LIVE UPDATES
Insights

Florian Binaj: Shtohen artistët, por bie cilësia, sot vlerësohen ‘K-të’, e jo talenti

Për të mos folur për të qenurit VIP, sot VIP-a janë të gjithë, madje ata që ikin emigrojnë janë shqiptarë ndërsa atë që mbeten janë VIP-tare!

4 June 2023, 07:12 Nga Florian Binaj
Florian Binaj: Shtohen artistët, por bie cilësia, sot vlerësohen
Florian Binaj

Një gjë që më bën përshtypje sidomos vitet e fundit, është që sado numri i artistëve është shtuar jashtë mase shumë, cilësia e artit ka rënë përtokë… Normalisht duhej të ishte e kundërta, por kur sheh që të shumtë janë ata që vetëquhen artistë pastaj bëjnë këngën e parë, vetëquhen artistë pastaj bëjnë pikturën e parë, vetëquhen artistë dhe s’kanë bërë e s’bëjnë asgjë… Për të mos folur për të qenurit VIP, sot VIP-a janë të gjithë, madje ata që ikin emigrojnë janë shqiptarë ndërsa atë që mbeten janë VIP-tare!

Sot, fatkeqësisht, jetojmë në kohën ku klikimet shiten si cilësi, K-të shiten si pëlqime, sharet shiten si arritje e duartrokitje ndërsa vithet, gjinjtë dhe lakuriqësia si talent… Por ndalemi pak tek K-të në rrjetet sociale, janë bërë fiksimi i çdo personi, sa K do marr, sa K do kap, sa K do shes… sa K ke në Instagram, sa K ke në Facebook dhe sa K ke në Tik Tok… Madje sa më budalla të jesh aq më shumë ecën në Tik Tok saqë unë e quaj TiK Toç …

Mund të mos kesh bërë asgjë në jetë por nëse ke shumë K, ti je artist, ti je VIP, ti je mret!!!! Nëse Vaçe Zela, do ishte sot këngëtare, do kishte as do i kishte 15 K dhe ata që organizojnë koncerte do thonin: E mirë e mirë por ka pak K…shife këtë tjetrën, ka 1 M.

Nëse dikur në Shqipëri vinin grupe dhe artistët më në zë të kohës, Albano dhe Romina Power, Dj Bobo, Scorpions, Deep Purple, White Snake, The Eagle, Bonie M, Armin Van Buuren, Tiesto etj… sot aktivitete të tilla janë të rralla dhe po zëvendësohen me këngëtarë grekë që mbushin stadiumet për fat të keq më shumë sesa artistët e mbetur shqiptarë…sepse fal uljes së cilësisë së artistëve dhe artit, populli do e gjeje veten diku tjetër…

Dhe meqë jemi tek stadiumi, nuk mjaftuan as 33 vite pas komunizëm, as miliarda euro të vjedhura e të çuara dëm këto 3 dekada që të bëhej një teatër gjigant dhe mbresëlënës, pa e prishur atë të voglin atë italianin që i jepte alergji dhe aritmi KM dhe shpurës së servilëve të tij, ku në këtë teatër gjigant, të jepeshin shfaqje të mëdha dhe mos të bëhej ‘Notre Dame’ në stadium ku ata që paguan më shtrenjtë se ishin afër nuk panë asgjë se ishin poshtë, ata që paguan më pak nuk panë asgjë se ishin larg…

Për cilët artistë na duhet Teatri? Për ata që shiten sikur janë e s’janë? Për ata që janë por shiten? Apo për ata që janë por nuk shiten? Ç’e duam teatrin, muzikën, pikturën, baletin, poezinë, librat, filmat, çi duam edhe artistët edhe artin??? Po ne kemi Tik Tokun! Ne kemi parlamentin, ne kemi ministrat, drejtorët qeveritë…

Arti sot nga një frymë që orienton shijet e kombit e ushqen zemrat dhe shpirtin e tij, arti dhe artistët janë përçarë dhe janë kthyer në një varëse që e vë në qafë partia në pushtet dhe byzylyk që i vë në kyç partia në opozitë ndërsa ata që nuk janë as me qeverinë e as me opozitën, thjesht vënë vath në vesh e rrinë e shohin me dëshpërim ndërsa populli i shkretë, do hajë atë që i shërbehet…

Kur inteligjenca artificiale ose në shqip, zgjuarsia jo e vërtetë, të jetë në majën e saj dhe në çdo celular, mos u habisni kur secili prej nesh të ketë një artist në xhep, po ne që i mbajmë në xhep, çfarë do quhemi?

florian binaj

Sondazh

Insights 3 June 2023, 21:19 m.s

Ja pse leku po shpartallon euron

Lutfi Dervishi Nga: Lutfi Dervishi Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalshëm i lekut. Teorikisht forcimi monedhë...

Insights 3 June 2023, 12:10 Klodian Tomorri

Neo hajdutët që po krijon Rilindja

Klodian Tomorri Në ditët e para të vitit, në një pallat tek Rruga e Kosovarëve, policia gjeti aksidentalisht mbi 500 mijë ...

Insights 25 May 2023, 16:09 Nga Shpëtim Doda

Fitorja humbëse e Edi Ramës

Shpëtim Doda Gjithkush mund të ndihet i habitur, ndërsa vëren qartazi dhe pa kurrfarë vështirësie, se Edi Rama po vijon ...

Insights 22 May 2023, 13:44 Adriatik Lapaj

Singapori dhe Shqipëria

Foto ilustruese Singapori e ka sipërfaqen 734.3 km2. Për ta bërë më të kuptueshme sipërfaqja e qarkut të Durrë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin