LIVE UPDATES
Insights

Fytyra diktatoriale e “partisë - pushtet” gjendet kudo!

Vlera të arsimit etiketohen sahanlëpirësit, parelinjtë, sekserët, horrat, drejtues që kapen për flokësh në oborrin e shkollës në prani të gjithë nxënësve dhe komunitetit, që shesin dëftesa, që shesin drogë në institucion, që krijojnë salla të veçanta “argëtimi special”, keqpërdorin nxënës e prindër duke u kapur pas dobësisë së tyre, dhunojnë nxënësit hapur në korridor e oborrin e shkollës dhe për të humbur gjurmët sajojnë raste dhune ndaj atyre që flasin mbi realitetin, si në monizëm me dy deshmitare të rremë.

4 April 2023, 18:53 Nga fitnete gruda
Fytyra diktatoriale e “partisë - pushtet” gjendet kudo!
Fitnete Gruda

Të kërkosh të drejtën në Shqipëri është sikur të kërkosh një pikë drite në errësirë. Ndodh që teksa “Ti” ecën për zgjidhjen e një padrejtësie, hasesh me padrejtësi të tjera, të njëjtat pengesa, me të njejtat mënyra trajtimi, grupe me të njëjtat teknika provokimesh / poshtërimesh, me mospërgjigje apo përgjigje pa përgjigje,…, dhe të duket vetja sikur je po në atë institucion / mjedis nga ku nisi padrejtësia – ndërsa ti ndodhesh diku tjetër. Në fakt, ndodhesh në ambjente të ndryshme, por me diçka të përbashkët, “kudo gjen fytyrën e partisë – pushtet”- fytyrë aq diktatoriale sa i bën të duken të njëjtë të gjitha institucionet pubike dhe jo - vetëm. Madje, këtë fytyrë e “sheh” edhe aty ku duhet të rrijnë aq larg e jo më jo të ndërhyjnë, pikërrisht tek instiucionet e drejtësisë. Është pikërisht kjo parti – pushtet që Ka bërë që institucionet publike, në  këtë vend, të kthehen në formale. Partia – pushtet merr çdo vendim dhe institucionet publike vetëm sa i vejnë në zbatim, formalisht. Nga ana tjetër kjo klimë që kanë krijuar, i detyron pushtetarët ti tremben reagimit qytetar publik, ndaj kujdesen, deri në detaj, që ky realitet të mos kuptohet e pakta deri në përmasat që ka marrë. Por ndodh që e vërteta shpesh qëndron tek e padukshmja. Ndaj vlen kritika, që të zgjojë publikun. Një kritikë e bazuar nuk është thjeshtë një mllef ndaj pushtetit e pushtetarëve të mbrapshtë, në të gjitha nivelet, siç ata mundohen t’ia servirin pjesës tjetër. Këndvështrimi real i kritikës, sipas meje, është të ftosh të tjerët, të shohin realitetin nga një këndvështrim i kthjellët - duke kujtuar se dinjiteti i njëriut është shumë i çmuar. Përpos, të kontribuosh që ky realitet të mos mbulohet nga pluhuri i harresës, apo mbulesa e errët që vejnë pushtetarët me anë baltosjes apo kërcënimit ndaj nesh.

Mirëpo, pikërisht këtë nuk duron dot ky pushtet - “zbulimin e realitetit.” Kësaj i “dridhen” për jetëgjatësinë e tyre në pushtet - jo drejtësisë! Pasi drejtësinë e kanë në dorë; reformën e votuan vetë, më së shumti me votat e partisë - pushtet  dhe e bëjnë njerëzit e tyre. Kam parë drejtues shkolla, arsimi, punonjës në institucione të niveleve të ndryshme në arsim që i “dridhen” kritikës ( jo, kritikut). Në fakt “dridhen” jo thjeshtë se po u ikën posti apo përfitimi, por llogarridhënies “padronit” të tyre që i futi në zinxhirin e errët fitimprurës; … Dhe kur kuptojnë se kjo kritikë po zgjon zëra që kujtojnë apo fillojnë të kuptojnë realitetin, ata forcojnë grupin banditesk të sulmojnë kritikun deri në shkatërrim. Sipas meje, kemi arritur në situatën ku një pjesë  njërëzish që të fitojnë diçka ose një privilegj po humbasin ndërgjegje dhe nder dhe për këtë po kontribuon fort partia – shtet me teknikat e saj sepse kjo kategori i intereson këtij pushteti, ta mbajnë afër. Shpesh kur sheh apo përjeton situata aspak njërëzore mendon nëse këtë vend e drejton vërtetë shteti apo krimi!? Sepse krimi - shumëdimensional është sheshit, kudo ku shkelim, jetojmë, kemi punuar / punojmë, mjafton të kesh sy ti shohësh dhe mendje ti kuptosh. “Përndjekja dhe kallëzimi” për të nënshtruar ata që piketon shteti po kthehet në psikozë dhe modë. Me një fjalë të dhimbshme, është instaluar një rrjetë e rrezikshme ku askush dhe asgjë nuk i shpëton dot dhe të dëmtuarit sigurisht janë njerëzit që nuk janë në rregull me partinë – pushtet. Kjo situatë po konsiderohet një fitore e madhe e pushtetit, e cila përkthehet me fabulën e tyre,” kemi arritje, ndaj njërëzit na mbështesin”. Paçka se përkthimi real i kësaj është, “instalimi i frikës në palcë”. Frika lexohet lehtë deri në polici e drejtësi, pasi edhe ata, si ne, njerëz janë; edhe ata, si ne , kanë familje. Indiferenca  e tyre - edhe pse nuk duhet të ndodh në këto institucione, shpesh mirëkuptohet nga ne, por nuk  mirëkuptohet aspak nëse këta punonjës përndjekin, intimidojnë qytetarin kudo - deri dhe para një kafeje të zezë, sepse kështu e urdhëron partia apo shefi i tyre për interesat e lidhjet e errëta që ka. Aq më shumë kur qytetarët shohin nëpër vendet e punës, apo në komunitete se kush po favorizohet. …Dhe ec e denonco diçka tek kjo kategori(!!) …dhe shpreso se do t’mund të gjesh drejtësi po të qëlloi kjo kategori!! Pale, të të qëllojë dhe ndonjë mbrojtës me sjellje si “shok i krimit” edhe pse ti e ke paguar.

Nuk dua ta personalizoj aspak, por ky është mendimi im, për këtë shtet dhe dua të sjell argumenta; këto fjalë më dalin nga thellësia kur përpara proceseve gjyqësore apo pasi je treguar e palëkundur në kërkimin e së drejtës, ndjen presion deri në “mesazhe” kërcënuese tek dera, që unë të mos flas mbi hakmarrien ndaj meje (për shkak të kritikës) të një bande në arsimin e Tiranës - e mbështetur nga  Ministria e Arsimit e s’dihet në çfarë rrjeti tjetër vegjetojnë. E rrjedhimisht edhe mbi familjarët edhe pse ata banditë e dijnë mirë që unë nuk hesht!! Të gjithë e dijnë se çfarë hakmarriesh bëjnë ndaj mësuesve kritik dhe familjeve të tyre, ndaj dhe shumica e mësuesve durojnë çdo padrejtësi dhe heshtin. Kam hasur, në shkollën ku kam punuar, mësues kritik që ma kërkonin ti prisja të dilnim bashkë nga shkolla - nga “frika” e poshtërrimit nga një bandë të krijuar aty e në veçanti nga koka e saj si dhe shprehnin shqetësimin për familjarët e tyre. Pa i paragjykuar - madje dhënë të drejtë e mbështetur fortë, pasi flitej për mbrojtje dinjiteti, por indinjata vjen ndaj tyre, kur për një gradim mohuan këtë të keqe të madhe. A mund të punohet në të tilla mjedise me mision edukimi pa reaguar!? Aspak! Kisha kohë që nuk shkruaja, por indicien, për këtë sot, e morra pasi lexova diku, përgjigjen e një profesori filozofie që në një debat me temë – “si ta lufojmë korrupsionin”, ishte shprehur: “ Më jepni një ushtri me 100 mësues të ndershëm e të përgatitur dhe për pak kohë ta lufojë korrupsionin”. Ndjeva dhimbje (!)  teksa në vendin tonë - në arsimin shqiptar, kjo kategori mësuesish (të ndershëm e të përgatitur), po fundoset deri në shuarje. Për mësuesin, hapsirat e reagimit janë pothuajse zero dhe vendin e tyre e kanë zënë grupe interesi - patronazhistë të udhëhequr apo të mbi paguar nga partia - pushtet apo bandit të adaptuar si mësues apo drejtues që u tundin mësuesve xhepat plotë dhe nuk dihet nga u vjen ky fitim. Në institucionet arsimore, në ZVA, ...., e deri në Ministri të Arsimit hapsirën e llogaridhënies e ka zën çekani mbi "llogarikërkuesit" e pakët që guxojnë.

Trajnimet e mësuesve që bënte Instituti i Kurrikulave dhe Standardeve me specialistë të mirëfilltë tashmë janë në duar të disa OJQ-ve në shërbim të qeverisë - shitës çertifikatash që nuk dihet realisht kush i ka. Partia politike në pushtet merr çdo vendim deri cili mësues do largohet e kush do punësohet, duke kthyer shkollat një vend terrori ndaj mësuesve. Partia – pushtet futet deri tek prokurimet publike -  kush do ti fitojë e menazhojë, kush pyet se çfarë thotë ligji. Vlera të arsimit etiketohen sahanlëpirësit, parelinjtë, sekserët, horrat, drejtues që kapen për flokësh në oborrin e shkollës në prani të gjithë nxënësve dhe komunitetit, që shesin dëftesa, që shesin drogë në institucion, që krijojnë salla të veçanta “argëtimi special”, keqpërdorin nxënës e prindër duke u kapur pas dobësisë së tyre, dhunojnë nxënësit hapur në korridor e oborrin e shkollës dhe për të humbur gjurmët sajojnë raste dhune ndaj atyre që flasin mbi realitetin, si në monizëm me dy deshmitare të rem. Dhe mjerë ata deshmitarë / kallëzues çfarë heqin se mos vallë zbulojnë ata që i përdorën. Partia në pushtet së bashku me krimin që bashkëjeton shkollat i ka shndërruar në shërbim të interesit të tyre dhe jo të nxënësve. Një regjistër që fliste qartë mbi abuzuesit me nxënësit dhe detyrën, bëri ca vite “xhiro“ në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll si flluckë sapuni. Të gjitha thuhen e stërthuhen po askush nuk do t’ia dijë.

Sa e sa raste të ngritura edhe nga unë. Nëse do shteti -  institucionet e sigurisë çdo gjë e zbulon se çfarë ndodh në shkolla, komunitete e kudo..  Kush ka vesh le të dëgjojë! Qytetarët kaq kanë në dorë - të konstatojnë e të ngrejnë zërin në forma të ndryshme. Pasi dhe nëse ofrojnë teknika zgjidhje ato hidhen në kosh. Unë mendoj që, nëse institucionet përgjegjëse do vazhdojnë të mos dëgjojnë e keqveprojnë, nëse ne do vazhdojmë të heshtim, ky shtet do arrijë të kriminalizojë vendin tërrësisht. Kësisoj të gjithë - në veçanti fëmijët tanë, ditë pas dite do të jemi të rrezikuar në shkollë, punë, komunitet e kudo. Heshtim, nënqeshim ndonjëherë dhe kur ndodhin ngjarje që janë lënduar të pafajshëm, të gjithë “prekemi fortë”, ndërsa të nesërmen heshtim sërisht, pa ditur që një ditë mund të jemi ne -  ato të pafajshmit e lënduar të këtij sistemi që ka instaluar kjo parti – pushtet me bandat rreth saj. Por, mos harrojnë këta politikanë dhe pushtetarë të pafytyrë e gjakëpirës se, një ditë këto banda - me të cilat u shkatërruan jetën e çfarë mundën shumë qytetarëve, një ditë do tu ngrihen ti godasin  ata vetë dhe familjet e tyre.

fitnete gruda

Sondazh

Insights 31 March 2023, 14:02 Dosja

Një domosdoshmëri e pamundur!

Si cdo ditë edhe sot u ngrita me përtesë, dhe duke nxituar u bëra gati për në punë. Ora shënon 8.00 unë jam n&eum...

Insights 26 March 2023, 22:03 Dom Gjergj Meta

Sot qava...

Dom Gjergj Meta Ndoshta ishte hera e parë që sot, në njërën prej meshëve, m'u desh të ndalem disa herë ndërsa ...

Insights 26 March 2023, 18:09 Lutfi Dervishi

Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

Lutfi Dervishi Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën n&eu...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin