LIVE UPDATES
Politike

Inceneratorët/ Raporti i Komisionit, Tabaku: Vërtetuam vjedhjen e 430 mln euro

10 March 2022, 10:11 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Raporti i Komisionit, Tabaku: Vërtetuam vjedhjen e 430

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka lexuar në Parlament, raportin e opozitës të dalë nga Komisioni Hetimor për inceneratorët. Gjatë punës së komisionit, janë zhvilluar 20 mbledhje dhe 60 orë dëshmi, të cilat sipas saj vërtetuan vjedhjen e 430 mln eurove. Tabaku u shpreh se qëllimi kryesor i tyre me krijimin e këtij Komisioni Hetimor ishte të bënin të qartë me prova e fakte për qytetarët e Shqipërisë.


DEKLARATA:

“Në shkurtin e vitit 2018 në këtë sallë do të ftoja në një interpelancë plenare ish ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknurin. Do ta ftoja për të debatuar mbi atë që sot njihet si “Afera e Inceneratorëve” që buxhetit të shtetit dhe taksave të shqiptarëve i kushton 430 mln euro.Katër vite më pas jemi në këtë sallë parlamentare duke diskutuar një Raport të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve. Një pikë e rëndësishme e një denoncimi që Partia Demokratike e ka bërë vazhdimisht që nga dita e parë ku u mësua për inceneratorin e Elbasanit e deri më sot. Një provë e pakontestueshme e një angazhimi seroz që ne si opozitë kemi ndaj kauzave, çështjeve dhe se nuk trembemi as kur kërcënohemi apo sulmohemi publikisht nga qeveria dhe padyshim tentakulat e saj në media. Që nga tetori 2021 në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë janë zhvilluar mbi 20 seanca mbledhjesh përfshirë edhe seancat dëgjimore të 41 dëshmitarëve për t’i ofruar shqiptarëve një panoramë të qartë se si kjo mazhorancë dhe qeveria Rama ka operuar me paratë e buxhetit të shtetit nga viti 2014 e në vijim. Sot, në një raport të plotë të shkruar nga ekspertë ligjorë, të ekonomisë, të mjedisit dhe të fushës së energjisë elektrike të gjatë 120 faqe drejtuar SPAK e mbi të gjitha qytetarëve të këtij vendi do të mund të shohim se si është zbatuar një aferë financiare korruptive në kurriz të shqiptarëve me taksat e tyre që pasurojnë 3 individë me lidhje të ngushta në qeveri.

Kjo është me pak fjalë historia që ndodh thuajse në çdo koncesion/PPP korruptive, të panjohur që me duar në xhepa vijnë për të marrë 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Thjesht, kësaj radhe opozita mundi ta faktojë edhe nga dëshmitë e nëpunësve civilë, qytetarëve të thjeshtë, sipërmarrësve por edhe nga padija e rigjetur e ish ministrave, sekretarit organizativ të PS, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë e kështu me radhë. Mbi 60 orë dëgjesa publike, me qindra dokumente janë një pasuri e madhe jo vetëm për prokurorët e SPAK por edhe për këdo që dëshiron të kuptojë sadopak përfshirjen e Këshillit të Ministrave në një aferë që e bënë shkel e shko sepse menduan, siç edhe mendojnë, se nuk do t’i kapë drejtësia. Se janë të paprekshëm! Të pamposhtur!

Qëllimi ynë kryesor me krijimin e këtij Komisioni Hetimor ishte të bënim të qartë me prova e fakte për qytetarët e Shqipërisë, atë që kemi denoncuar prej vitesh; Kryerjen e krimit shtetëror të vjedhjes së parave të Shqiptarëve me anë të vënies në dispozicion të institucioneve qeveritare në nivel qendror dhe lokal, një grupi individësh që me duar në xhepa dhe pa asnjë eksperiencë iu dhuruan tre projekte me vlerë mbi 430 mln euro. Këta individë kishin për detyre të zbatonin vetëm një detyrë, të merrnin përsipër arkëtimin e parave nga buxheti i shtetit për vete, në kompanitë e tyre dhe më tej këto para t’ia shpërndanin përfaqësuesive të qeverisë. Këta ishin ata që mundësuan Krijimin e Skemës më të madhe Mashtruese dhe Korruptive të zbuluar ndonjëherë në Shqipëri.

Kjo skemë kishte si qëllim vetëm marrjen e fondeve publike, mosndërtimin e Inceneratorëve në mënyrë që të mundësohej vjedhja galopante e parave të shqiptarëve! Qëllimi primar i këtij grupi të struktuar kriminal i përbërë nga përfaqësues të niveleve më të larta të qeverisjes qendrore së bashku me stafet në varësi të tyre, dhe padyshim edhe qeveria lokale Nga kryetarët e bashkive të përfshirë dhe institucionet që kanë lehtësuar procedurat, mundësuar eficencën e skemës dhe mbylljen e syve për atë që ka ndodhur.

Afera masive financiare rezulton se është mbështetur në dy shtylla kryesore: Përfitimi i kontratave koncensionare nga kompani, të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pa përvojë dhe pa aftësi financiare; në shkelje të procedurave në hartimin, miratimin dhe zbatimin e kontratave koncensionarePërdorimi i fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t’i nxjerrë këto fonde jashtë vendit apo duke kryer pagesa me kompani fiktive si dhe kompani që zotërohen nga të kërkuarit në arrati Zoto-Gugallja-Mërtiri.Zanafilla e aferës së inceneratorëve do të ngjante e pakuptueshme nëse në këtë pjesë të parë të analizës nuk do të ndaleshim tek kush ishin tre kompanitë që iniciuan tre projektet në Elbasan, Fier dhe Tiranë, dhe mbi të gjitha kush ishin pronarët e këtyre tre kompanive. Faktet, dokumentet, dëshmitë tregojnë se në fakt janë gjithmonë të njëjtin njerëz, të njëjtat mekanizma, të njëjta lidhje korruptive dhe praktika të paligjshme. Formalisht, pronarët e inceneratorëve janë tre: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Por, e vërteta është se kryepronari i inceneratorëve është vetëm shtetasi Mirel Mërtiri, ndërsa shtetasi Klodian Zoto është vartësi i tij, dhe shtetasja Stela Gugallja, është bashkëjetuesja e tij. Megjithëse pra, ky shtetas herë përpiqet të fshihet pas një kompanie holandeze, herë pas dy kompanive italiane, e hërë pas një kompanie malteze, ai është gjithmonë i njëjti dhe shfaqet kudo sa herë që flitet për destinin e miliona eurove të përfituara nga afera e inceneratorëve.

Mirel Mërtiri pra, një person me të shkuar të dyshimtë dhe pa ndonjë sukses të madh në sipërmarrjet e tij, papritur u bë personi kyc në një nga bizneset më fitimprurëse kudo në botë. Ai “pati idenë brilante” për t’i propozuar ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ndërtimin e tre inceneratorëve, dhe ideja e tij jo vetëm u gjet “shumë interesante” për interesin publik, por të gjitha institucionet qëndrore dhe vendore u vunë në dispozicion të tij, për të implementuar “gjetjen e shekullit”, të cilën shumë vende e kishin refuzuar me vendosmëri për shkak të pasojave që prodhonte në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Kushdo tashmë mund të ketë ngritur pyetjen se si ka mundësi që gjithë shteti vihet në funksion të një njeriu. Dhe në fakt kjo është një pyetje e drejtë sepse kur lexon aktet, dokumentet dhe dëshmitë, shikon se si funksionarë publikë që kishin refuzuar me vendosmëri projektin, papritur “reflektojnë” dhe e miratojnë.

Përgjigja në fakt e Komisionit Hetimor, Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, medias dhe qytetarëve, duhet kërkuar në fakt të lidhjet e këtij shtetasi me persona që mbajnë funksione të larta qeveritare, njëri prej të cilave rezulton të jetë deputeti, ish-ministri i Ekonomisë, ish-ministri i Financave, ministrit i Shtetit për Rindërtimin dhe zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj. Faktet që do të paraqesim në vijim dëshmojnë për njohjen e vjetër dhe marrëdhënien e konsoliduar të këtyre dy shtetasve me njëri-tjetrin, cka në fakt edhe publikisht nuk është mohuar asnjëherë nga ministri Ahmetaj. Një lidhje tjetër dhe njohje e vjetër e shtetasit Mërtiri, por vecanërisht e shtetasit Klodian Zoto është edhe ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Dyshja Ahmetaj – Gjiknuri duken pra, të jenë mrekullibërësit e transformimit të Mërtirit në një nga biznesmenët më të mëdhenj dhe të fuqishëm në vend. Dhe kjo jo për zemërgjërësi apo bujari, por për shkak të interesave të pastra korruptive dhe financiare që i lidhin këta shtetas me njëri-tjetrin. Mundësitë e Komisionit Hetimor për t’i shkuar më tej kësaj të vërtete të madhe, ishin të kufizuara dhe u penguan vecanërisht nga avokatët e aferës së inceneratorëve në Komision, institucione publike dhe bankat e nivelit të dytë.

Megjithatë, një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i organit të akuzës, SPAK mund të zbardhë të plotë interesat që i lidhin fort me njëri-tjetrin Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjinkurin. Një ndihmë vecanërisht e madhe mund t’i vijë SPAK-ut nëse do të fokusohet te hetimi i udhëtimeve të përbashkëta që kanë realizuar këta shtetas, vendeve ku kanë qëndruar dhe aktivitetet që kanë kryer. Kompanitë që kanë fituar kontratat koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë në fushën e përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane.

Kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur as kapacitetete financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve, vlera operacionale e të cilave përllogaritet në rreth 150 milionë euro, pa përfshirë përfitimet e tjera nga shërbimi i depozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane, prodhimin dhe shitjen e energjisë si dhe depozitimin e dherave të sigurara si një monopol përmes veprimeve dhe mosveprimeve të qeverisë qendrore dhe asaj lokale..

Në dhjetorin 2013 një vendim i qeverisë krijoi një komitet Ndërministror të përbërë nga zëvendës ministra që do të ishte hapi i parë për krijimin e terrenit për veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal që si qëllim kishte vetëm që me anë të mashtrimit, duke krijuar situata të pavërteta, duke shfaqur shenja të qarta të korrupsionit në cdo strukturë qeverisëse të përfshirë, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që i janë marrë padrejtësisht taksapagueseve shqiptarë shumën e 430 mln euro” – tha Tabaku.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku seanca plenare 10 mars 2022 jorida tabaku seanca plenare 10 mars 2022

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin