Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ish-drejtori sportiv i kuqezinjve rrëfen për Sky Sport prapaskenat e merkatos, arsyen pse Modric e bindi menjëherë dhe zhgënjimin e tij me yllin portugez.

ITALI - Igli Tare ka zbuluar disa nga sekretet e merkatos së Milanit gjatë periudhës së tij si drejtor sportiv. Në intervistën e parë pas largimit nga klubi kuqezi, shqiptari ka folur për Sky Sport, duke zbuluar emrat e futbollistëve që kishte planifikuar të sillte në Milano, por edhe arsyet pse disa prej transferimeve nuk u realizuan.
Një nga temat kryesore ishte Luka Modric, për të cilin Tare nuk i fshehu vlerësimet. Ish-drejtori sportiv tregoi se ishte vetë dëshira e jashtëzakonshme e kroatit për të veshur fanellën e Milanit ajo që e bindi përfundimisht.
"Para se të shkoja ta takoja, kërkova të bënim një videotelefonatë, sepse nuk arrija ta besoja. Pas pesë minutash në Milan kuptova se ishte lojtari që na mungonte. Jo vetëm për cilësitë në fushë, por edhe për karakterin dhe figurën që përfaqësonte në dhomat e zhveshjes. Ai nuk refuzonte kurrë një fotografi apo një autograf për një fëmijë. Përulësia është çelësi i çdo suksesi. Jam krenar që e solla në Milan", rrëfeu Tare.
Por zbulimet më interesante kishin të bënin me merkaton e papërfunduar. Tare konfirmoi se kishte punuar për transferimin e Gila, Gonçalo Ramos, Doumbia, Valdepenas dhe Leon Goretzka.
"Doumbia ishte lojtari im i preferuar. Doja ta sillja në Milano me çdo kusht, por prisja qartësi për projektin e ardhshëm. E kishim diskutuar që pas merkatos së janarit si një përforcim kyç. Kisha bllokuar pesë lojtarë: Gila, Ramos, Doumbia, Valdepenas dhe Goretzka", tregoi ish-drejtuesi kuqezi.
Tare foli edhe për Rafael Leaon, duke shprehur një zhgënjim të qartë për pritshmëritë që nuk u përmbushën nga portugezi. Ai vlerësoi karakterin e futbollistit, por la të kuptohej se përqendrimi i tij nuk ishte gjithmonë te futbolli.
"Është një djalë i jashtëzakonshëm, të cilin e kam dashur shumë, por është lojtari nga i cili prisnim më tepër. Mendoj se futbolli nuk ishte më përparësia e tij. Mendonte më shumë për jetën jashtë fushës, muzikën dhe modën. Megjithatë, nuk kam dyshuar kurrë në dashurinë e tij për Milanin. Ai vuante kur nuk arrinte të performonte, por ndonjëherë dëshira nuk mjafton", u shpreh Tare.
Në fund, shqiptari vlerësoi edhe punën e bërë së bashku me Furlanin, Ibrahimovic dhe Moncadën, duke theksuar se Milani arriti të realizonte shitje të rëndësishme në një sezon pa pjesëmarrje në Champions League, çka krijoi mundësinë për investime të reja në merkato.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Nga një grumbullim në tjetrin kanë ndryshuar pritshmëritë për Kylian Mbappé. Në shtator, në ndeshjen nd...
Mohamed Salah (majtas) u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Egjipt të premten në mbrëmje EGJI...
ITALI - Italia nuk do të ketë në dispozicion Davide Frattesin për përballjen me Belgjikën. Mesfushori është detyruar t&...
ITALI - Një rikthim që pak kush do ta kishte imagjinuar! Ronaldinho është gati të zbresë sërish në fushën e blert&...
SPANJE - Owono përballet me një nga ndëshkimet më të rënda disiplinore pas një episodi që shkaktoi shumë polemika n...
HOLANDE - Gruda gjen golin e parë me fanellën gjermane në suksesin ndaj Serbisë, ndërsa Holanda dhe Islanda dhurojnë spektakë...
SERBI - Sulmuesi me origjinë shqiptare shënon në suksesin 3-1 të Gjermanisë ndaj Serbisë në Nations League. Një mbrë...
HOLANDE - Tulipanët dhurojnë spektakël në Amsterdam, duke turpëruar grekët me një fitore të thellë 7-0. Tijjani Rei...
TIRANE - Kuqezinjtë e Alban Bushit e mbyllin me sukses miqësoren e parë të nëntorit, ndërsa më 17 nëntor i pret një...
Manchester City është shpallur fajtor për 114 shkelje financiare të rregulloreve të Premier League ANGLI - Manchester City duhet t&eu...