LIVE UPDATES
Politike

Idrizi pret batalionin e “Atlantikut”: Parada në New York, dedikim për Çamërinë

16 April 2019, 20:31 Nga DOSJA
Idrizi pret batalionin e “Atlantikut”: Parada në New York,

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka pritur ditën e sotme në një takim Shoqatën “Atlantiku”, dhe ish-anëtarë të Batalionit “Atlantiku”, të cilët iu bashkua UÇK-së, në luftën për çlirimin e Kosovës. Idrizi ka falenderuar shqiptarët e Amerikës, për faktin se parada shqiptare në New York do i kushtohet Çamërisë.

Kryetari i PDIU-së theksoi se duhet një ministri me kompetenca të plota për Diasporën, pasaporta shqiptare për këdo që ka rrënjët nga Shqipëria dhe vende të përcaktuara në Parlament për Diasporën.

Të pranishëm në takim ishin Gani Shehu, Kryetar i Shoqatës “Atlantiku” dhe ish komandant i Batalionit “Atlantiku”, Mark Gjonaj, anëtari i Asamblesë Shtetërore në Neë York dhe Marko Kepi, kryetari i shoqatës “Albanian Roots”.

 “Nuk ka shqiptarë që nuk e kujton se si 20 vjet më parë, burra shqiptaro-amerikanë, të cilët po linin Amerikën dhe u nisën për të luftuar me “kasapin” e Ballkanit, Millosheviçin. U jam shumë mirënjohës të gjithë shoqatave patriotike në Amerikës, që këtë vit kanë vendosur që Paradën Shqiptare në Neë York, t’ja përkushtojnë Çamërisë. Jam i bindur që ju që e keni larg atdheun, jeni më shumë patriotë dhe e kuptoni që Çamëria plotëson hartën identitare të kombit shqiptar.

Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan për Shqipërinë politike që ne kemi sot. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, është një çështje e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ne kemi qenë gjithmonë të vëmendshëm ndaj Diasporës së Vjetër dhe Diasporës së Re. Kemi qenë e para parti politike, të cilët kërkuam që Shqipëria të kishte një ministri për Diasporën. Fatmirësisht e kemi sot, por jo në dimesionin që duhet. Janë 1.6 milionë shqiptarë që janë larguar pas viti 1990-të, që tregon se duhet që diasporës ti jepet më shumë rëndësi. Ministria e Diasporës, jo thjeshtë një ministri shteti, por është një detyrim shumë i madh i shtetit shqiptar, për Diasporën e Vjetër dhe Diasporën e Re. Ne do punojmë fort që ministria e diasporës, të ketë përmasat dhe rëndësinë që duhet.

Çdo shqiptar me orgjinë shqiptare, duhet të pajiset me pasaportën shqiptare. Kushdo që vjen nga rrënjët shqiptare, duhet të marrë pasaportën shqiptare.

Ne kemi propozuar që për Diasporën, Shqipëria të jetë një zonë e lirë ekonomike, ku biznesmenët e Diasporës të kenë mundësi të investojnë. Ne duhet ti japim mundësi çdo shqiptari, që kërkon të investojë në Shqipëri, ti krijohen të gjitha kushtet që ata të vijnë në vendin e tyre.

Besoj i keni dëgjuar diskutimet që po bëhen për votimin e emigrantëve. Është e pamundur që të kemi zgjedhje normale në Shqipëri, jo më në emigracion. Prandaj PDIU ka propozuar që fillimisht ne ti kthehemi modelit të vendeve të përcaktuara nga Diaspora në Parlamentin e Shqipërisë. Pra, Diaspora duhet të ketë në Parlament, vende të përcaktuara. Nuk është një model i ri, por mjaftojmë të kujtojmë periudhën e Mbretit Zog, ku 1 deputet vinte nga Vatra në Amerikë dhe 1 deputet tjetër vinte nga Arbëreshët e Italisë”, – tha Shpëtim Idrizi.

Më pas fjalën e mori kryetari i Shoqatës “Atlantiku” dhe ish komandant i Batalionit “Atlantiku” Gani Shehu.

“Bataljoni fillimisht dhe më pas Shoqata “Atlantiku” kanë në pjesë të tyre shqiptarë anembanë botës. Hera e parë që shqiptarët e Amerikës dolën jashtë SHBA-së, ka qenë në luftën e Kosovës. Duam ta rikujtojmë kohën që luftuam 20 vite më parë, sepse duam të përcjellim një mesazh për të ardhmen. Shohim ndryshime të mëdha në dy shtetet shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë. Përpiqemi të organizohemi sa më shumë si komunitet në SHBA, prandaj këtë vit Parada Shqiptare në Neë York, i kushtohet Çamërisë,”- tha Shehu.

Në takimin me shoqatat patriotike të SHBA-së, ishte i pranishëm Dritan Sejko kryetar i Shoqatës “Çamëria” dhe Mesila Doda, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së.

Kryetari i Shoqatës “Çamëria” Dritan Sejko, i ka dhënë pllakatën e mirënjohjes të Shoqatës Çamëria, Bataliont “Atlantiku”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cameria kreu i pdiu parada shqiptare ne new york shpetim idrizi shqiptaret e amerikes cameria kreu i pdiu parada shqiptare ne new york shpetim idrizi shqiptaret e amerikes


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin