LIVE UPDATES
Politike

“Inspektime korruptive, çmime të rritura, gjoba”, Gazment Bardhi: Jemi në betejë për të kthyer normalitetin

31 March 2021, 08:40 Nga DOSJA
“Inspektime korruptive, çmime të rritura, gjoba”,

ELBASAN– Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u takua me pronarët e hoteleve dhe shërbimeve në zonën e Llixhave në Elbasan, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për vështirësitë që i kanë çuar afër falimentimit. Zona e Llixhave në Elbasan është më e njohura në Shqipëri, kurative dhe me një klimë të jashtzakonshme. Aty vijnë çdo vit pushues nga gjithë vendi, po dhe nga rajoni, e megjithatë në këto 8 vite, sipas Bardhit, shteti nuk është kujtuar të bëjë as 2 kilometra rrugë.

“Unë kam të paktën 9 vite që, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të darkës rri në këtë zonë këtu. Punët kanë ngelur aty ku i ka lënë PD dhe këtu nuk është bërë asnjë gjë. Uji është i papërballueshëm! Unë të paktën, kur kam sezonin, paguaj një milionë e gjysëm vetëm ujë në muaj, plus edhe një milionë lekë drita, bëjnë dy milionë e gjysëm, kështuqë mendoj duhet ndryshim për mirë, ishalla ecni në rrugën e duhur”, u shpreh një prej sipërmarrësve.

Gazment Bardhi tha se i njeh këto vështirësi, pasi këtë tablo të shtrëngimit e të rritjes së kostove e gjen kudo në çdo biznes në gjithë qarkun.

“Unë nuk kam ndërmend të zgjatem shumë për të thënë çfarë ka ndodhur këto 8 vite, se jam i sigurt që atë e dini ju më mirë sesa unë. S’ka nevojë të vij unë për t’iu thënë: E para që jeni shumë më në vështirësi sesa keni qenë më parë, e dyta, s’keni parë kurrë dorën e zgjatur të shtetit për t’iu mbështetur, e treta, ju kanë renduar me taksa, tatime e me çmime të rritura. Prandaj edhe fokusi ynë, program dhe plani ynë i punës, është përqendruar tek ekonomia dhe biznesi, edhe për faktin që ka qënë që ka vuajtur më shumë pasojat e keq-qeverisjes. Kudo ku kemi shkuar, në çdo biznes, na rezulton që e mbajnë hapur vetëm pronarët apo i zoti, sepse çdo punonjës që kanë pasur,  i kanë shkurtuar e i kanë hequr nga puna për shkak të pamundësisë dhe kostove. Ju e keni ndjerë vetë, nuk keni parë gjatë këtij viti të vështirë dorën e shtetit, por besoj biem dakord të gjithë që vështirësitë nuk nisën këtë vit. Pandemia thjesht e nxori në sipërfaqe të gjithë atë model keqqeverisje që e shikonte biznesin si armik apo si mundësi për të shkuar për të marrë atë “kafen”, apo për ta kapur në gabim e për ta gjobitur. Edhe nëse do t’i kishim paguar ato gjoba e të kishim marrë ndonjë shërbim, po ja bënim hallall. Mundësisht taksat tuaja, edhe tonat bashkë, shkojnë për të hequr pllaka e për të vënë pllaka në qendër të Elbasanit, gjë që nuk është as zhvillim, as punësim e as mirëqenie por është thjesht fasadë, prandaj fokusi ynë është mbështetja ndaj biznesit. Sa më shumë lekë të keni ju në xhep, aq më i fortë është shteti, aq më mirë është ç’do shqiptar”, u shpreh Bardhi.

Revolta e biznesit ndaj kontrolleve dhe presioneve të shtetit ndihet edhe këtu si kudo.

“Ato të tatimeve vinë e thonë: “Më ka çu shefi, më ka çu komandanti, më ka çu gjenerali”, po se kush vijnë…jo Krimi Ekonomik nga Tirana, ikën ai vjen tjetri. Na kanë ardhur, parvjet, njëzetë e dy grupe, njëzetë e dy grupe!!….s’të mbushet mendja? Unë përshembull mbaj shtatmbëdhjetë punëtorë, megjithë dy mjekë, dalim njëzetë, që i mbanim në punë…”, pohon një pronar.

Sa ke tani? – pyet Bardhi.

“Asnjë! Ne nuk gjejmë qumësht tani atje, se i kanë shitur lopët sepse s’ka me çfarë t’i mbajë. Ai na e bën korentin ne me 200 lekë. Në kohën e Sali Berishës e kemi pasur 80. Po ti shikosh faturat e mia atje shkon 940 apo një milionë uji, për turp faqen e zezë”.

Drejtuesi politik thotë se me ndryshimin që po vjen me 25 prill, kjo gjendje nuk do të vijojë më kështu.

“Prandaj duhet ulja e taksave dhe tarifave vendore që kanë ardhur nga 2013-ta e deri më sot, ç’do vit në rritje, a thua se ekonomia është rritur, a thua se biznesi fiton më shumë, ndërkohë që realiteti është i kundërt. Në tetë vite, fitimet tuaja kanë ardhur në rënie, ndërkohë që taksat dhe tarifat, tatimet, kanë ardhur në rritje. Ju premtuan uljen e çmimit të energjisë elektrike…dhe në arrogancë e sipër, del në televizor e thotë: “E kam ulur çmimin e energjisë elektrike!”, a thua se nuk i paguani vetë ju faturat e energjisë dhe nuk e dini që paguani të paktën dyfish më shumë se në 2013-tën. Prandaj ulja e tatimeve – një, ulja e çmimit të energjisë elektrike – dy dhe marrëdhënia e partneritetit me biznesin real, jo me një grusht njerëzish që mbushin dhe fryjnë xhepat e tyre…do të ndodhë pas 25 Prillit. Kemi absolutisht nevojë për ju, sikundër jam i sigurt që ju keni nevojë për shtetin, për ta pasur në krah pas 25 Prillit, sepse degradimi që ka ndodhur në këto tetë vite, ka nevojë për dërhyrje emergjente, veçanërisht te biznesi, te ekonomia. Ajo që vjen pas 25 Prillit është shansi i fundit për këta të rinj dhe brezin tim apo edhe më të rinj, për të vendosur nëse duhet të jetojmë në këtë vend apo të marrim valixhet dhe të ikim jashtë vendit. Nuk ka shans tjetër, ne kemi një betejë në 25 Prill, betejë që me ndihmën tuaj dhe ç’do shqiptari që e do më shumë vendin e vet sesa partinë, do ja dalim dhe do e fitojmë, por sfidë dhe betejë reale kemi atë që vjen mbas 25 Prillit. Do të duhet dhe do të bëjmë realitet atë ndryshim që kemi marrë angazhim gjatë këtyre ditëve të fushatës. Nuk kanë më njerëzit, as nerva dhe as kohë për t’u zhgënjyer e për të kaluar nga zhgënjimi në zhgënjim. Boll! Ne i kemi të gjitha mundësitë që ju të zhvilloni atë biznesin tuaj, shtetin ta keni në krah, të punësoni ca djem e vajza të kësaj zone, që të mos largohen, e në këtë mënyrë të krijojmë një normalitet në familjet e gjithësecilit, sepse këtë kërkon shumica dërrmuese, e jam i bindur, secili prej jush. Nuk kërkon njeri as të vërë miliona e as të hajë me lugë floriri mbas katër vitesh. Le ta mendojmë 25 Prillin jo si betejë politike por si betejë për veten tonë e për familjet tona, sepse realisht kjo është beteja që kemi. Ne nuk kemi betejë politike, nuk kemi betejë me socialistët, kanë vuajtur njëlloj si ne. Ata edhe socialistët i kanë shkelur me këmbë. Prandaj kemi betejë me një njeri që është atje në krye e nuk mendon për tre milionë shqiptarë, por mendon vetëm për veten e vet”, deklaroi Gazment Bardhi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazmend bardhi zgjedhjet 25 prill 2021 gazmend bardhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin