LIVE UPDATES
Politike

Intervista/ Meta: Rezoluta e Bundestagut, e vetmja zgjidhje për krizën

2 November 2019, 10:00 Nga DOSJA
Intervista/ Meta: Rezoluta e Bundestagut, e vetmja zgjidhje për krizën

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një intervistë për gazetën Mapo, u është përgjigjur pyetjeve që lidhen me betejën e tij gati 1-vjeçare me qeverinë, që prej mosdekretimit të ministrave, e deri te shtyrja e datës së zgjedhjeve apo përplasjet e vazhdueshme e gati të përditshme gjatë një sezoni mjaft të ndezur politik.

Tensionet e krijuara me Ramën dhe si mendon ai se dilet nga kriza. Kreu i shtetit flet për të ardhmen e tij dhe i përgjigjet pyetjes, nëse i trembet drejtësisë së re. Ilir Meta tregon po ashtu, nëse 30 vite angazhim në politikë, janë të mjaftueshme për t’u larguar apo jo. Presidenti deklaron se nuk ka qenë ai burimi i konfliktit me qeverinë, por përpjekja e Ramës për të uzurpuar çdo pushtet dhe institucion.

MAPO: Zoti President, po shkojmë në fund të një viti ku ju keni qenë pa diskutim protagonist. Duke nisur nga kthimi i disa dekreteve, si ai për emërimin e ministrave dhe te shpallja e një date tjetër për zgjedhjet. E gjitha kjo ju ka mbajtur në një betejë të vazhdueshme me qeverinë. Ju i keni motivuar qëndrimet tuaja si të bazuara në Kushtetutë, por nuk mund ta mohoni që keni mbajtur po ashtu qëndrime të forta me ngarkesë politike…

PRESIDENTI META: Sjelljet e mia kanë qenë gjithmonë në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të bazuara në përgjegjësitë e mia kushtetuese si President i Republikës.

Çdo akt  dhe çdo dekret ka qenë i mbështetur qartësisht në parimet kushtetuese dhe ligjore, argumentet kanë qenë shteruese, dhe janë bërë publike.

Të gjitha ligjet në përputhje me Kushtetutën dhe interesin e qytetarëve shqiptarë janë konfirmuar nga Presidenti i Republikës me përgjegjësinë më të plotë dhe me kënaqësi.

Çdo ligj që ka qenë në kundërshtim me interesin publik, interesin kombëtar dhe Kushtetutën, është kthyer për rishqyrtim në Kuvend në mënyrën më transparente.

U mbetet qytetarëve të shikojnë dhe të vlerësojnë qëndrimet kushtetuese të Presidentit në të mirë të vendit dhe interesit të popullit shqiptar.

MAPO: Sa mendoni se kanë ndikuar vendimet tuaja, qëndrimet që keni mbajtur, aktet, në shtensionimin e situatës. Ndërkohë, është evidente që ju keni krijuar po ashtu një lloj tensioni në përplasjet me qeverinë e shumicën..

PRESIDENTI META: Të gjitha mesazhet e Presidentit, që nga dita e parë e bërjes së betimit me dorë mbi Kushtetutë, e deri më tani, kanë qenë në shërbim të stabilitetit të vendit, përmbushjes së reformave kyçe, përparimit në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, si edhe të dekurajimit të konflikteve artificiale dhe absurde mes palëve, si një sport kolektiv politik i politikës shqiptare ku askush nuk mban përgjegjësi për veprimet që bën.

Të gjitha mesazhet e dhëna nga Presidenti dhe aktet e ndërmarra prej Tij, kanë synuar stabilizimin e jetës politike në vend dhe përmbushjen e reformave për integrimin europian të vendit, që duhet të ishin realizuar prej kohësh.

Nëse sipas jush ka pasur tension në marrëdhënien midis Presidentit dhe qeverisë apo shumicës, të gjithë janë të ndërgjegjshëm që ky tension asnjëherë nuk e ka patur burimin te Presidenca, por në dëshirën e paepur të kryeministrit për të zhbërë çdo institucion demokratik në vend.

Nuk është detyra e Presidentit të krijojë tensione, as me qeverinë, as me opozitën dhe as me një faktor tjetër, përkundrazi.

Është kryedetyra e Presidentit t’i qëndrojë me përpikëri betimit të tij për të mbrojtur Kushtetutën dhe interesin e përgjithshëm të popullit shqiptar.

Përpjekjet e Presidentit kanë qenë gjithnjë për të mos lejuar cenimin e Kushtetutës dhe interesave të popullit shqiptar.

Presidenti gjithmonë ka ushtruar kompetencat e tij kushtetuese.

MAPO: Si e parashikoni ju, cili është vendimi që do marrë mazhoranca në fund të hetimit parlamentar që po bën ndaj jush. A jeni i përgatitur për skenarin e shkarkimit nga detyra?

PRESIDENTI META: Kam qenë dhe jam i qartë se do i përmbahem betimit tim kushtetues, do përmbush me përgjegjshmëri të lartë e transparente detyrën time, dhe do mbroj parimet kushtetuese dhe demokratike të vendit deri më 24 korrik 2022.

MAPO: Ndërkohë, ka rënë në sy, loja që keni bërë me simbolikat në rrjetin social “Facebook”. Ju keni postuar shpesh gjëra që duket se ju kanë shijuar. Kanë rënë në sy edhe publikime që nuk i shkojnë shumë një shtetari. Si për shembull foto gjysmë i zhveshur nga plazhet me aktorë të humorit, apo, peshkimi në një orar zyrtar në një ditë të premte, pra ditë pune..

PRESIDENTI META: Asnjëherë mos prisni nga unë që në sezonin e plazhit të shëtis buzë detit me kostum e kollare, për t’u dukur si shtetar.

Në jetën e përditshme dhe në kohën e lirë jam i thjeshtë si të gjithë qytetarët e tjerë.

Sjelljen prej shtetari e tregoj përmes detyrës që kryej.

Kënaqësi për mua që në kohën e lirë të shoqërohem me aktorë humori dhe artistë, gazetarë dhe sportistë, por dhe njerëz të thjeshtë kudo në bregdet dhe sidomos në malet e Shqipërisë.

Megjithatë kam qenë modest në postimet e mia pasi po të shikoni postimet e shumë figurave të tjera dhe Presidentëve të ndryshëm të botës, do ju binte të fikët.

MAPO: A keni ju këshilltarë, njerëz të afërt që e kanë hapësirën t’iu kundërshtojnë, t’u thonë disa mendime disa të vërteta, si për shembull, që nuk bën shumë sens publikimi i këtyre fotove, ose ajo kur mbani në duar një mace..

PRESIDENTI META: Kam këshilltarë dhe njerëz të afërt të cilëve u marr mendime për çështje të ndryshme në raport me punën dhe përgjegjësitë që ka institucioni i Presidentit të Republikës, por pa u lejuar të më ndërhyjnë në raportet e mia me macen time të dashur Sasha apo në “dashurinë” time më të fundit Celtic FC.

MAPO: Kur jeni larguar nga LSI, jeni shprehur se, i keni kërkuar Luan Ramës t’ua ruajë mirë teserën e partisë. Kur mendoni se do ta rimerrni prapë?

PRESIDENTI META: Më pëlqen shumë një thënie e Felipe Gonzales: “E ardhmja nuk është më ajo që ishte”.

MAPO: Keni pasur shpesh këto kohë edhe kritika për opozitën. A kanë qenë ato gjenuine, apo për të balancuar qëndrimet tuaja. Ku mendoni se ka gabuar opozita, cilat janë vërejtjet tuaja..

PRESIDENTI META: Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta për të dyja palët të cilat krijuan këtë situatë absurde dhe krizë artificiale në të cilën ndodhet vendi.

Në vlerësimin tim, opozita nuk duhet të kishte ndjekur rrugën e largimit dhe delegjitimimit të institucioneve, por duhet të bënte çdo gjë për të mos lejuar kapjen dhe uzurpimin e institucioneve.

Kam qenë gjithnjë i qartë që opozita të mos kishte qasjen e delegjitimimit dhe shumica atë të uzurpimit, qasje që nuk kanë asnjë pikë takimi, por të gjenin rrugën e dialogut politik në interes të integrimit të vendit.

Rezoluta e Bundestagut është pika e referimit për zgjidhjen e krizës në vend dhe integrimin në Bashkimin Europian.

Ajo është platforma më e mirë për daljen e vendit nga kriza dhe arritjen e reformave për një anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në BE.

MAPO: Pse ka fituar terren teza se ju nuk jeni të interesuar për drejtësinë e re, dhe se mund të jeni subjekt i saj, një ide që e artikulon shpesh edhe nga mazhoranca.

PRESIDENTI META: Kjo është një nga tezat më bajate e sponsorizuar majmërisht nga ata që duan qëllimisht dështimin e Reformës në Drejtësi dhe kapjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë.

Është e qartë nga të gjithë se pa përpjekjet e mia, Reforma në Drejtësi e 21-22 korrikut 2016, që u miratua me 140 vota, nuk do ishte arrirë, por do të kishte lindur e dështuar dhe Shqipëria nuk do të kishte marrë as rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave në vjeshtën e vitit 2016, për shkak të konsensusit të ndryshimeve kushtetuese.

Të gjithë e kanë të qartë se kujt i ka interesuar asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Frika u përket frikacakëve. Kjo nuk ka lidhje me Presidentin, pasi të gjithë e dinë se ai nuk i përket kësaj kategorie.

MAPO: Ju jeni në politikë që prej fillimit të viteve ‘90. Po bëhen tashmë 3 dekada. Dhe i keni pasur të gjithë postet më të larta shtetërore. E megjithatë nga energjia që shfaqni, dhe aktiviteti i përditshëm, ju krijoni idenë se nuk jeni aspak drejt mbylljes së karrierës, përkundrazi. Kur mendoni se është mjaft për një politikan?

PRESIDENTI META: Mjaft për një politikan është kur ai ka frikë dhe tmerr nga vota e lirë e qytetarëve të tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta intervista kriza poltike ilir meta intervista kriza poltike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin