LIVE UPDATES
Aktualitet

Industria e Përpunimit të Qumështit letër Ramës: Rrezikojmë falimentimin, ARSYET

24 February 2022, 06:31 Nga DOSJA
Industria e Përpunimit të Qumështit letër Ramës:

Skema kombëtare 2022 për blegtorinë është e pamjaftueshme dhe nuk arrin të subvencionojë koston e lartë të prodhimit të qumështit nga fermat. Shoqata e Industrisë të Përpunimit të Qumështit në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministres të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe ministres të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj pohon se situata e blegtorisë dhe fermerëve shqiptarë për prodhimin e qumështit, është në ditën më të vështirë të saj.

Industria e Përpunimit të Qumështit kërkon mbështetjen e qeverisë me skema subvencionuese për fermerët mbi bazën e prodhimit të qumështit , dhe jo për krerë kafshësh të limituara.

Skema kombëtare 2022 për blegtorinë parashikon subvencione për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1,200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360,000 lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, në vlerën 10, 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500,000 lekë për subjekt.

Shoqata e Industrisë të Përpunuesve të Qumështit thekson se kjo masë është e pamjaftueshme nisur nga kostoja e lartë e prodhimit të qumështit në të cilën gjendet fermat shqiptare. Për përpunuesit e qumështit skemat e subvencionit duhet të jenë të orientuara mbi bazë prodhimi për litër qumësht, ashtu siç po zbatohen në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga 1 janari 2022 hyri në zbatim ndryshimi për heqjen e 6% TVSh-je të rimbursueshme. Masa u kundërshtua nga industria, pasi heqja e skemës rrit kostot e prodhimit.

Për të përballuar rritjen e kostove të prodhimit nga rritja e çmimit të qumështit dhe lëndëve të tjera, Shoqata e Industrisë të Përpunuesve kërkon reduktimin e TVSh-në në shitje 6% ose kthimin e TVSH-së të rimbursueshme në masën 20% pasi këto ndryshime fiskale nuk do të lejonin rritjen e çmimeve për konsumatorin, si dhe produktet shqiptare do të ishin të konkurrueshme me produktet e rajonit.

Drejtuar: SH.T.Z. Edi Rama Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Znj. Frida Krifca Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Delina Ibrahimaj Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Industria e përpunimit të qumështit në Shqipëri është një ndër degët që zë një peshë të rëndësishme në sektorin e agroindustrisë. Pavarësisht kësaj, prej vitesh ky sektor po përballet me vështirësi shumë të mëdha në treg, duke bërë që operatorët, përpunuesit e qumështit që janë pjesë e rëndësishme e kësaj hallke të zinxhirit të prodhimit, ndihen të lënë në harresë, në mungesë të mbështetjes dhe nxitjes financiare nga qeveria, duke vënë kështu në rrezik real investimet e kryera në këtë sektor. Mbi të gjitha, situata e blegtorisë dhe fermerëve shqiptarë të prodhimit të qumështit, është në ditën më të vështirë të saj dhe ndërhyrja dhe mbështetja e Qeverisë është e domosdoshme dhe duhet te kryhet sa më parë. Fermeri shqiptar është i pambështetur dhe mbi te gjitha shumë i disfavorizuar me fermerët e rajonit, pavarësisht se tashmë jemi duke hyrë në një treg të hapur dhe të përbashkët me rajonin. Ende nuk ka asnjë iniciativë nga Qeveria Shqiptare për të vendosur fermerin shqiptar të prodhimit të qumështit në të njëjtat pozita me fermerët e rajonit. Hyrja në tregun e përbashkët të rajonit, do të sillte falimentin e sigurt dhe zhdukjen e fermerit të prodhimit të qumështit, nëse nuk do te ndryshojnë skemat mbështetëse në bujqësisë dhe të rriten vlerat e subvencionit.

Për këtë arsye, ne kërkojmë as më pak dhe as më shumë, por të njëjtën mbështetje që rajoni jep për fermerët e vet të prodhimit të qumështit. Konkretisht kërkojmë normë të reduktuar TVSH në shitje për sektorin e përpunimit të qumështit në 6% si e ka aktualisht edhe vendet e rajonit dhe vlerësimi i efekteve afatmesme nga ulja e normës së TVSH për industrinë e qumështit dhe luftën kundër informalitetit.

Gjithashtu kërkojmë që në sektorët që do të mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2022, të përfshihen patjetër skemat e subvencionimit si më poshtë vijon:

Mbështetje direkte 10 lekë për litër qumësht PA LIMIT të dorëzuar në pika të licencuara grumbullimi ose përpunimi.
Mbështetje direkte 10,000 lekë për çdo krerë lopë PA LIMIT të numrit të krerëve.
Mbështetje direkte 2,500 lekë për çdo krerë dele/dhi PA LIMIT të numrit të krerëve.
Mbështetje direkte 4,500 lekë për krerë lopë PA LIMIT nëse e dërgon në thertore të licencuar.
Mbështetje direkte 800 lekë për krerë dele/dhi PA LIMIT nëse e dërgon në thertore të licencuar.
Mbështetje direkte 20,000 lekë /ha PA LIMIT për tokë të mbjella me misër, grurë etj (plus 10 000 lekë nëse përdoret farë e certifikuar).
Situata është shumë e vështire dhe çdo vonesë në reagim do të sillte pasoja të pakthyeshme për fermerët dhe blegtorët shqiptar, të cilët përditë po i largohen prodhimit, duke shkuar drejt rrënimit të sigurt dhe falimentit të mëtejshëm. Mbështetja për sektorin është emergjente dhe e domosdoshme. Skemat e propozuara më sipër janë zgjidhje, pasi suksesi i rajonit është shembulli konkret. Këto skema duhet të zbatohen patjetër edhe në vendin tonë për të vendosur fermerin shqiptarë në kushte të barabarta me fermerët e rajonit në kuadër edhe të nismave për krijimin e Open Ballkan.

Bashkëngjitur do të gjeni skemat mbështetëse të rajonit, mbi të cilat është mbështetur kërkesa jonë.

Subvencionet ne Republikën e Maqedonisë së Veriut

45 Euro për çdo krerë lopë (plus 40 Euro për krerë lopë nëse e dërgon në thertore shtetërore);
19 Euro për çdo krerë dele (plus 7 Euro për krerë dele nëse e dërgon në thertore shtetërore);
19 Euro për çdo krerë dhie (plus 7 Euro për krerë dhie nëse e dërgon në thertore shtetërore);
0.06 Euro për litër qumësht; 5. 100 Euro/ha për tokë të mbjellë me misër, grurë etj (plus 100 Euro nëse përdoret farë e certifikuar); TVSH në shitje për sektorin e përpunimit të qumështit në Republikën e Maqedonisë së Veriut : 5%
Subvencionet në Republikën e Kosovës

85 Euro për çdo krerë lope dhe buallicë qumështore;
20 Euro për çdo krerë dele;
20 Euro për çdo krerë dhie;
4.150 Euro/ha për sipërfaqet e mbjella të grurit, elbit, thekrës, tërshërës etj;

250 Euro/ha për sipërfaqet e mbjella të farës së grurit;
Pagese direkte për qumështin sipas kategorive të cilësisë:
0.06 Euro/litër – klasa ekstra
0.04 Euro/litër – klasa e I
0.02 Euro/litër – klasa e II TVSH në shitje për sektorin e përpunimit të qumështit në Republikën e Kosovës : 8%/ MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama industria e përpunimit të qumështit edi rama industria e përpunimit të qumështit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin