LIVE UPDATES
Insights

Pavarësisht “lodhjes me Harry-n”, duhet të vazhdojmë ta dëgjojmë

Pak minuta pas transmetimit të dokumentarit të Netflix, Harry është rikthyer në skenë me librin e tij, Spare, dhe intervistat me gazetarin e televizionit amerikan CBS, Anderson Cooper por edhe me Tom Bradby e ITV.

9 January 2023, 10:00 Nga Esther Walker
Pavarësisht “lodhjes me Harry-n”, duhet të vazhdojmë
Princi Harry

Nga Esther Walker

Unë e arrita disa kohë më parë mërzinë time sa i përket informacioneve rreth Harry dhe Meghan. Së fundmi arrita të shoh episodin e parë të dokumentarit të Netflix “Harry & Meghan”, dhe një kohëmatës i brendshëm u aktivizua për të më njoftuar se hapësira për ruajtjen e kësaj pjese nuk mjaftonte, dhe për këtë më duhej të fshija disa filma të tjerë nga arkiva ime.

Megjithatë Harry nuk do ta ketë këtë mundësi. Ai këmbëngul që unë, ne të gjithë, të dimë më shumë. Akoma më shumë! Ne fillim u magjepsës që të gjithë nga Megxit, dhe donim tëdëgjonim çdo minutë të reja për të. Por tani kjo është një histori e vjetër. Ne jemi të ngopur me të, dhe duam të kalojmë tek diçka tjetër.

E megjithatë është koha për të bërë detyrën si gazetarë. Kostoja është që ne duhet të vazhdojmë ta shohim këtë gjë, edhe shumë kohë pasi të ketë pushuar së qeni interesante.

Pak minuta pas transmetimit të dokumentarit të Netflix, Harry është rikthyer në skenë me librin e tij, Spare, dhe intervistat me gazetarin e televizionit amerikan CBS, Anderson Cooper por edhe me Tom Bradby e ITV.

Përpara transmetimit të këtyre intervistave, Harry dëshiron që ne të kuptojmë sërish detajin (sepse nuk po e dëgjonim si duhet herën e parë), se përse ai dhe gruaja e tij u detyruan të dilnin kaq shpesh publikisht me të gjitha ankesat e tyre, pasi çdo përpjekje për t’i trajtuar gjërat privatisht përfundonte gjithmonë në faqet e para të gazetave.

“Çdo herë që jam përpjekur ta bëj privatisht, ka pasur informime dhe rrjedhje informacioni, të cilat janë deformuar në histori tabloide kundër meje dhe gruas sime”– deklaroi ai përCooper. Ai vazhdon më tej duke theksuar se kur njerëzit lexojnë histori nga korrespondentëtpranë familjes mbretërorë, historitë janë “si të ushqyera me lugë” drejtpërdrejt nga Buckingham Palace.

Në fund të gjithë këtyre historive mbretërore, thotë Harry, do të jetë deklarata me shkrim se Buckingham Palace u kontaktua për një koment. Por kjo është e pasinqertë pasi “e gjithë historia është duke komentuar në Buckingham Palace”. Harry e ka sugjeruar këtë më herët,dhe unë e hodha poshtë.

Tek e fundit, ai nuk ka dhënë kurrë ndonjë provë të fortë për ta mbështetur këtë pretendim,ndaj dukej shumë paranojak. Megjithatë, po sikur të jetë e vërtetë? Unë vetë do të doja ta dija si qëndron e vërteta, në një mënyrë apo tjetrën. Por marrëdhënia midis medias dhe Pallatit Mbretëror, është po aq misterioze për mua sa për çdokënd tjetër.

Por unë e di që gazetarët nuk kanë shqisën e gjashtë, dhe shumica duan të jenë të saktë në raportimin e tyre. Dhe që kur Meghan u shfaq në skenë, korrespondentët e familjes mbretërore duket se janë shumë të informuar. Kjo do të shpjegonte shumë, nëse situata është vërtet kështu siç e sheh Harry.

Publiku u trondit kur Harry zbuloi një bisedë konfidenciale me të atin Charles dhe vëllainWilliam për gazetaren amerikane Gayle King.

“Është e vërtetë që Harry ka biseduar me vëllain e tij, dhe ka folur edhe me babanë e tij. Mësova se ato biseda nuk ishin aspakproduktive. Por ata janë të kënaqur që të paktën kanë nisur një lloj komunikimi”,-tha King.

Në atë kohë ne të gjithë u habitëm që Harry po shfaqej si një tradhtar aq i madh sa të ndante një bisedë të tillë private me një grua për të cilën askush nga ne nuk kishte dëgjuar ndonjëherë më parë. Oprah kishte tashmë një staturë publike, por kjo zonjë? Gayle kush? Ndoshta po ndodhte diçka tjetër.

Ndoshta Harry po i tregonte familjes së tij, se edhe ai mund të zbulonte biseda private në media. Ai donte që ata ta dinin se si po ndihej. Nëse Harry dhe Meghan mendonin vërtet –dhe nuk u bindën asnjëherë për të kundërtën – se nuk mund ta besonin se bisedat private do të qëndronin të tilla, atëherë kjo hedh dritë të re mbi sjelljen e tyre.

Që nga lajmi i parë i bujshëm në tetor 2019, se ata po tërhiqeshin si anëtarë të familjes mbretërore, dhe se kishin plane për t’u bërë financiarisht të pavarur, gjithçka dukej si një qasje aq mbrojtëse dhe e nxituar, sa u pa gjerësisht në atë kohë si sjellje prej të llastuarish dhe idiote.

Por nëse ata besonin vërtet, me të drejtë apo gabimisht, se ky institucion madhështor, i plotfuqishëm jo vetëm që nuk duhej besuar, por angazhohej aktivisht që t’i sulmonte ata, atëherë kush do t’i fajësonte 2 të rinjtë për zgjedhjen që kanë bërë?

Unë do të doja që Harry dhe Meghan të largoheshin nga aty, dhe të gjenin një qëllim tjetër për të mos rijetuar pafundësisht këtë histori 3-vjeçare. Njëkohësisht, është një gjë e tmerrshme të keqkuptohesh dhe të keq–interpretohesh. Duhet të jetë shumë e dëmshme të ndihesh sikur nuk mund t’i besosh as familjes tënde.

Të gjithë duhet të jemi në gjendje të hamendësojmë se si është diçka e tillë, edhe nëse nuk e kemi përjetuar. Dhe kështu, ndërsa Harry mendon se ka më shumë gjëra të tjera që duhet të dimë si publik, edhe pse tani historia e tyre është bërë gjithnjë e më e lodhshme, ne duhet të tregohemi të sjellshëm dhe ta dëgjojmë atë. Tek e fundit, jemi pjesërisht fajtorë pse jemi të interesuar për këtë sagë./ inews – bota.al

princi harry spare

Sondazh

Insights 7 January 2023, 14:11 Agim Xhafka

Endacaku...

Agim Xhafka Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben, i sëmurë epileptik, ishte 38 vjeç...

Insights 6 January 2023, 11:05 Kristi Pinderi

Si t’ja themi profesorit

Kristi Pinderi Përgjigje Artan FugësKa një problem interesant te dilema nëse duhet t’i përgjigjesh Artan Fugës për...

Insights 6 January 2023, 11:02 Artan Fuga

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!

Artan Fuga Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për ...

Insights 29 December 2022, 13:11 Ledi Shamku

Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet

Foto ilustruese Po e nis duke thënë se vjeshta e këtij viti qe një vjeshtë përkimesh (koincidencash), dhe se Epikyri na thot&...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin