"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
VD-Ikja e Berishës, kusht? Alibeaj: Do kemi kohë të flasim, sot është festë…
22 March 2022, 11:41Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi përballë gazetarëve se do të flasë në ditët në vijim për zhvillimet që po ndodhin brenda PD-së. Alibeaj tha shkurt për mediat se do të ketë kohë për të diskutuar mbi bashkimin e partisë. Në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës ai u shpreh se po diskutohet dhe do vijojë të diskutohet.
‘Dita e sotme besoj kujton për këdo, të gjithë ata të cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhur lirinë, duke zgjedhur demokracinë dhe unë besoj që bashkimi tek vlerat është çelësi i të gjithë atyre të cilëve vuajnë sot si dikur në fakt, si para 30 viteve, pikërisht peshën e madhe të diktaturës, s’ka zgjidhje tjetër. Bashkimi tek këto vlera, respekti ndaj njëri-tjetrit, bashkimi dhe ndaj asaj që është dhe e keqja më e madhe, regjimi që është instaluar tashmë në Shqipëri dhe që ndihet çdo ditë, nga mëngjesi në dark në jetën e çdo familjeje shqiptare. Dhe unë besoj që kjo është thirrja sot më shumë sesa kurrë që buron nga shpirti dhe nga zemra jo vetëm e çdo demokrati, e çdo shqiptari. Kësaj do të duhet, shpresoj, uroj, besoj madje që do të duhet të gjithë së bashku t’i shërbejmë. Është shërbimi më i madh, nuk jam penduar kurrsesi për 30 vite më parë kur kam votuar për herë të parë 30 vite më parë. Bashkimi është ndër demokratë. Bashkimi bëhet fjalë për të gjithë ata demokratë të sakrificës, të vuajtjes, të sakrificës që kanë bërë për 30 vite, që nuk kanë përfituar, që ndjejnë sot më shumë sesa kushdo peshën e madhe, pse jo të themi edhe të këtyre përplasjeve tona. Siç e thash, sot është një ditë feste edhe për një arsye tjetër, së bashku me koleget e mia po shkoj të bëj ritin e duhur. Do të kemi kohë për të biseduar për të gjitha procedurat. E rëndësishme është buonsensi. Buonsensi buron nga këto vlera që unë thashë. Të bëhemi bashkë pikërisht për të mirën e PD
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dita pa makina do të vijojë të zbatohet edhe në ditët e tjera të muajit. Kështu shkruan kreu i qeverisë...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi tregon bisedën e fundit me Lulzim Bashën, i cili dha dorëheq...
TIRANË– Sot, në orën 12.30, Enkelejd Alibeaj do të kryejë detyrën e tij të parë si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Alibeaj, i shoqëruar ba...
Nëntë vjet pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, kryetari i saj Lulzim Basha dha dorëheqjen. Ai tha se përpjekja e tij për...
TIRANË- Deputeti demokrat Agron Shehaj ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës vlen për ata që e njihnin si kryedemokrat, pasi pjesa tjetër e ka shkarkua...
TIRANË– Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës është një lojë e shëmtuar. I ftuar në e...
TIRANË– Pedagogu dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku është shprehur se ai që duhet të vijë në krye të Partisë Demokratike është ish-kry...