"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
I publikuan bisedat me kolegët nga Komisioni, Metaj: Do vazhdoj të bëj opozitë çdo ditë
22 February 2022, 14:31Nga DOSJA
TIRANË– Anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj ka reaguar pasi iu bënë publike bisedat e saj private me kolegët gazetarë, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Me anë të një statusi në Facebook, Metaj shkruan se prezenca e saj në Komision ishte shqetësim për maxhorancën mirëpo ajo thekson se do të jetë çdo ditë aty, për të bërë opozitën në këtë qeveri.
“Ermonela Felaj, përfaqësuese e Partisë Socialiste në komisionin hetimor të inceneratorëve ka shprehur shqetësimin për prezencën time në këtë komision meqë si e votuar nga parlamenti për AMA-n nuk e lejon ligji. Pra këta dashnorët e zbatueshmërisë së ligjeve, që me këto ligje kanë vjedh dhe abuzuar miliona euro me inceneratorët u intimidokan nga prezenca ime pa të drejtë fjale… duket që i kanë punët në vijë. Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Nëse shqetësohen dhe për kaq mund të kërkojnë largimin. Votat i kanë. Ama përgjegjësisë për korrupsionin nuk i shpëtojnë dot! Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë. Nuk i ndihmoj dot hallexhinjtë e inceneratorëve. Madje mund ta vë telefonin tim në dispozicion për të parë komunikimet me të gjithë gazetarët të interesuar për zbardhjen e aferës. Siç thotë dhe Andi Bushati nuk jemi gazetarë për të mbajtur sekrete por për t’i bërë publike. Good job Jorida Tabaku,“-shkruan ajo.
TIRANË – Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u kap duke mashtruar sot para Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve. Ai pretendoi se kishte ...
Ermonela Felaj: Ju folët për një vendim të ministrave, nën dijeninë time ministrat japin vetëm urdhra dhe udhëzimë, jo vendime, ju e keni, ne nuk e kemi, ju lut...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk po njeh limite. Gjatë debatit për inceneratorët në Komisionin Hetimor, i kërkoi kryetares Jo...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka përmendur të ndjerin Sokol Olldashi në debatin që nisi me kryetaren e Komisionit Hetimor për I...
TIRANË– Përfaqësues të ambasadës angleze ndodhen ditën e sotme të pranishëm gjatë Komisionit Hetimor për Inceneratorët, aty ku po jep dëshminë kryeta...