në fuqi ligji kundër lojërave të fatit. Dhjetëra biznese të basteve sportive që ekzistonin deri më 31 dhjetor ulën qepenat dhe nxorën në shitje orenditë. Gjatë gjithë vitit, policia në kërkim të zbulimit të bixhozxhinjve që luajnë baste fshehtas ka raportuar pothuajse përditë “suksesin”, kryesisht të referimeve në prokurori të shtetasve që organizojnë ilegalisht lojëra fati. Por, ndërsa duket sikur autoritetet ia kanë dalë mbanë, historia që Gazeta “Si” do të sjellë ekskluzivisht sot  tregon se tregu i bixhozit (ashtu siç kemi raportuar edhe më herët) vazhdon. Ndryshimi është se nëpër objekte nuk vendosen hapur tabelat që të ftojnë hapur për baste sportive.

Denoncimi

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Si”, gruaja e cila quhet Zamira D., pasi ka duruar gjatë vesin e të shoqit ka vendosur të flasë hapur me efektivët blu. Kallëzimi i nënës së një vajze 10-vjeçare, mban datën 4 nëntor 2019 dhe duhet thënë është një nga më të rrallët. Kjo pasi edhe më herët kur bixhozi lulëzonte, askush nuk trokiste për të qarë hallin pranë autoriteteve, për të afërm të rrethit të ngushtë. Aq më tepër gratë. Por siç  tregojnë dokumentet, vjen një moment që duhet thënë mjaft dhe kështu ka vepruar 35-vjeçarja që jeton në rrugën “Myslym Shyri” dhe punon për të mbajtur familjen, por edhe martesën. Ajo e ka denoncuar Florian D. me të cilin është e martuar prej një dekade, duke e akuzuar për vjedhje. Ai nuk ka vjedhur vetëm një shumë të hollash, por siç kuptohet ka thyer edhe besimin e partneres, së cilës i ka sosur durimi. Ai kishte kërkuar e rrëmuar nëpër sirtarët e rrobave në shtëpi, i kishte harxhuar lekët në bixhoz dhe pastaj ishte zhdukur për disa ditë.

Rrëfimi

Zamira sikurse evidentohet në materialet që Gazeta “Si” disponon, kishte mbledhur lekë borxh nga të afërmit për të kryer një operacion akut. Gruaja tregon “pas ndërhyrjes më tepruan  rreth 800 euro dhe këto i mbaja në shtëpi duke mos ia treguar bashkëshortit, për shkak se mund t’i merrte dhe t’i prishte, pasi luan bixhoz. Dua të them që këto para i   kisha futur në dollapin e rrobave, në një pjesë kartoni të mbuluara me çarçafë. Ishin të prerjeve; 4 copë 50-she dhe pjesa tjetër ishin 20-she. I kontrolloja shpesh dhe para një jave i pashë në vendin ku i kisha fshehur. Një ditë më pas im shoq nuk erdhi në shtëpi. Ai nuk u kthye edhe gjatë natës. Kjo gjë më bëri menjëherë të dyshoj, pasi një veprim të tillë ai e bënte kryesisht kur merrte para në shtëpi dhe nuk vinte në banesë. Herë pas here kur e bënte këtë gjë, ai linte edhe letra të shkruara ku thoshte “e kam bërë unë, paratë i kam marrë për të luajtur”. Ai më thoshte më tej “s’jam për familje e gjëra të tilla”. Duke  menduar këtë gjë shkova dhe kontrollova te vendi, lekët nuk ishin. E kam telefonuar dhjetëra herë, por telefoni i bashkëshortit ishte i padisponueshëm. Në mëngjes u nisa për punë dhe qëndrova deri në orën 16:30 dhe kur shkova në shtëpi kuptova që ai kishte qenë në shtëpi dhe kishte dalë sërish”, tha ajo në dëshminë e saj që e ka siguruar Gazeta “Si”.

I denoncuari për vjedhje, i cili është i moshës 39 vjeç, quhet Florian D. Ai punon në një fabrikë dhe siç thotë policia burri ka munguar disa ditë me radhë në shtëpi. Siç kuptohet, qëllimi i tij ka qenë shmangia prej gruas me të cilën ai është i martuar prej vitesh, kryesisht të pyetjes së saj mbi vesin e bixhozit. Por, siç mëson Gazeta “Si”, në të vërtetë pas kallëzimit për vjedhje, 39-vjeçari nuk u është shmangur dot forcave të policisë, të cilat e kanë kërkuar ngado dhe pasi e kanë gjetur, e kanë dërguar në drejtorinë qendrore ku dhe e kanë marrë në pyetje. Fillimisht si një të dyshuar dhe pastaj si një të akuzuar.

Ai pranoi thotë një burim i Gazetës “Si”, që i ka vjedhur paratë në shtëpi. Por ky krim ka ndodhur për shkak të “vesit”, pra varësisë nga bixhozi.

Floriani tregon: “Kontrollova rrobat, kontrollova një kuti lart ku mbaheshin çarçafët apo jorganët, aty gjeta shumën e eurove. Ditën e parë mora 100 euro dhe shkova te Tajvani me qëllim për të luajtur te kompjuterët, pasi luajta i harxhova. Në të njëjtën ditë u ktheva prapë në shtëpi. Mora edhe 200 euro të tjera. I humba edhe ato. Të nesërmen mora 100 euro të tjera, shkova përsëri te Tajvani te lojërat e fatit, dhe përsëri humba. Pjesën e mbetur e harxhova në ditët në vazhdim. Kur i humba të gjitha, kam ecur në këmbë pa asnjë orientim. Isha shumë i stresuar për paratë që humba. Shkova nga Liqeni Artificial. Mendova të hyja në liqen e të mbytesha, por mendova për vajzën dhe nuk e bëra atë veprim. Gjithë natën vetëm kam ecur. Nuk shkova fare në shtëpi. Fjeta në lulishten e spitalit. Isha shumë i mërzitur dhe kjo pasi luaj bixhoz”, tha ai në dëshmi.

Por si mundi gruaja pa pasur nevojën e policisë të zbulonte se kush ishte hajduti në shtëpinë e saj?

Me atë që shkruhet në materialin e policisë që Gazeta “Si” e disponon, kuptohet qartë që ajo i njeh mirë sjelljet e njeriut me të cilin ajo është martuar. Në procesverbalin e oficerit të policisë gjyqësore Ervis Brahja përmenden detaje shtesë.

Oficeri e pyet gruan: A mund të na thoni se a ka marrë herë të tjera para në shtëpi Florian D.?

Zamira: Kjo gjë ka ndodhur shumë herë. Ai ka marrë nga 500 mijë lekë deri në 200 mijë të vjetra. Këto ishin para që unë i grumbulloja herë pas here nga kursimet e mia. Kurseja shumë, pasi e dija që im shoq luante bixhoz si ato të ndeshjeve dhe të kompjuterëve. Ndaj kërkoj që im shoq të ndiqet penalisht për paratë e marra në shtëpi dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë gjë.

Oficeri e pyet për sjelljen e bashkëshortit pasi ai merrte lekë në shtëpi dhe ajo në këtë pikë tregon se sa herë 39-vjeçari kontrollonte shtëpinë dhe vidhte para, ai përherë “zhdukej”. Është pikërisht ky tipar i   bixhozxhiut që  e ka bindur të zonjën e shtëpisë se hajduti ishte i brendshëm.

“Jam e bindur që ai i ka marrë paratë. Florjani ka shumë borxhe te rrethi shoqëror dhe këtë e kam mësuar nga persona të afërm. Ai po ashtu ka marrë edhe kredira nëpër banka, të cilat ende nuk i ka shlyer”, tha ajo.

Nuk është dashur shumë përpjekje edhe për policinë që ta zbulojë hajdutin, i cili është hajduti më i paprecedent, është hajdut i shtëpisë së tij dhe për këtë akuzë do të përballet me autoritetet. Marrë nga Gazeta Si

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja denoncon burrin ligji për lojërat e fatit vesi i kumarit gruaja denoncon burrin ligji për lojërat e fatit vesi i kumarit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin