Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ky pretendim, i publikuar nga mediat shtetërore më 13 nëntor, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. As Uashingtoni dhe as Manama nuk kanë reaguar deri tani.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) pretendojnë se e kanë shkatërruar një radar amerikan për paralajmërim të hershëm në Bahrejn, në shenjë hakmarrjeje për një sulm ajror gjatë natës në qytetin e portit Sirikut, pranë Ngushticës së Hormuzit. Ky pretendim, i publikuar nga mediat shtetërore më 13 nëntor, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. As Uashingtoni dhe as Manama nuk kanë reaguar deri tani.
“Disa orë më parë, luftëtarët e Forcave Ajrore dhe Hapësinore të IRGC-së shënjestruan dhe shkatërruan radarin amerikan të paralajmërimit të hershëm në ishullin e Bahrejnit, në përgjigje të agresionit ajror të armikut kundër një kulle telekomunikacioni në Sirik”, thuhet në një deklaratë të IRGC-së.
IRGC-ja e cilësoi sulmin si “paralajmërim serioz” për “armikun agresor”, që t’i ndalojë “provokimet ajrore dhe kontrabandën me naftë” në Ngushticën e Hormuzit.
Më herët, agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA raportoi se Siriku ishte goditur nga një sulm i “armikut”. Agjencia nuk e identifikoi autorin e sulmit dhe nuk dha hollësi për dëme apo viktima të mundshme. As IRGC-ja nuk i fajësoi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara për sulmin në Sirik.
Sirik, i cili ndodhet në bregdetin e Hormuzit dhe është baza e një pjese të rrjetit iranian të radarëve dhe komunikimit për mbikëqyrjen e kësaj rruge detare, është goditur disa herë që nga fillimi i luftës, më 28 shkurt, me sulmet amerikane dhe izraelite.
Teherani ka raportuar më parë për sulme ndaj infrastrukturës së telekomunikacionit në këtë qytet dhe është kundërpërgjigjur me sulme ndaj objekteve amerikane në Bahrejn, ku ndodhet Flota e Pestë e Marinës amerikane. Shkëmbimi i fundit i sulmeve vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni nuk ka më nevojë për marrëveshje me Teheranin.
“Nuk kemi nevojë për marrëveshje me Iranin. Ato ditë kanë kaluar prej kohësh”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social më 12 nëntor. “Ne i kemi paratë e tyre, qindra miliarda dollarë, dhe e kemi Ngushticën e tyre!”
Në të njëjtin postim, Trump tha se i kishte kërkuar nënpresidentit JD Vance që ta përqendronte “tërë vëmendjen e tij” te ajo që ai e cilësoi si korrupsion dhe kriminalitet në qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët. Vance kishte shpenzuar muaj të tërë duke udhëhequr përpjekjet amerikane për të siguruar një armëpushim dhe për t’i ringjallur bisedimet bërthamore me Iranin.
Ky zhvillim erdhi një ditë pasi gazeta The Ëall Street Journal raportoi se Vance po shqyrtonte mundësinë e zhvillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me një zyrtar të lartë të sigurisë së Iranit. Shayan Samii, analist i sigurisë kombëtare me bazë në SHBA, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë se Trump duket se po ndjek një politikë “as të luftës, as të negociatave”.
“Trump tani po përpiqet ta arrijë përmes presionit ekonomik atë që nuk do të mund ta arrinte përmes një ndërhyrjeje ushtarake”, tha Samii. “Ai nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake si mundësi”.
Ai shtoi se anashkalimi i Vance tregon se Trump ia ka “besuar çështjen e luftës” sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sipas Samiit, mesazhet kontradiktore nga Teherani po e dëmtojnë gjithashtu besueshmërinë e Iranit.
“Kur [ministri i Jashtëm Abbas] Araqchi thotë se do të negociojmë, ndërsa [zyrtari i sigurisë] Mohsen Rezaei thotë se nuk do të ketë negociata derisa Amerika t’i pranojë shtatë kushtet tona, udhëheqësit botërorë arrijnë në përfundimin se në Republikën Islamike nuk ka ‘vendimmarrës të besueshëm’”, tha ai.
Kushtet përfshijnë përfundimin e bllokadës detare amerikane ndaj Iranit, lirimin e aseteve të ngrira iraniane dhe ndalimin e luftimeve në të gjitha frontet. Rezaei ka këmbëngulur se Uashingtoni duhet t’i pranojë kërkesat e Teheranit para se të rifillojnë negociatat ose të rihapet Ngushtica e Hormuzit.
Trump paralajmëroi gjithashtu se Irani “nuk do të ekzistojë edhe për shumë kohë”, nëse vret ndonjë zyrtar të lartë amerikan. Deklarata e tij pasoi raportimet se sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ishte zhvendosur në një bazë ushtarake për shkak të kërcënimeve iraniane. Tensionet po rriten edhe në zonën e Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani është përpjekur ta mbyllë që në ditët e para të luftës.
Më 12 nëntor, ushtria iraniane tha se dy cisterna nafte ishin përfshirë nga zjarri pasi kishin hasur në mina detare në pjesën lindore të ngushticës. Sipas saj, anijet kishin hyrë në një “zonë të ndaluar dhe të pasigurt”. Javët e fundit janë raportuar shpërthime të shumta në anije, të shkaktuara ose nga sulmet me dronë, ose nga minat detare.
Ndërkohë, Asambleja e Ekspertëve e Iranit, detyra kryesore e së cilës është emërimi i udhëheqësit suprem, deklaroi se tërheqja nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore është bërë “domosdoshmëri e pashmangshme”. Kjo deklaratë vjen në kohën kur në Iran po shtohet debati për zhvillimin e armëve bërthamore. Trump ka deklaruar vazhdimisht se parandalimi i pajisjes së Iranit me armë bërthamore është qëllimi kryesor i luftës./REL
avion luftarak EVROPA- NATO mund të përballet me një problem serioz në rast të një konflikti të madh ushtarak në Evrop...
Mercedes-Benz GJERMANI- Mercedes-Benz po shqyrton mundësinë e mbylljes së dy fabrikave në Gjermani, në kuadër të n...
Microsoft SHBA- Një defekt në sistemet e Microsoft ka shkaktuar probleme në funksionimin e shërbimeve të Policisë, duke u bë...
pamje FRANCË- Një grabitje e armatosur ka tronditur qendrën e Parisit, ku katër persona të maskuar dhe të pajisur me kallashniko...
Jensen Huang dhe bashkëshortja e tij SHBA- Skandali që çoi në largimin e Jensen Huang nga drejtimi i Nvidia-s po thellohet edhe më ...
Volodymyr Zelensky & Jared Kushner dhe Steve Witkoff UKRAINA- Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në raundin e...
Microsoft SHBA- Një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft ka shkaktuar probleme në të paktën 74 vende ...
Chris Van Hollen SHBA- Senatori demokrat Chris Van Hollen ka shpallur kandidaturën për drejtimin e demokratëve në Senatin amerikan,...
pamje SHBA- SpaceX po përgatitet për një nga testet më të rëndësishme të programit të saj hapësinor, ...
SHBA- Ndërprerja globale e shërbimeve të Microsoft-it ka shkaktuar jo vetëm probleme për miliona përdorues, por edhe një val...