7 May 2024, 13:02
Nga Anila Hoxha
Anila Hoxha
Nje thirrje per ndihme, leter e gruas pa emer! Jam menduar naten e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa qe ta ndaj. Ja ku ESHTE nje thirrje. Per ti qendruar besnike hoqa shume fraza, te cilat mund ta identifikojne.
“Anilë, të pashë sot tek Juli dhe ende nuk i ndal dot lotët. Ti më njeh por mua, më vjen turp të të them se kush jam, sepse nuk do doja që këtë mesazh ta ndaje me dikë tjetër. The që nuk jemi vetëm, por duhet të flasim.
Jemi vetëm! Kam dalë nga një martesë, nga e cila u dhunova dhe me shumë sakrifica u përpoqa të vazhdoja jetën time dhe rritjen e fëmijës. Nga jashtë duket sikur jam mirë.
Më kanë mbajtur me orë të tëra në punë kur unë duhej të shkoja pranë fëmijës tim, jam detyruar ta rris por nuk kam e marre pagën. 3 muaj pa paguar detyrimet, qiraxhiu po bëhet gati të më nxjerrë nga shtëpia dhe fëmijën e kam dërguar tek i ati. Ndersa mua më qan shpirti, sepse nuk kam as një lek për ta ushqyer. Ai nga ana e tij po më bën presione indirekte se do ma marë kujdestarinë, sepse nuk kam financat e duhura. Qeraja, fëmijët për tu rritur, me jetë për të përballuar, duken shumë.
Por nuk dalin kur ti e ke mësuar evlatin tënd duke mos i munguar asgjë. Dhe sot dhuna vazhdon, psikologjike, financiare, emocionale dhe kjo bëhet zinxhir. Alma dhe shumë si ajo nuk kanë rrugëdalje. Unë luftova, por ndonjëherë mendoj më mirë të kisha qëndruar në atë martesë jo të shëndetshme, sesa të jem në kushtet e mbijetesës. Dhe po, nuk kanë qenë të pakëta herët që e kam menduar vetëvrasjen, por nuk e bëj dot sepse më duhet të rris e të edukoj qënien më të rëndësishme të jetës time.
Aq sa e dua, aq e shoh atë si burgun tim. Më ka dënuar që të përballoj jetën në këtë vend të qelbur, me këta njerëz të kalbur, dhe realisht, nuk ka asnjë derë ku mund të trokasësh. Të gjithë duan të të mbështesin në teori, por në praktikë, edhe nëse e bëjnë, duan vetëm të të shkelin. Ky është realiteti. Na vrasin besimin tek drejtësia, tek e vërteta, tek dinjiteti, na vrasin ëndrrat dhe ti duhet thjeshtë të mbijetosh, ose të lejosh të të shkelin që të ia dalësh, sepse pa asnjë mbështetje, është e pamundur.
Te lutem, mos trego. E vetmja ndihmë që mund të japim të gjithë bashkë është të tregojmë të vërtetën. E vetme, jeta e asnjërës nuk ka vlerë. Ky është realiteti. Po mundohem të ndihmoj veten. Po mendoj të iki nga Shqipëria, duke kërkuar alternativa. Thjeshtë mos flasim më për mbështetje, për polici, për politika sociale. Nuk ekzistojnë, janë selektive “!
anila hoxha
Insights
6 May 2024, 19:07
Andi Bushati
Andi Bushati
Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit me siguri është habitur që në albumin e fotove që ai botoi nga n...
Insights
6 May 2024, 17:12
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Taulant Balla vendosi të kapte pak protagonizëm nga tragjedia, kur doli të njoftonte për gjetjen e vajzes së dyt&eu...
Insights
6 May 2024, 14:46
Vincent W.J. Van Gerven Eoi
Më 1 korrik 2021, platforma e artit bashkëkohor “Harabel” prezantoi një skulpturë të artistit kosovar Sislej Xhafa, t&eum...
Insights
2 May 2024, 12:19
Genc Burimi
Genc Burimi
Ndryshimet e fundit në qeverinë serbe me integrimin brenda radhëve të saj të dy figurave ‘non grata’ dhe p...
Insights
1 May 2024, 15:39
Genc Sejko
genc sejko
TIRANË- Fjalori i Oxfordit e përcakton kuptimin e fjalës ‘koleg’ si ‘një person me të cilin punon n&...
Insights
1 May 2024, 11:32
Lutfi Dervishi
Lutfi Dervishi
Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në orën 5:30 të mëngjesit dhe bëri një vrap të...
Insights
30 April 2024, 13:47
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Mbështetësit e Giorgia Melonit, akuzojnë televizionin shtetëror Rai, për paragjykim të...
Insights
26 April 2024, 14:39
Klodian Tomorri
Klodian Tomorri
Drejtesi dhe statistike Beni nje eksperiment te thjeshte. Merrini nominalisht fituesit e provimit te magjistratures dhe futini tek lista e ...
Insights
23 April 2024, 11:13
Artan Fuga
artan fuga
Kryesia e Akademisë së Shkencave inicioi procedura për pranimin e akademikëve të tjerë, çka e përfundo...
Insights
20 April 2024, 21:59
Anila Hoxha
Anila Hoxha
Ashtu si simbolika e emrit që ka, Amar është fëmija më i kërkuar në vend. Edhe gruaja që po e përq...