LIVE UPDATES
Insights

Kur shteti ligjor ka ikur në drejtim të paditur!

Përpos, kupton ,shikon, dëgjon apo përjeton, të lihet që një institucion i tërë të shkatërrohet, vetëm e vetëm që një person të shkatërrohet sepse i intereson dikujt që me fjalën e tij i janë prekur interesat korruptive apo janë zbuluar veprimet banditeske. A i lejon këto një shtet ligjor?! Jo! Këto dhe të tjera pafund që mund të listohen, i lejon vetëm një shtet i kapur nga bandat.

24 August 2022, 12:44 Nga fitnete gruda
Kur shteti ligjor ka ikur në drejtim të paditur!
Fitnete Gruda

Togfjalëshi, "Autori ka ikur në drejtim të paditur", është kthyer në ritual në Shqipëri pas çdo vrasje, atentati apo super – vjedhje. Nuk e kupton kjo qeverisje që institucionet shtetërore po kthehen në qesharake çdo ditë e më shumë?! E kuptojnë, por nuk duan ta kuptojnë (!) sepse mafia ka depërtuar kudo në institucionet shtetërore dhe jo - vetëm. E ndërsa në rrjete sociale - faqet e kryeministrit, kryeparlamentares, ministrave, titullarëve të institucioneve të varësisë që i shpërndajnë, çdo ditë sheh reklama, “ të një Shqipërie që po lulëzon - shteti ligjor që po funksionon si kurrë ndonjëherë - të një drejtësie të pavarur që po reformohet - ... - që vendi ynë me këtë qeverisje i ka plotësuar kriteret për t'u antarësuar në Europë", në media paralelisht dëgjon: “ ...një vrasje - një super vjedhje - një krim hibernetrik - një tjetër vrasje e trefishtë - krim horror. Dhe sipas autoriteteve të rendit, “autori ka ikur në drejtim të paditur". Në këto kushte, natyrshëm lind pyetja: "Autori / ët iku / ën iku / ën në drejtim të paditur, apo shteti ligjor!?  Analiza fillon me çeshtjen: ”Në të gjitha rastet, autorët ikin në drejtim të paditur, apo më së shumti ikin ata që shteti bën sikur nuk i kap dot”.

Natyrshëm kjo e dyta të vjen në mëndje, kur jeton në Shqipëri me një shtet të destinuar të mbaj peng lirinë e shtetasve të vet dhe sundimin e ligjit; të formojë një brez të ri të shtypur, të gjynjëzuar e të poshtëruar me çdo kusht; një shtet që funksionon me strategjitë: - "Bëj nga një shembull në çdo fushë, që të friksohen të tjerët" (paçka kanë shkak apo jo – shkakun e krijojnë kapot e grupeve në institucione, komunitete etj); një shtet që ka gllabëruar drejtësinë dhe kjo e fundit që mbyll sytë para gangove dhe banditëve të kollarisur në pushtet ose me pushtet financiar të dyshimtë; një shtet që shpërfill çdo problematikë që ngrihet nga qytetarët - një shtet ku pushtetarët kanë primar pasurimin korruptiv; një shtet që përdor keqaz ata që përkulen me servilizëm të verbuar para "tyre" dhe për këtë i shpërblen në një formë; një shtet që lirinë e individit e konverton  me heqjen e kafshatës së gojës" - ...- një shtet ku urrejtja për njëriun që kritikon është më e madhe edhe se ndaj një krimineli. E kësisoj, pa dyshim që ky shtet është dhe do të jetë i pa fuqishëm të luftojë me krimin e rrjedhimisht, me ose pa dëshirë, do të bashkëjetojë me të. Ky mendim i relativizuar fillon dhe absolutizohet kur sheh në rrugë, një person me thikë “në brez”, pa iu dridhur qërpiku dhe pa tentuar ta fsheh atë, 500 metra larg Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit; pikërisht në rrugë kryesore automjetesh dhe këmbësorësh. Që do të thotë, vetëm një i verbër nuk nuk do t’a dallonte. Ai me atë thikë dikë kërcënonte. E dha sinjalin dhe u zhduk! Përpos, ndodh që ti je në rrugën tënde duke ecur, apo në një ambient dhe befas njërëz të panjohur të provokojnë, të përndjekin, të kërcënojnë (dhe po reagoi i kërcënuari / i provokuari për tu mbrojtur, me siguri faji është i tij, sepse kërcënuesi / provokuesi është “në detyrën” e ngarkuar).

Veç kur një ditë i shikon me funksionuar institucionesh shtetërore apo eksponent të partisë në pushtet që ti ke kritikuar, njërëz të drejtësisë, për të cilët ke ankimuar. Fatkeqësi, kur provokuesi mund të jetë edhe nga vetë uniformat blu. Që do të thotë eksponent të shtetit dhe njerëz të veshur me pushtet financiar apo pushtet të padukshëm, paguajnë të tjerë për t'ua mbyll gojën atyre që guxojnë të jenë të lirë në mendime dhe të kërkojnë të drejtat. Përpos, kupton ,shikon, dëgjon apo përjeton, të lihet që një institucion i tërë të shkatërrohet, vetëm e vetëm që një person të shkatërrohet sepse i intereson dikujt që me fjalën e tij i janë prekur interesat korruptive apo janë zbuluar veprimet banditeske. A i lejon këto një shtet ligjor?! Jo! Këto dhe të tjera pafund që mund të listohen, i lejon vetëm një shtet i kapur nga bandat.  Realisht nuk qëndron problemi vetëm se doli “dikushi” dhe kërcënoi "dikë", por problemi zmadhohet kur mendon me dhimbje: “ku e gjeti forcën ky person!?" Ku është shteti ligjor!? Dhe është normale që në të tilla situata dhe në situatën alarmante - aktuale në vend, mendja të të shkojë tek shteti – strukturat e posatshme që kanë si mision ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike,..., garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën ... respektimin e të drejtave dhe lirive të njëriut. A mos vallë këto struktura  nuk kanë as informacionin më bazik ç'ka ndodh në terene  institucione etj (!?) apo i fshehin nga frika,  lidhjet e nëndheshme të personave të veçantë me bandat!?   Unë mendoj që, sejcila prej tyre mund të ndodh! Këto informacione janë të rëndësishme, pasi kanë efekt parandalues dhe goditës të krimit. Nuk shtrohet problemi në prizmin, që policia të ruaj qytetarët në rrugë, në lokal, në ambjente banimi, ... , por me punën e saj të lërë gjurmë “se është aty” edhe kur nuk është. Dëgjojmë që, gazetarë të ndryshëm, në media, ngrejnë alarmin: “Kapni grupet kriminale, identifikoni kapo-bandën se po bëjnë namin ...”. Qytetarë, që guxojnë – kanë folur e flasin, i drejtohen shtetit dhe institucioneve të drejtësisë duke përcjellë mesazhe: “Identifikoni kriminelat, trafikantët i keni edhe në institucione, i keni në parti, bashkëpunojnë me ju”.

Punonjës të institucioneve kanë ngritur apo ngrejnë zërin: “Në institucione ka grupe që kontrollojnë tërë veprimtarinë në institucion dhe bashkë me drejtuesit e institucionit  janë kthyer në bandë. Opinioni publik shpesh hedh dyshime mbi jetëgjatësinë e drejtuesve të lartë dhe të ulët në institucione shtetërore dhe shpesh është në gjëndje të kuptojë kur jetëgjatësia e tyre është nga meritat (që pak herë ndodh) apo lidhjeve me bosat e krimit, drogës, trafikantët etj - përtej lidhjeve shoqërore apo partiake. E njëjta gjë ndodh edhe me disa që operojnë në institucione apo biznese private. Por, ky shtet nuk do që t’i dëgjojë! Të gjitha këto së bashku me sjelljet diskriminuese në komunitete selective apo institucione, vjedhja e privatësisë së qytetarëve, ..., mbajtja e shqiptarëve nën një diktaturë të egër, e bëjnë këtë  shtet të kthehet në nxitës konfliktesh duke harruar që shpesh edhe nga konflikte banale kanë ndodhur vrasje. Këto të shtyjnë të mendosh se shtetit nuk i intereson se po vriten njërëz; këto banditë të lartë - përmendur po shkatërrojnë njerëz, familje, të rinj, vetëm të jenë sa më jetëgjatë në pushtet, për të shtuar pasuritë dhe për të mbuluar krimet e tyre nën petkun e kostumeve e kollareve apo afërsisë me politikanë të ndryshëm.  Me sa duket ky shtet ka si qëllim të iniciojë denoncime - të mbush komisarjatet me njërëz të piketuar prej partisë dhe pushtetit.  Prokuroritë dhe gjykatat po ashtu. Ndërsa, kapo - bandat ta shtojnë numrin e bandës së tyre. Solla disa shembuj, jo vetëm personal, sepse shteti ynë që ligjet i mban më së shumti vetëm në letër, kur kritikon, të kërkon fakte. Por kur i jep edhe fakte, fillon e të sulmon më keq. Unë mendoj që, të luftohet krimi nevojitet shtet ligjor dhe vullnet  politik. Nëse shteti vërtet do që të luftojë krimin e korrupsionin i gjen mënyrat. Çudia është se, ne si qytetarë kuptojmë që diçka nuk shkon me pasurimin e disa personave ku burimet e punës së tyre nuk janë aspak kaq fitim – prurëse, ndërsa shteti nuk i kuptoka!?  Jo ti kuptojë, por shteti e ka për detyrë ti identifikojë! Nëse nis identifikimi dalin shumë lidhje të strukturuara nga lartë - poshtë apo poshtë lartë. Rëndësi ka serioziteti dhe kofidendialiteti gjatë identifikimit, me qëllim që të shkohet në identifikimin e kapove.

Unë mendoj që, në Policinë e Shtetit, Prokurori, Gjykata, ka edhe individë me ndërgjegje e moral të lartë. Por, lipset që kjo kategori të guxojë ose të gjejnë mënyrë indirekte - pa u dëmtuar vetë, që të nxjerrin disa të vërteta që errësojnë kërkimet dhe zbulimet e grupeve kriminale - në veçanti me kokat e tyre, qofshin ato në pushtet apo politikë; të zbardhin të vërtetat e fshehura në hetime të ndryshme, gjykimet e njëanshme, ndikimet e shtetit dhe politikës në drejtësi; të gjejnë një mënyrë që të përcjellin besim tek qytetarët që ata të denoncojnë çka ndodh me ta, të denoncojnë pa patur frikë çfarë dijnë edhe mbi grupet e tilla, apo individë të tillë. Që do të thotë kjo kategori e lartë përmendur të kontribuojnë në ç'politizimin e Policisë së  Shtetit, Prokurorisë dhe të organeve  të drejtësisë si dhe në largimin nga institucionet të personave të lidhur me krimin. Nëse do ta bëjnë këtë në një formë apo tjetër do të jenë "Imponues” të nisjes së funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri, i cili duket se ka ikur në drejtim të paditur. Por kjo mbetet edhe çështje vullneti dhe disponibiliteti. Shteti ka për detyrë të zbus konfliktet në komunitete dhe kudo, duke i dhënë zgjidhje të drejtë atyre dhe jo fajtori të para- caktohet me urdhëra dhe po reagoi ndaj padrejtësisë, ti vihet gjithë komuniteti kundra, siç ka ndodhur e ndodh shpesh. Përpos, nuk mund të luftohet krimi me emërime jo profesionale dhe partiake - si në çdo institucion edhe në institucionet përgjegjëse për sigurinë në vend, të cilët nuk kanë kapacitet minimal për t’iu përgjigjur vendit të punës apo aftësi vendimmarrëse për t’i trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe me dinjitet.

Por, luftohet duke hequr dorë pushteti dhe politika nga dhëniet e urdhërave për vendimmarrje si në polici, prokurori, gjykata etj. Nuk e shtoj problemin individual, por në raport me rrezikun që i kanoset jetës së njëriut dhe domokracise e cila gati po kthehet në demokraci xhepash dhe bandash. Vetëm shteti ligjor mund të çel perspektivën e një ndryshim real në luftën ndaj krimit sikurse edhe korrupsionit. Nuk mund ta mohojmë që bara më e madhe në këtë luftë i bie Policisë së Shtetit dhe përgjegjësia më e madhe krerëve të lartë të saj të cilët duhet të përcaktojnë mekanizma monitorues efikas si dhe ligje për mbrojtjen e efektivëve të policisë në këto përballje. Mendoj që, një trajtim financiar të efektivëve blu dhe të institucioneve të tjera të ngjashme, në rast operacionesh të vështira e të rrezikshme për jetën e tyre do të ishte një motiv për rritje përgjegjësie në mënyrë që  një efektiv të mos arrijë të vihet në shërbim të partisë, të krimit, të pushtetarëve  të shthurur apo të halabakëve me lekë apo që i dijnë se kujt bande i përkasin. Për kërë, krerët duhet të zgjidhen profesional, të përgjegjshëm dhe figura të pastra të pa - implikuar në gjëra të errëta, që të kenë moral për të drejtuar. Por kjo mund të realizohet nëse kupola qeverisëse është e tillë. Në të kundërt shteti ligjor do të vazhdojë të iki në drejtim të paditur.

fitnete gruda

Sondazh

Insights 18 August 2022, 13:25 Ben Blushi

Katerina Zoto, stilistja S M L

Katerina Zoto Katerina Zoton e njoha në instagram. Kishte veshur një fustan të gjerë me lule. I nisa një sms.Mund të të ...

Insights 18 August 2022, 10:57 ilir konomi

Ëndrra që plasi si flluskë sapuni

Ilir Konomi Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrës si i zgjedhuri i fuqive të mëdha për të...

Insights 14 August 2022, 15:29 Ben Blushi

Soni dhe Salman Ruzhdi, nga India në Paris

Soni SONI DHE SALMAN RUZHDI, NGA INDIA NË PARISPërpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Pa...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin